LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Reshje e dendura të shiut, probleme në disa akse për qarkullimin e automjeteve në Vlorë

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”.

21 Prill 2024, 11:05 Nga M.B
FOTO/ Reshje e dendura të shiut, probleme në disa akse për
Vlora

VLORA- Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut mëngjesin e sotëm ku mësohet se ka pasur probleme në disa akse kryesore. Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”.

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme  si vranësirat dhe reshjet, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.