LIVE UPDATES
Aktualitet

“Për Zotin tani nuk kemi drita”, qytetari sorollatet për kartë dhe pasaportë

Qytetarit fillimisht i thanë, se kur janë gjeneruar të dhënat nga regjistrat në regjistrin online, është bërë një gabim nga një punonjës. Por më pas shpjegimet dhe zgjidhja u bllokuan.

10 Janar 2025, 21:27 Nga E. D
“Për Zotin tani nuk kemi drita”, qytetari sorollatet për
foto ilustruese

TIRANË- Qytetari Branko Shatraj është paraqitur në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi ka aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë dhe nuk po pajiset me to, pasi i thonë se ka ndodhur një problem. Qytetarit fillimisht i thanë, se kur janë gjeneruar të dhënat nga regjistrat në regjistrin online, është bërë një gabim nga një punonjës. Por më pas shpjegimet dhe zgjidhja u bllokuan.

“Më datën 1 Nëntor 2024, shkova në Gjendjen Civile Bulqizë për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti. Aplikimi nuk u përfundua pasi siç më thanë është bërë një gabim i Gjendjes Civile. Nuk ka plotësuar një fushë nga momenti ku i ka hedhur nga regjistri themeltar në atë elektronik. Gjendja Civile Bulqizë më thanë se tani në dorë e ka Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Tiranë që ta zgjidhë këtë problem. Kam bërë kërkesë nga Bulqiza tani kanë kaluar 20 ditë dhe përgjigje konkrete nuk kam marrë. Më pas jam drejtuar tek zyrat e IdentiTek të cilët më dhanë një numër operatori. Deri para disa ditësh dhe javën e kaluar më thonë që po përpunohet çështja. Dje kur i telefonova më thanë që ata kanë dërguar email tek Gjendja Civile dhe e ka në dorë ajo, me një fjalë Drejtori e Përgjithshme. Ndërkohë që në datën 3 më ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit. Siç mund të kuptohet nuk mund të kryhet asnjë punë. Unë punoj në Maqedoni, tani po më heqin nga puna dhe atje pasi nuk kam kartë identiteti dhe pasaportë”, tha për mikrofonin e “Stop” denoncuesi.

“Stop” telefonoi punonjësen e Gjendjes Civile në Bulqizë, e cila thotë, se nuk e di, ku qëndron tamam problemi, por me të po merret Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Denoncuesi: Nëse keni mundësi të më thoni një format për çështjen time. Çfarë po ndodh?

Punonjësja: Po asgjë, mo Branko. Drejtoria tha, ne e kemi njoftu Brankon. Është vënë në dijeni për çdo problem, që ka.

Denoncuesi: Shikoni këtu, unë nga bashkëqeverisja nuk kam marrë asnjë zgjidhje, me një fjalë asnjë email apo telefonatë. Nuk kam marrë një përgjigje të saktë se çfarë po ndodh. Të lutem mund të më thoni se ku qëndron fiks problemi.

Punonjësja: Drejtoria po merret me problemin tënd. Unë nuk e di fiks, ku të qëndron problemi.

Denoncuesi: Nuk më thoni dot se cila rubrikë nuk është plotësuar, apo është plotësuar gabim?

Punonjësja: O Branko, je njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme për çdo problem, që ke. Të lutem shumë, mirupafshim!

Në përgjigjen e email, qytetarit i thuhet, se aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti është pranuar dhe duhet të klikojë një link.

Por faqja e Identitek është e padisponueshme online dhe duhet të rezervohet takim pranë zyrave. “Stop” telefonon zyrën e Identitek në Bulqizë. Punonjësja thotë se nuk ka drita.

Denoncuesi: Alo përshëndetje! Si jeni?

Punonjësja: Alo! Përshëndetje Branko!

Denoncuesi: Ju lutem, a keni ndonjë informacion në lidhje me çështjen time?

Punonjësja: Për Zotin, tani nuk kemi drita. U bë që në orën 10:00, që s’kemi drita dhe nuk shohim asnjë gjë nëse ka marrë njoftim kjo e Gjendjes Civile, apo jo. S’ka drita, nuk di ç’të të them.

Qytetari u drejtua në Ministri të Brendshme për të pyetur për problematikën e tij, ku sërish i thanë se do t’i kthehet përgjigje me email.

Punonjësi: Do zgjidhet shumë shpejt. Shumë shpejt do dalë përgjigja.

Qytetari: Do ta marr me email?

Punonjësi: Po! Shumë shpejt!

Punonjësja: Më lart se kaq, nuk kemi, ku e çojmë problemin. Më lart se te Sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë.

Punonjësi: Ajo e ka dhe më tha mua shumë shpejt do marrë përgjigje.

Por në fakt në përgjigje thuhet vetëm, se janë angazhuar për zgjidhje. Pasi Zyra e Bashkëqeverisjes pranë kryeministrit mësoi ndërhyrjen tonë, qytetari u thirr dhe problemi u zgjidh.

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Përshëndetje! Jam Ardita, koordinatore e Bashkëqeverisjes.

Qytetari: Po!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Pranë zyrës së kryeministrit!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Ju telefonoj lidhur me ankesën, që ju keni adresuar.

Qytetari: Po!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Besoj, jeni në dijeni. Jeni paraqitur sot edhe në Ministrinë e Brendshme.

Qytetari: Jam paraqitur tre herë, katër herë atje, nuk është hera e parë.

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Po, jemi në dijeni të problematikës dhe nesër nga ora tre e gjysmë, jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave të Identitek. Nesër, sepse Ministria e Brendshme dhe Gjendja Civile janë angazhuar maksimalisht me problematikën tuaj.

Qytetari: Ju faleminderit!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Do jetë drejtori i përgjithshëm, do jem dhe unë prezent.


Nuk u deshën as 3 javë që problemi i zotit Branko të zgjidhej.

Qytetari: Ju falenderoj nga zemra ju si gazetarë, që më ndihmuat për zgjidhjen e problematikës. Pa ju nuk do kisha mundur ta zgjidhja këtë problem./tvklan.al

branko shatraj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje