LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOLAJM/ Reshjet e dëborës në vend, zonat malore të Librazhdit "zbardhen" në pranverë

 Aktualisht nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.

21 Prill 2024, 12:02 Nga M.B

 

FOTOLAJM/ Reshjet e dëborës në vend, zonat malore të
Foto nga rrethi i Librazhdit

LIBRAZHD- Reshjet e dëborës kanë "pushtuar" dhe rrethin e Librazhdit. Mësohet se në Fushë Studë, në njësinë administrative Stebleve dhe të gjithë fshatrat malorë të Librazhdit tashmë dëbora ka zbardhur gjithçka. Raportohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm. Aktualisht nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.

Po ashtu dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.