LIVE UPDATES
Aktualitet

Furgona dhe makina të palicensuara konkurrojnë linjat e licensuara në Fier/ Policia bashkiake ia hedh përgjegjësinë policisë rrugore

Ky është një problem për shoferët e linjës Fier Ballsh dhe anasjelltas, të cilët u ankuan në Fiks Fare. Sipas tyre pranë Poliklinikës së Fierit  persona me automjete me targa të verdha dhe të bardha marrin pasagjerët për në Ballsh. Ndërkohë që këto bëhen në ditën me diell askush nuk merr masa.

10 Janar 2025, 21:29 Nga E. D
Furgona dhe makina të palicensuara konkurrojnë linjat e licensuara
foto ilustruese

FIER- Automjete të palicensuara marrin pasagjerë brenda qyteteve, ndërkohë që furgonat dhe autobuzët e licensuar rrinë në terminale, pa pasagjerë. 

Ky është një problem për shoferët e linjës Fier Ballsh dhe anasjelltas, të cilët u ankuan në Fiks Fare. Sipas tyre pranë Poliklinikës së Fierit  persona me automjete me targa të verdha dhe të bardha marrin pasagjerët për në Ballsh. Ndërkohë që këto bëhen në ditën me diell askush nuk merr masa.

“Është bërë një stacion i dytë ilegal  me makina private dhe ne na kanë lënë pa punë, pasi i marrin pasagjerët me të njëjtin çmim si ne. Vetëm se ne paguajmë taksa dhe vendqëndrimi ynë është në terminal dhe nuk mund të lëvizim nëpër qytet” shprehen shoferët.

Ata pohojnë për Fiksin se janë rreth 6 autobuza që janë licensuar për marrjen e pasagjerëve për linjën Fier- BAllsh  e Ballsh – Fier dhe se dikur njerëzit shkonin në terminalin që ndodhet tek stacioni i trenit. Prej disa kohësh ata pothuajse ankohen se janë pa punë prej makinave që punojnë në të zezë.

Shoferët e linjës së autobusave Fier-Ballsh ankohen se nuk kanë pasagjere, sipas tyre një stacion ilegal i linjes Fier-Ballsh është hapur tek poliklinika e Fierit dhe jo nga autobusa por nga makina private dhe taksi të cilat konkurojnë shoferet me te njejtin çmim bilete.  “Atje ku ata parkohen nuk lejohet qëndrimi dhe parkimi i automjeteve, pra e kanë kthyer në një stacion. Po na konkurojnë duke e vendosur çmimin e biletës njësoj me autobusat 100 lekë, por ne paguajmë  taksat, detyrimet në bashki ndërkohë që ata s’kanë detyrime të tilla” pohon shoferi tjetër.

Gjithashtu me anë të Fiksit ata apelojnë që të merren masa pasi janë shumë të rregullt në detyrimet që kanë me shtetin. ” Nëse mua policia më kap një pasagjer më shumë sesa kam kapacitetin gjobitem, kurse makinat që punojnë në të zezë dhe janë 4+1 vende, marrin nga 6-7 persona dhe askush nuk i ndalon” thanë shoferat.

Fiksi pa nga afër vetë tek Poliklinika , ku disa makina ishin të qëndruara në pritje të pasagjerëve. Madje ata i kishin modifiikuar makinat ku kishin shtuar sendile edhe ne bagazh. Vendi ku qëndrojnë këto mjete transporti ilegale shënon qartë me tabelë ndalim qëndrimi, por kanë zënë edhe vendet që janë për njerëzit me aftësi të kufizuar.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë Policinë Bashkiake Fier ku i shpjegojnë situatën. Këta të fundit u shprehen se nuk  ishin në dijeni por që do dërgonin një patrullë.  Ndërkohë që kaluan më shumë se 20 minuta dhe asnjë patrull nuk dukej në vend , gazetarët telefonojnë edhe policinë rrugore e cila edhe kjo tha se do të niste një patrull.

Policia bashkiake nuk u paraqit fare në vendin që gazetarët u ankuan , por vetëm policia rrugore. Në patrull u shfaq dhe vetë shefi i cili i pyetur mbi rastin në fjalë mohoi të kishte dijeni për makinat që punonin në të zezë dhe që pushonin mjetin në një vend ku ndalohej qëndrimi.

Meqë policia bashkiake nuk u paraqitë në vend Fiks Fare u ineteresua vetë pranë saj.

Në përgjigjen e saj Drejtoria e Ndjekjes së Kundravajtjeve Administrative dhe Policisë Bashkiake heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se bashkia ka përcaktuar vendet e qëndrimit për taxi dhe madje në vendin ku qëndrojnë këto automjete të palicensuara për transport qytetarësh ka vendosur tabelat për ndalim qëndrimi.

Sipas policisë bashkiake, mosrespektimi i këtyre tabelave përbën shkelje të kodit rrugor duke ia kaluar kështu detyrën e ndëshkimit të këtyre drejtuesve të automjeteve policisë së qarkullimit rrugor.

Policia bashkiake e Fierit në përgjigjen e saj për Fiks Fare thotë se ka marrë masa duke vendosur tabela që ndalojnë qëndrimin në atë vend të furgonave të taksive (ndërkohë që aty çdo ditë qëndrojnë pikërisht këto automjete që nuk janë të licensuara për të ushtruar atë aktivitet).

Pra policia bashkiake mjaftohet vetëm me vendosje tabelash ndalim qëndrimi dhe i konstaton këto automjete kur shkon Fiksi.

Fiks Fare u interesua për këtë problem edhe pranë policisë bashkiake të Fierit.

Në përgjigjen e saj Drejtoria e ndjekjes se kundravajtjeve administrative dhe policisë Bashkiake heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se bashkia ka përcaktuar vendet e qëndrimit për taxi dhe madje në vendin ku qëndrojnë këto automjete te palicensuara për transport qytetarësh ka vendosur tabelat për ndalim qëndrimi

Sipas policisë bashkiake, mosrespektimi i këtyre tabelave përbën shkelje të kodit rrugor duke ia kaluar kështu detyrën e ndëshkimit të këtyre drejtuesve të automjeteve policisë së qarkullimit rrugor./Top Channel

poliica bashkiake

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj