2 Shtator 2023, 19:04
Nga I.A
France
FRANCË- Një i ri 25-vjeçar shqiptar, me banim prej 12 vitesh në Francë, iu refuzua pasaportizimi për shkak të fesë së tij islame. Lefigaro shkruan se dhjetë vjet qëndrim në Francë, një diplomë profesionale, dy punë dhe kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit, por nuk arriti që të marr pasaportizimin e tij. Por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për tu bërë shtetas francez.
25 vjeçari shqiptar pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike. Le Parisien, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.
“Ai është një djalë 25 vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14 vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges. Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale. Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj” shkruhet në Le Parisien, e cila saktëson se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.
Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche.
Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.
“Pas disa pyetjeve për historinë e Francës, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën”, thotë i riu shqiptar.
Shqiptari pohon gjithashtu se pyetjes për numrin e shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk i është përgjigjur asnjëherë “110”, por “27”.
“Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta”, argumenton ai.
Gazeta i ka shkuar deri në fund hetimit të rastit dhe ka parë se ka shumë mospërputhje në procesverbale. Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt në Francë (DGEF) dhe prefekturës Haute-Vienne por ata nuk kanë dhënë përgjigje.
“Përballë këtyre mospërputhjeve, të dy autoritetet nuk dhanë përgjigje. DGEF përfundimisht na ktheu në prefekturën Haute-Vienne. Me gjithë kërkesat tona të shumta, prefektura u mjaftua duke na kujtuar dekretin që përcaktonte kushtet e intervistës, duke shtuar se “nuk ishte provim. Nuk pritet as një pyetësor standard dhe as një pikë minimale dhe pyetjet e bëra, të cilat marrin parasysh gjendjen e aplikantit (niveli i arsimimit, situata social-profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në Francë), më së shpeshti u referohen elementeve të përfshira në broshurën e lartpërmendur”, ishte përgjigja për Le Parisien.
25-vjeçari ka bërë ankim ndaj vendimit të prefekturës, organet kompetente kanë dy muaj kohë për të dhënë vendimin e tyre.
“Shefi im do që unë të marr përsipër restorantin ku kam punuar për pesë vjet. Por nuk bëhet fjalë që unë të hyj në borxh deri në një milion euro duke blerë biznesin vetëm me leje qëndrimi”, argumenton i riu 25-vjeçar.
Edhe reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Është krijuar një grup i madh njerëzish që mbështesin hapat ligjorë që ka ndërmarrë i riu shqiptar për ta ankimuar çështjen te autoritetet.
“Nuk është e rastësishme, është arbitrare. Rastësisht ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendje politikës së vendit. Kjo tregon rrugën e përshkuar (në drejtimin e gabuar) nga Franca vitet e fundit për të gjitha çështjet e emigracionit. Si mund të skualifikohesh për fenë? Laicizmi garanton të drejtën e adhurimit, nuk ka përgjigje të gabuar pavarësisht se çfarë përgjigjesh. Në thelb, agjentit nuk i pëlqente fytyra e tij ose kishte inat ndaj shqiptarëve (albanofobia, nëse është një fjalë e vërtetë, është goxha e zakonshme në Ministrinë e Brendshme) ndaj ajo donte që ai të merrte këmbët në rrogoz,” janë disa nga reagimet e qytetarëve.
france shqiptari ne france
Aktualitet
2 Shtator 2023, 18:40
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- 3 holandezë dhe 2 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për trafik kanabisi. Web.de shkruan se tre h...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 18:18
I.A
Opera
DURRËS- Jahti 'Opera' i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, i cili është ministër i Jashtëm i Emirateve t&e...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 17:25
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë nga një lartësi ditën e sotme, teksa po punonte në nj&eum...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 16:36
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Rigersi është njëri nga 4 të miturit, që u përfshinë në aksidentin me Jet Ski në ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 16:10
I.A
Foto Ilustruese
BERAT- Një zjarr ka rënë në një banesë në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë në b...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 15:58
I.A
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 15:51
I.A
Alket Hatia
DURRËS- Pamjet e arrestimit të Alket Hatisë në Durrës janë bërë publike. Siç shihet dhe nga...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 15:42
Edmond Hoxhaj
Kastriot Gramshi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës, Kastriot ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 15:24
I.A
Policia
TIRANË- Dy persona kanë marrë peng një 20-vjeçar, pasi gërvishti makinën e marr me qira. Mësohet se ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 15:04
I.A
Mato Gllucaj
VLORË- Fotot e mëposhtme janë të 23-vjeçarit Mato Gllucaj, i cili akuzohet për vrasjen e babait t&eu...