4 Mars 2023, 09:06
Nga I.A
Policia
ELBASAN- Një ngjarje që rrezikonte të merrte përmasa të frikshme është parandaluar mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Mësohet se disa persona pasi ishin konfliktuar me njeri tjetrin, kishin nisur të ndiqnin njëri-tjetrin ndjekjet me makinë. Bëhet me dije nga policia se 5 të rinj, për shkak të një sherri mes tyre të mëparshëm në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas kanë përplasur qëllimisht këto automjete. Pas ngjarjes, 2 persona janë arrestuar me iniciale E. C. dhe G. D, ndërkohë që 3 të tjerë me iniciale M. Xh, S. S dhe B. S kanë mundur që të arratisen.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të. Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar. Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al
policia e elbasanit
Aktualitet
4 Mars 2023, 08:18
I.A
Gramsh
TIRANË- Tre të dyshuarit për spiunazh, dy rusë dhe një ukrainas nuk ishin aspak të matur. Ata mbërritën n&eu...
Aktualitet
4 Mars 2023, 07:54
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë n&e...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:25
k.m.
Pamje nga mobileria
FUSHË KRUJË- Zbulohet pronari i mobilerisë që iu vu tritol mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mbr...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:23
k.m.
Pamje nga mobileria
FUSHË KRUJË- Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një...
Aktualitet
3 Mars 2023, 21:21
k.m.
Pamje nga shpërthimi
FUSHË KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar në periferi të Fush&...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:52
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Tiranës e ka kthyer sërish për gjykim çështjen për vulën...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:45
A.B
Në Shqipëri financimi në fushatat zgjedhore vijon të mbetet një problem shqetësues. Organizatat ndërkombëtare që ...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:23
k.m.
Përfaqësuesit e PD
TIRANË- Togat e zeza janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vulën e Partis&eu...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:19
A.B
Milto Baka
TIRANË-Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndar...
Aktualitet
3 Mars 2023, 18:16
Dosja.al
Espumisan
ESPUMISAN është zgjidhje efikase për këdo që vuan nga gazrat në traktin tretës, fryrja e stomakut, fryrja...