4 Mars 2023, 09:08
Nga I.A
Spitali i Elbasanit
ELBASAN- Një plagosje me mjet të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Mësohet se një 25-vjeçar ka shkuar në spitalin e Elbasanit me plagë të shkaktuar nga një kaçavidë. Pas hetimit të policisë, u bë me dije se autori i plagosjes është një 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Sherri mes tyre ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta.
Njoftimi i Policisë:
Goditi një 25-vjeçar, me mjet shpues (kaçavidë) dhe e plagosi atë lehtë, për shkak të një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në Berat, për të cilin dyshohej se ishte i dëmtuar me mjet shpues, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet shpues (kaçavidë), 25-vjeçarin. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. S., ndërsa shtetasi A. M., pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
policia e elbasanit
Aktualitet
4 Mars 2023, 09:06
I.A
Policia
ELBASAN- Një ngjarje që rrezikonte të merrte përmasa të frikshme është parandaluar mbrëmjen e kaluar n...
Aktualitet
4 Mars 2023, 08:18
I.A
Gramsh
TIRANË- Tre të dyshuarit për spiunazh, dy rusë dhe një ukrainas nuk ishin aspak të matur. Ata mbërritën n&eu...
Aktualitet
4 Mars 2023, 07:54
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë n&e...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:25
k.m.
Pamje nga mobileria
FUSHË KRUJË- Zbulohet pronari i mobilerisë që iu vu tritol mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mbr...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:23
k.m.
Pamje nga mobileria
FUSHË KRUJË- Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:21
k.m.
Pamje nga shpërthimi
FUSHË KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar në periferi të Fush&...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:52
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Tiranës e ka kthyer sërish për gjykim çështjen për vulën...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:45
A.B
Në Shqipëri financimi në fushatat zgjedhore vijon të mbetet një problem shqetësues. Organizatat ndërkombëtare që ...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:23
k.m.
Përfaqësuesit e PD
TIRANË- Togat e zeza janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vulën e Partis&eu...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:19
A.B
Milto Baka
TIRANË-Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndar...