LIVE UPDATES
Aktualitet

Profesionet e lira, drejt fundosjes nga paqartësitë ligjore për t’i tatuar

Nga llogaritjet e administratës tatimore, ky biznes do të parapaguajë 9 këste të tatimit përkatësisht secili me vlerë 95,593 lekë në muaj. Shuma totale e detyrimit prej 859,5 mijë lekë është llogaritur nga tatimet bazuar të ardhurat e deklaruara për 2023 me vlerë 5,6 milionë lekë dhe shpenzime të zbritshme të deklaruara në vlerën e 4,300 lekëve.

21 Prill 2024, 07:21 Nga M.B
Profesionet e lira, drejt fundosjes nga paqartësitë ligjore për
Foto ilustruese

TIRANA- Rreth 1 mijë euro në muaj tatim për një periudhë 9-mujore do të parapaguajë K.E., psikologe pranë gjykatave të rrethit, sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024. Nga llogaritjet e administratës tatimore, ky biznes do të parapaguajë 9 këste të tatimit përkatësisht secili me vlerë 95,593 lekë në muaj. Shuma totale e detyrimit prej 859,5 mijë lekë është llogaritur nga tatimet bazuar të ardhurat e deklaruara për 2023 me vlerë 5,6 milionë lekë dhe shpenzime të zbritshme të deklaruara në vlerën e 4,300 lekëve.

“Parapagimi në këto vlera të larta dhe për një periudhë 9-mujore është pothuajse i papërballueshëm për biznesin e vogël”, pohoi një nga ekonomistet që mban bilancet për disa biznese të vogla.

Detyrimi për parapagimin e tatimit konsiderohet i lartë edhe nga GJ.K me profesion avokat. Ky i vetëpunësuar do të parapaguajë 102,059 lekë në muaj tatim apo total detyrimi për 9 këste me vlerë 918,5 mijë lekë për të ardhurat vjetore të deklaruara për 2023, me vlerë 6,3 milionë lekë dhe shpenzime të zbritshshme të deklaruara në vlerën e 197 mijë lekë. Për një tjetër avokate, pagesat mujore të tatimit llogariten 37,000 lekë për deklarim të ardhurash, rreth 2,2 milionë lekë.

“Monitor” konsultoi vizualisht dokumentet për deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit 2023 dhe njoftimet me llogaritjet për parapagimin e Drejtorisë Rajonale Tatimeve te disa të vetëpunësuar dhe rezulton se në asnjë rast nuk është zbatuar njohja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohet në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.

Nëse regjimit të veçantë për njohje të shpenzimeve në masën 30%, detyrimi mujor i tatimit i psikologes do të ishte rreth 67 mijë lekë dhe i avokatit rreth 74 mijë lekë. Në çdo rast, llogaritjet për parapagimin e tatimit janë bazuar mbi shpenzimet e deklaruara nga subjektet kur në rastin e këtyre profesioneve mbeten të ulëta për shkak se natyra e punës së tyre është më tepër intelektuale.

“E kanë llogaritur tatimfitimin për të ardhurat dhe shpenzimet faktike të deklaruara për 2023. Ligji nuk është zbatuar në mënyrë korrekte. Nuk është marrë në konsideratë zbritja 30% e shpenzimeve fikse. Shpenzimet e shumë bizneseve janë të ulëta për shkak të profesionit që bëjnë dhe pothuajse janë tatuar mbi të ardhurat e deklaruara. Kjo situatë do të krijojë lum ankesash nga bizneset ndaj administratës tatimore”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Nga ana tjetër, nga ekspertët kontabël vlerësojnë se forma dhe përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit nuk është aspak korrekte. Sipas tyre, njoftim vlerësimet për parapagimet, jo vetëm që janë me referenca ligjore të gabuara, por në të shumtën e rasteve të llogaritura, edhe gabim.

Konkretisht, administrata tatimore në njoftimet e vlerësimit dërguar disa bizneseve për këstin e parapagimit e ka përshkruar si tatimfitimi i thjeshtuar dhe përshkrimi të ardhura personale llogaritur me 2023. Për llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen nenit 63 “Parapagimit”, pika 2, të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr.26 datë 08.09.2023.

“Llogaritjet me një ligj që nuk qëndron për këtë kategori (nuk ka tatimfitim të thjeshtuar për këtë kategori) biznesesh dhe emërtimi dhe klasifikimi i taksës me ligjin e ri që fillon më 2024. Edhe referimet për Parapagimet Neni 63, ligji nr. Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” dhe Udhëzimi nr.26, nuk zbatohen në asnjë rast”, sqarojnë ekspertët.

Në disa raste të tjera në llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen shqyrtimit të të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 15 “Parapagimet“ pika 1,2,3,4 dhe nenit 16 “Deklarimi” të ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar. Ekspertët pohojnë se edhe në këtë rast, baza ligjore e përdorur, kur i referohen ligjit “Për taksat vendore”, është e gabuar.

“Që në vitin e parë të zbatimit të ligjit, ka vakum ligjor, paqartësi ligjore dhe mangësi për zbatimin e tij, të cilat dëmtojnë subjektet tregtare apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira”, vlerëson një nga drejtuesit e studiove të kontabilitetit në vend.

Për njohjen e shpenzimeve apriori do të aplikohet nga bizneset në fund të vitit, ndërsa zbatimi nis nga mars 2025

Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Ekonomistët mbajtës të bilanceve të bizneseve pohojnë se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse nuk do të zbatohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit që plotësohen online, pasi vetë modeli i deklarimit online të lejon deklarimin e shpenzimeve me kontabilitet dhe nuk ofron atë të përzgjedhjes së opsionit të shpenzimeve fikse.

Ata pohojnë që mbetën të befasuar që ky parashikim ligjor nuk u zbatua nga administrata tatimore dhe u vendos parapagimi i tatimit, ndryshe nga çfarë parashikohej në ligj dhe orientimeve nëpërmjet trajnimeve të zhvilluara. Deklarimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për llogaritjen e parapagimit të tatimit për vitin 2024 nga bizneset është bërë sipas modelit të formularëve ekzistues. Në formularët ekzistues nuk përfshihet përzgjedhja e një regjimi të veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për “Monitor” se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

“Për të vetëpunësuarit pa TVSH me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë që do të zgjedhin regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve fikse 30% (ku përfshin të ardhurat vjetore nga paga minimale, qiraja, drita, ujë etj.) do të duhet të plotësojnë në fund të vitit formularin që kanë zgjedhur regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve.

Më datë 31 mars 2025, bizneset do të deklarojnë nëpërmjet formularëve të rinj deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2024. Në bazë të fitimit që do të dalë për vitin 2024, krahasuar me paradhëniet që ka paguar gjatë vitit nëse është më tepër, shteti të kompenson ose ta njoh si fitim të paguar. Nëse fitimi është më pak se ai i parapaguar, biznesi do të paguajë pjesën e mbetur”.

Ndërkohë mbetet e paqartë se në rast se një subjekt vendos që të mbyllë aktivitetin në 2025, si do të kompensohet për tatimin që ka paguar tepër si rrjedhojë e moszbritjes së shpenzimeve. Kontabilistët dhe bizneset paralajmëruan më herët se ndryshimet ligjore jo vetëm që do të çorodisin bizneset, por do të ngarkojnë me barrë tatimi të papërballueshme./ Monitor

profesionet e lira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet