Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.
SHQIPËRI- Besimtarë myslimanë falën mëngjesin e sotëm Namazin për festën e Fitër Bajramit edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Vlorë, falja është kryer në sheshin e 'Flamurit', shumë pranë xhamisë së qytetit, nën drejtimin e myftiut të Vlorës, Armand Asllani.
Besimtarë myslimanë kanë kremtuar festën e Fiter Bajramit në faljen e mbajtur edhe në qendër të qytetit në Shkodër. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në fjalën e tij në faljen e Fiter Bajramit, përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidaritet për të gjithë besimtaret të cilët vijnë në këtë festë të begatë pas sakrificës në muajin e Ramazanit.
Në Fier falja e Namazit për të dytin vit radhazi është bërë në sheshi qendror të qytetit. Po ashtu edhe në Lushnjë besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.
Shumë besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit. Kremtimi i kësaj dite, në qytetin bregdetar ka nisur në 6:20 të mëngjesit, kur dhjetëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Atmosfera festive e Fitër Bajramit ka mbizotëruar edhe në sheshet dhe xhamitë në qarkun e Elbasanit. Në sheshin “Gensher”, para kalasë së qytetit të Elbasanit mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në ritualin e faljes së Namazit. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka gjatë ligjëratës së tij i ftoi besimtarët myslimanë dhe njerëzit vullnet mirë që të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare e sa më të shëndoshë.
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë në Korçë u mblodhën sot gjithashtu për të falur Namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Ceremonia ka nisur rreth orës 06:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori.
Gjithashtu besimtarët myslimanë në Berat kanë falur sot Namazin Fiter në Pedonalen e qytetit. Pedonalia e qytetit është mbushur plot me besimtarë myslimanë, të cilët janë falur për mirësi, shëndet, paqe e dashuri në familjet e tyre.
Pasi kane përmbyllur 30 dite agjërim të muajit të ramazanit, besimtaret mysliman në Krujë dhe Fushë-Krujë kanë falur gjithashtu Namazin. Falja është kryer në dy stadiumet e qytetit. Faljen e namazit në Fushë-Krujë e drejtoi hoxhë Muharrem Vrana.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.
Bujar Spahiu TIRANA- Kreu i Komunitetit Mysliman të SHqipërisë, Bujar Spahiu uroi sot besimtarët myslimanë për festë...
Foto ilustruese TIRANA- Fitër Bajrami është një festë e shënuar në kalendarin islam, pasi celebrojnë një muaj ...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të q&...
Asim Tufail ANGLI- Një tjetër rast i padëgjuar më parë është regjitruar në Angli ku imazhi i shqiptarëvë ...
Foto ilustruese KAKAVIJË- Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës kanë zbuluar një rast të mosdeklarimit t&...
Laert Haxhiu TIRANË- Ditën e sotmë SPAK ka dhënë pretencën për Laert Haxhiun të akuzuar për masakrë...
Drogë ITALI- Autoritet italiane kanë zbuluar një fabrikë droge në një magazinë në Sesto Fiorentino në Firence....
Ervin Muça TIRANA- Policia e Shtetit ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Shqipëri do të themelohet shumë shpejt qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, q&...
Ervin Muça TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas vendosjes zyrtarisht nën akuzë të drejtorit të IT-s&...