8 Gusht 2022, 12:12
Nga k.m.
Sherri dje në Sarandë
SARANDË- Nuk ka sezon veror pa pak trazira në Shqipëri. Dje, në një restorant pranë bregut, një përplasje fizike ka ndodhur mes pronarit të një biznesi dhe klientëve të huaj. Në videot e publikuara dje, që u bënë virale edhe në rrjetet sociale, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët. Deri më tani raportohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”
Klientët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, ndërsa Çova, 48 vjeç mori një thikë dhe filloi t’i ndiqte në rrugë. E gjithë skema është filmuar nga qytetarët që kanë rastisur në rrugë në momentin e përplasjes, që ka krijuar një situatë të denjë për t'u cilësuar "Mihali 2.0". Dosja.al tentoi që të kontaktonte me përfaqësues/punonjës të restorantit por nuk patëm asnjë përgjigje nga ta.
Ndërkohë që pronari, 48-vjeçari Çova është arratisur dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.
Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima tmerroi klientët e tij, duke i ndjekur nga pas, madje dhe duke u hipur mbi makinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, duke krijuar një reklamë jo të mirë për vendin dhe turizmin në Shqipëri.
sarande sherr ne sarande alban Çova
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:03
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike pasi shumë vatra janë aktive duke rrezikuar dh...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 12:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e publikuara nga INSTAT flasin për një ulje jo edhe aq të papërfillshme të numrit...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:52
e.k
Pamje nga radhët e gjata të mjeteve të bllokuara në trafik
MILOT- Java ka nisur me trafik të rënduar në kryqëzimin ...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:33
k.m.
LEZHË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Siç duket edhe nga pamjet e m&e...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:27
d.a.
ITALI- Ai kishte fshehur pas një gardhi, në kopshtet e Prolungamento-s, një shkop hashashi 77 gramëshe, të zbuluar nga Ciko, qeni ant...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:25
k.m.
TIRANË- Tregimi i 'muskujve' kohët e fundit na ka treguar se edhe forca ushtarake është e rëndësishme. Sidomos pas sulmit dhe lu...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 11:06
e.k
Mjetet e sekuestruara
DURRËS- Pas ngjarjes së Himarës ku 7-vjeçarja, Jonada Avdia humbi tragjikisht jetën pasi u përpl...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 10:59
k.m.
Pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, 7 persona janë të plagosur...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 10:51
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Kanë edhe shumë pak kohë...ndaj duhet të veprojnë shpejt! Emigrantët nga Shqipëria po n...
Aktualitet
8 Gusht 2022, 10:49
e.k
Foto ilustruese
BRITANI- Njw 31-vjeçar shqiptar do të ekstradohet nga Britania e Madhe për në Belgjikë, ku do të p&eum...