LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do ia djeg familjen sa të dal!", Dalin përgjimet e Laert Haxhiut në dosjen e “Masakrës së Lushnjës”

I njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.

9 Prill 2024, 22:23 Nga N.F
"Do ia djeg familjen sa të dal!", Dalin përgjimet e Laert
Laert Haxhiu

TIRANË- Ditën e sotmë SPAK ka dhënë pretencën për Laert Haxhiun të akuzuar për masakrën e Lushnjes, duke kërkuar burg përjetë për të. Objektivi i kësaj masakre ishte nip i Aldo Bares, kundërshtar i Haxhiut,  Xhulio Shkurti.

I njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.

Në dosjen e SPAK, pjesë të saj të publikuara nga Top Channel evidentohen dhe bisedat mes Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, i dënuar edhe ky përjetë po për të njëjtën ngjarje, teksa flisnin lidhur me vrasjen e Gerti Lalës me pseudonimin ‘’Iriqi’’, pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Pjesë nga pretenca e SPAK:


Nga hetimet dhe shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se masakra e datës 11.10.2017 ka patur objektiv të vrasjes shtetasin Xhulio Shkurti.

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit Xhulio Shkurti, konkludohet se është kryer për hakmarrje referuar historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert  Haxhiut.

Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares (Alfred Shkurtit) i ka djegur shtëpinë xhaxhait të të pandehurit Laert Haxhiut, shtetasit Shkëlqim Haxhiu, fakt që evidentohet qartë nga vendimi gjyqësor i formës së prerë nr. 61 datë 26.12.2017 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Në vijim në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laert Haxhiu, shtetasi Klodjan Haxhiu. Pavarësisht faktit se kjo çështje është pezulluar për moszbulim autori, xhaxhai i  Laertit shtetasi Shkëlqim Haxhiu ka akuzuar për këtë rast bandën e Aldo Bares.

‘’…Gjithashtu është pyetur si deklarues babai i viktimës Shkëlqim Haxhiu, i cili deklaron se ka patur konflikt pronësie me të ashtuquajturin grupi kriminal i Alfred Shkurtit si dhe në vitin 1998 grupi kriminal i ka djegur edhe shtëpinë. Ai deklaron se para disa ditësh atë e ka kërcënuar shtetasi Ilir Sterku për një pronë e cila është ish hotele Myzeqeja. Gjithashtu Shkëlqim Haxhiu deklaron se vrasjen  e djalit të tij e ka bërë grupi kriminal i Alfred Shkurtit. Po Ashtu dëshmitari Haxhi Qamili në seancë gjyqësore dëshmi se nipi i tij është vrarë  nga banda e Aldo Bares. ’ Kjo hakmarrje ka filluar të faktohet në vitin 2010.

I pandehuri Laert Haxhia ka qënë i akuzuar së bashku me të pandehurin Orgest Bilbili, për ngjarjen e datës 08.07.2010  ku në lagjen ‘’Libohova’’ Lushnjë është vrarë me armë zjarri shtetasi Gerti Lala me pseudonimin ‘’Iriqi’’ si pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Për këtë ngjarje shtetasit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar si të dyshuar dhe më pas akuzuar dhe dërguar për gjykim, pasi gjatë hetimeve janë njohur nga nëna e viktimës, por më pas janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shkak të ndryshimit të thënieve gjatë gjykimit të nënës së viktimës.

Nga aktet e marra nga ky procedim, rezulton se janë kryer përgjime telefonike dhe ambientale midis të pandehurve Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Nga këto përgjime dy të pandehurit flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt, se me të dalë do ta marrin hak ndaj “plakës” (nëna e viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili i cili ka thirrur ‘’Laert shpejt dorezat’’), se  u nevojiten lekë për të dalë etj. Më konkretisht;

‘Laerti; …. Ta nxjerri  kështu ai ta hapi çantën ja ku i ke se thonë kështu këta ou se lek duan p…. e motrës  për lekë e bëjnë këta….Di shtyp kokën unë atyre kur të dal do t’ja q… motrën….ore që do të dal do dal unë s’të mban njeri brenda kur s’ke bërë gjë është muhabet kunji të na i ngecin ne……….I thashë atij shefit  të rendit ti sa merr ne muaj i thashë që i çon në shtëpi, unë i prish në ditë, tall k… ai më tha mu që je në bashkëpunim me tjetrin,

Orgesti; E ç’na bënë ne këta p… e motrës- të q…plakën

Laerti; Çe vret mendjen shumë ti na këtu u k…. e ke seriozisht ti,

Orgesti; Për plakën po e vras mendjen……unë s’kam asnjë provë asnjë gjë, kot me hamendje të plakës, ku më njohe ti ku më pe ti. Më tha bluzja e kuqe, tha ai e ku e pe ti ca pantallona kisha vesh, se di, po ça dini ju, ku e pe ti ca pantallona kisha veshur. Opo për të folur ja q….motrën unë po ishalla s’ja marrin për bazë plakës.

Laerti; …Në bashkëpunim e po do ta thoshte ajo ishte filani e kupton …do ta thoshte emrin tim…… na akuzojnë padrejtësisht kanë qenë dëshmitarë këta, kanë qënë ata, u çova në këmbë unë do të q,…..motrën ty i thashë asaj unë do të bjerë radha dhe ty i thashë

Orgesti: Ça thu……….

Orgesti: Më akuzonin mu për vrasje dhe nuk je ti, qysh

Laerti; …. ja shikoje…un ja q..motrën , e djeg komplet atë……

Orgesti: Po kur, apo na kanë në përgjim

Laerti; E të kisha bërë ou direkt brenda……..unë ja q… motrën atij sa të dal një çik .Unë e kam gjithë shtetin mik s’me rr… për këta të Lushnjës, këta janë kokmorr bëhen garipa nga Tirana ta marr unë avokatin, qysh e mban ti tjetrin pa asnjë lloj prove, plaka s’rri gojë mbyllur, qysh më akuzoke ti unë do t’ja q….motrën ti them nëse dal që këtu do ti djeg si familje si më akuzon plaka e tij …ai ma ka vra dhe mu çunin e xhajës pse se kapën këta.

Orgesti: ….. kur të dalim nga burgu dalim të keq fare ne….. do tu dali mendja kur të dalim nga burgu….

 

laert haxhiu masakra e lushnjes spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet