Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet fjalë për një fjalor me 125 mijë njësi leksikografike duke u renditur si fjalori më voluminoz i shqipes. Por, krejt kjo është bërë njëanshëm, pa bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

KOSOVË- Akademia e Shkencave e Shqipërisë të martën e ka publikuar në versionin online Fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për një fjalor me 125 mijë njësi leksikografike duke u renditur si fjalori më voluminoz i shqipes. Por, e gjithë kjo është bërë njëanshëm, pa bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë këtë proces e kishte filluar po ashtu njëanshëm duke paralizuar po ashtu edhe funksionimin e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që përbëhej nga anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Nga ideja e standardizimit të leksikut për të vënë parimet bazë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë kishte kapërcyer te projekti për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe pa kurrfarë marrëveshjeje. Këtë projekt do ta niste më 2021 duke angazhuar në grupet e punës disa studiues të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Fjalori i publikuar në parathënie sqaron se posedon rreth 105 mijë fjalë në zëra të veçantë, pastaj rreth 3 mijë e 500 fjalë “të fshehura” në kuptime si emra, mbiemra e ndajfolje, rreth 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, rreth 5 mijë togfjalësha terminologjikë, rreth një mijë e 200 emërtime shkurtësore, rreth 250 terma të rinj të paasimiluar fonetikisht, rreth 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara e rreth 250 mijë kuptime leksikore.
Bazuar në parathënie, Fjalori vjen si vepra leksikografike prej kohësh e munguar dhe mjaft e kërkuar nga shumë përdorues të gjuhës shqipe. Sipas hartuesve, ky Fjalor, duke qenë normativ, përveç që ndihmon për ruajtjen e pastërtisë së shqipes e për njësimin gjuhësor sipas standardit, u shërben gjithashtu edhe të huajve që mësojnë e studiojnë shqipen thellësisht.
“Projekti bashkë me grupin fillestar të autorëve të veprës u miratuan dhe u pranuan nga ASHSH e nga ASA, si dhe u mbështetën me bashkëpunimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP) e të Universitetit të Kalabrisë (Kozencë), me leksikografë nga Universiteti i Tiranës, nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe nga leksikografë të tjerë nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga Palermoja”.
E gjitha kjo është bërë pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e po ashtu pa miratim të leksikografëve të Universitetit të Prishtinës. Pikërisht parimet ishin ato që ndanë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, sa i përket projektit për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe.
“Në Këshillin Ndërakademik ishte paraparë të diskutoheshin çështjet e leksikut. Së pari, pra, do të përcaktoheshin parimet e punës dhe do të zgjidheshin dilemat. Ne, në Akademinë e Kosovës, nuk e kemi parë të arsyeshme të punojmë pa ato parime dhe nuk kemi pranuar të përfshihemi në atë mënyrë”, ka thënë gjuhëtari, profesori universitar i akademiku Bardh Rugova.
Ai gjithashtu ka shtuar se duan ta gjykojnë punën e askujt.
“Por mendoj se nuk mund të ketë projekte të gjuhës shqipe pa përfshirjen e ASHAK-ut. Shqipja nuk është e drejtë autoriale e askujt. Fjalorët, në radhë të parë, janë mjete standardizuese. Nuk do të duhej të hartoheshin në atë mënyrë, pa marrëveshje ndërinstitucionale”, ka thënë ai.
TIRANË- Akademia e Shkenca ka publikuar online “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, hartuar nga 25 hartues nga Shqipëria e Koso...
Foto ilustruse DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur minuatat e fundit në qytetin e Durrësit. Një automjet, i cili drejtohej nga ...
Foto ilustruse SHBA- Një 24-vjeçar shqiptar, i cili u përpoq të hapte një derë daljeje në mes të f...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit pë...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka hapur garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete. Përmes ...
Floresha Prengu ITALI- Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra la...
Këshilli i Ministrave TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën ...
Foto ilustruse TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme, me shumicë votash pushimin e shqyrtimit të &...
Foto ilustruse TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar, pas denoncimit të pacinetëve se në spitalin e On...
Sajmir Dodoveci Pak më shumë se gjashtë vjet pasi Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool, një tjetër perso...