LIVE UPDATES
Aktualitet

Tatimi i lartë te profesionet e lira do të shtojë evazionin, falimentimet dhe emigrimin, pritet edhe rënia e kompanive IT

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024 dhe profesionistëve u kanë ardhur tashmë faturat e kripura, ndërsa paqartësitë për mënirën si po zbatohet ligji janë të shumta.

21 Prill 2024, 07:23 Nga M.B
Tatimi i lartë te profesionet e lira do të shtojë evazionin,
Foto ilustruese

TIRANA- Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profesion psikologe do të duhet të paguajë rreth 1 mijë euro tatim në muaj për shtetin. Ajo pohoi për “Monitor” se masa e detyrimit tatimor është shumë e lartë dhe rrezikon ta çojë drejt falimentimit. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024 dhe profesionistëve u kanë ardhur tashmë faturat e kripura, ndërsa paqartësitë për mënirën si po zbatohet ligji janë të shumta.

“Mënyra e llogaritjes për parapagimin e tatimit jo vetëm që është e padrejtë, por edhe është në masë të lartë. Është pothuajse e papërballueshme. Me këtë formulë llogaritje, shteti pothuajse të takson 100% të ardhurat, duke mos përfshirë llogaritjet e shpenzimeve për karburant për lëvizjet me makinë në gjykatat e rretheve, por edhe rënien e volumit të punës, për shkak të largimit të gjykatësve nga Vetingu apo në gjykata të tjera, ku roli i psikologut nuk është i nevojshëm. Në këtë situatë, shumë prej të vetëpunësuarve të profesioneve të lira rrezikojnë të mbyllin aktivitetin, pasi tatimi është i papërballueshëm”, pohon ajo.

Edhe për Gj.K., me profesion avokat, tatimi vjetor prej 9 mijë eurosh apo 1 mijë euro në muaj (llogaritja e detyrimet është 9-mujore dhe parapaguhet me këste mujore apo 3-mujore) konsiderohet e lartë.

“Me këtë masë detyrimi të paktën 2 muaj në vit duhet të punojmë vetëm për shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. Detyrimi është tepër i lartë”, veçon ai.

Ndërsa avokatja dhe lektore e së drejtës juridike, Enida Bozheku, tha se me ligjin e ri nuk zbatohet principi i drejtë i taksës progresive. “Profesionet e lira do të paguajnë njësoj tatim sa një prodhues. Ky taksim godet shtresën e mesme, veçanërisht të rinjtë. Do të nxisë emigracionin, pasi nuk do të përballohet detyrimi i lartë”.

Pritet edhe rënia e kompanive IT që ofrojnë shërbime për tregun e huaj

Vitet e fundit, tregu i shërbimeve IT në Shqipëri është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve. Vendosja e tatimit nga 15 deri në 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime IT.

Aleksandër Risilia, drejtues i kompanisë “Ritech”, që ofron shërbime IT për tregun amerikan tha për podcast-in “Business Plus” se vendosja e tatimit do të ndikojë në tkurrjen e numrit të kompanive IT.

“Zerimi i taksave për profesionet e lira ka dhënë shumë kontribut te zgjerimi i tregut IT në Shqipëri. Përpara krizës globale të vitit të kaluar, numri i kompanive dhe të vetëpunësuarve të shërbimit IT është rritur 40 deri në 50%. Vendosja e taksimit do të ketë disa efekte.

E para, kompanive IT iu vihet “laku në fyt” me taksimin e ri.

Së dyti, përfshirja e taksimit, nisur nga të dhënat që ne disponojmë, i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo do të sjellë stopim të rritjes së kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre. Efektet nuk janë aspak pozitive për këtë sektor që prej vitesh është zgjeruar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, eksportuesit e shërbimeve IT, të cilat po krijojnë vlerë aftësish në tregun shqiptar, po vuajnë efektet e forcimit të lekut”.

Z. Risilia pohon se zbatimi i tatimit te profesionit e lira do të ndikojë negativisht jo vetëm tek industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe ndërprerjen e aftësimit profesional të individëve për të themeluar start up-e të reja inovative për tregun e huaj.

“Nuk jemi ende gati për të qenë një treg i madh start up, pasi të gjitha tregjet e ngjashme, si në Poloni dhe Rumani, të cilat e kanë kaluar këtë fazë, fillimisht e kanë nisur duke ofruar shërbime ndaj kompanive të huaja. Të punosh për kompani të mëdha do të thotë të rrisësh aftësitë profesionale.

Kjo ka sjellë që shumë individë, që kanë punuar më parë me kompanitë e mëdha të huaja, janë aftësuar profesionalisht për të krijuar start-up, pasi është shumë e vështirë për të ngritur start up inovativ me ndikim botëror nëse nuk ke aftësi.

