14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Aktualitet
FOTOT që s'u panë më parë- Misteri i vdekjes së çiftit shqiptar në Nju Jork, Belliu u zhduk në prill
Pas tragjedisë, të afërmit e çifti u panë të ulur në trotuar duke qarë, më konkretisht motra dhe e ëma e aktorit ishin të shkatërruara pasi edhe panë kufomat e njerëzve të tyre të dashur.
8 Gusht 2022, 12:56Nga k.m.
Nëna dhe motra duke qarë
SHBA- Kanë kaluar dy ditë nga vdekja e çiftit shqiptar në Nju Jork, Florind dhe Ornela Belliut, të cilë tu hodhën nga kati i 6 i pallatit ku banonin. Pas tragjedisë, të afërmit e çifti u panë të ulur në trotuar duke qarë, më konkretisht motra dhe e ëma e aktorit ishin të shkatërruara pasi edhe panë kufomat e njerëzve të tyre të dashur. Madje në një moment i afrohet një tjetër person, por nuk dihet lidhja e tij me viktimat dhe familjen e tyre.
Trupat e pajetë të Florindit 35 vjeç dhe bashkëshortes u gjetën në sheshin para pallatit në Nju Jork, në Cruger Ave, ku kishin vetëm pak muaj që ishin vendosur. Policët thonë se rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse të dy janë vetëvrarë, apo Belliu ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur vetë. Mendohet se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, kjo edhe pse në muajin prill aktori ishte zhdukur për pak kohë. Megjithatë kurrë nuk ishte raportuar për dhunë në familje.