31 Maj 2022, 20:40
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Të martën Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.
Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.
Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.
Gjykata vëren se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë, megjithë vendimin e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që Minisitria e Arsimit dhe Sportit të merrte hapa të menjëhershëm për ta përmirësuar situatën.
Shkolla “Naim Frashëri’ nuk është e vetmja shkollë e segreguar në Shqipëri dhe sipas aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, ky është një problem që haset edhe në institucione të tjera arsimore publike në Shkodër, Berat dhe Elbasan.
Marrë nga BIRN
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:38
Gjyqtarë
TIRANË- E teksa SPAK zotërohet nga burrat, e kundërta ndodh në Gjykatën e Posaçme, aty ku pjesa dërrmues...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:30
Foto nga kronika
TIRANË- Sektori i hotelerisë, bareve dhe restoranteve në Durrës ofron mijëra vende pune gjatë sezonit të...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:27
Simon Miraka
TIRANË- Këtë të martë, në emisionin “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço ishte I ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:25
Foto Ilustruese
TIRANË- Politika e qeverisë për pronat e ushtrisë është e qartë, ato nuk mund të menaxhohen dhe duh...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:06
Trupi i Leze Qosajt
SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Shkodra dh tregojnë momentin kur 37-vjeçarja që u gjet sot e vd...
Aktualitet
31 Maj 2022, 19:51
Aksident në Vlorë
VLORË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, aty ku u bë një aksident pasditen e sotme. E shtrirë...
Aktualitet
31 Maj 2022, 19:34
Taksistët
LEZHË- Taksisti Lek Marlekaj ka përfunduar në polici dhe mësohet se do të ndiqet penalisht pasi akuzohet se ka...
Aktualitet
31 Maj 2022, 19:22
Shkodër, vendi ku u gjet e vdekur Leze Qosaj
SHKODËR- Leze Qosaj, 37 vjeçe me origjinë nga Tropoja, por banuese në lagjen Dobra&...
Aktualitet
31 Maj 2022, 18:57
Shkodër, vendi ku vajza u gjet e vdekur
SHKODËR- Leze Qosaj, 37-vjeçarja që u gjet e vdekur në Shkodër ishte larguar nga sh...
Aktualitet
31 Maj 2022, 18:50
Çejku, Gjoni dhe Krasniqi
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot Barometrin social-politik i Shqipërisë 2021, ...