Aftësitë fitohen, duke punuar për kompani e mëdha. Prandaj është tepër e nevojshme që miratimi i politikave fiskale të jenë të përshtatshme për IT, pasi janë kontribuuesi më i madh i individëve për ngritjen e strat-up në Shqipëri”, tha ai.

Taksimi i profesioneve të lira do nxisë edhe evazionin

Në anketën e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve të zhvilluar në muajin shkurt 2024, me 601 sipërmarrje pjesëmarrëse për administrimin fiskal, informalitetin dhe tregun e punës, 48% e tyre perceptuan se ligji i ri “Për tatimin për të ardhurat” do të rrisë informalitetin në vend. Tendenca e rezultateve është e njëjtë si 2 vite më parë kur u publikua për konsultim projektligji (50% e kompanive të pyetura perceptuan efekte në rritjen e informalitetit).

8% e tyre kanë pohuar se zbatimi i ligjit të ri do të reduktojë informaliten, nga 16% që perceptuan në 2022 efekte pozitive për ulje informaliteti. Optimistë për reduktimin e informalitetit u pohua nga 8% e të aketuarve nga 16% që ishte rezultati në anketën e 2022. Dallimi në rezultatet e sondazhit të këtij viti me atë të zhvilluar 2 vite më parë përfshin rritjen e numrit të kompanive që shprehin dyshim për efektet e ligjit. 25% të tyre janë shprehur se nuk e dinë se çfarë efekte do të ketë.

Në sondazhin e 2022 shprehën dyshim për efektet e ligjit 5% të kompanive të pyetura. Si kontabilistët edhe juristët pohojnë me shqetësim si ndryshimet e reja ligjore do të nxisin evazionin dhe shmangien e deklarimeve reale nga profesionet e lira. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon se moszbatimi korrekt i ligjit do të shkaktojë një sërë efektesh që nga goditja e shtresës së mesme, ankesat e shumta të tatimpaguesve dhe evazion në deklarime.

“Që në konsultimet e hershme të ligjit ne kemi deklaruar që krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme të profesionistëve. Në kahun tjetër, me moszbatimin korrekt të ligjit ku nuk njihen shpenzimet fikse 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri 10 milionë lekë drejt administratës tatimore do të vërshojë lum ankesash. Biznesi do të çoroditet. Gjithashtu do të nxisë së tepërmi evazionin. Bizneset do të ulin xhiron, do të deklarojnë më pak. Shumë biznese do të kalojnë në të zezë. Edhe ligji aktual që i takson profesionet e lira nga 15 deri në 23% do të lërë rrugë për evazion dhe shtim informaliteti ashtu siç ndodhim edhe me ligjin e vjetër”.

Edhe avokatja Enida Bozheku parashikon se ligji i ri do të rrisë evazionin fiskal, për shkak të moszbatimit të principit të drejtë të taksimit progresiv.

“Ligji ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ është antikushtetues, pasi cenon barazinë e tatimpaguesve dhe shkel parimet e ekonomisë së lirë të tregut. Gjithashtu edhe mënyra se si po zbatohet ky ligj nuk është korrekt, çka nxit më tej evazionin. Deklarimet e 2023 për llogaritjen e parapagimit të tatimit do të krijojnë çekuilibër me deklarimet që do të bëjnë bizneset për 2024. Për shkak të tatimit të lartë do të ketë tendenca për të fshehur faturat.

Me ligjin e ri ndër të tjera nuk zbatohet principi i drejtë i taksës progresive. Një profesionist i ri në karrierë nuk mund të paguajë të njëjtin tatim sa një profesionist me vjetërsi që ka më tepër vjetërsi pune dhe klientë. Nuk është kryer asnjë studim për mbrojtjen e profesionistëve të rinj, të përshtatura me kërkesën e tregut dhe të ardhurat që ata sigurojnë, kur ndërkohë shumë shtete të zhvilluara aplikojnë modelin e fashave të ardhurave me qëllim garantimin e proporcionit të drejtë progresive.

P.sh., në Itali një i vetëpunësuar në profesionet e lira deri në 36 vjeç me xhiro vjetore deri 20,000 euro tatohet 5%. Mbi këtë moshë me xhiro vjetore 60,000 euro norma e taksimit është 15%. Me xhiro vjetore mbi 60,000 euro arrin deri 43%. Pra shteti nuk duhet të përfshinte në taksim të barabartë, si një profesionist me përvojë dhe një fillestar. Përshtatja e modelit italian do të ishte një zgjidhje e duhur për të ndihmuar profesionistët në moshë të re”, pohon ajo./ Monitor

profesionet e lira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet