LIVE UPDATES
Aktualitet

Çështja "Gërdeci", BIRN: Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir Mediut vijon me shtyrje

Seanca e planifikuar të premten më 29 shtator për çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shty sërish. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Henrik Ligori paraqiti qëndrimin ndaj listës së dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria për t'u thirrur në proces dhe theksoi se ata u qëndronin thuajse të gjitha kërkimeve për thirrjen e dëshmitarëve të listuar në seancën e të premtes më 8 shtator. 

30 Shtator 2023, 17:31 Nga f.i
Çështja "Gërdeci", BIRN: Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir
Fatmir Mediu

TIRANË- Pas pranimit të kërkesës së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për heqje dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe vijimin me procedurë të zakonshme të gjykimit të çështjes ndaj tij për ngjarjen tragjike në Gërgdec, gjykata ka shtyrë tre seanca me argumentin e nevojës së shqyrtimit të kërkimeve të palëve për të pyetur qindra dëshmitarë, mes tyre personalitete dhe ekspertë të huaj.

Gjatë tre seancave të fundit, prej momentit kur u pranua kërkesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për heqjen e gjykimit të shkurtuar, palët në procesin e ngritur ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit kanë paraqitur kërkesat për thirrjen e qindra dëshmitarëve, ç'ka vijon të sjellë shtyrje me argumentin se duhet të njihen me kërkimet për të mbajtur qëndrime dhe që gjykata që të marrë vendim lidhur me ato. 

Seanca e planifikuar të premten më 29 shtator për çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shty sërish. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Henrik Ligori paraqiti qëndrimin ndaj listës së dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria për t'u thirrur në proces dhe theksoi se ata u qëndronin thuajse të gjitha kërkimeve për thirrjen e dëshmitarëve të listuar në seancën e të premtes më 8 shtator. 

Atëherë Ligori renditi një listë të gjatë personash që kërkonin të pyeteshin në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre dhjetëra personaliteteve ushtarakë të huaj e shqiptarë; ish-ministria e ish-drejtues të institucioneve ligjzbatuese; u kërkuan të thirren ekspertë e të analizohen regjistrimet e pamjeve të shpërthimit në Gërdec.

Prokurorët e posaçëm kërkuan atëherë kohë për të shqyrtuar kërkimet e mbrojtësve të Mediut, si dhe për të paraqitur listën e dëshmitarëve dhe provave nga ana e tyre, të cilat i parashtruan në seancën e 22 shtatorit. Prokuroria e Posaçme kërkoi të pyeten 52 persona në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.  Edhe ajo seancë u shty për ti dhënë mundësi mbrojtësve të të pandehurit të mbanin qëndrim, që u paraqit nga avokati Ligori në seancën e të premtes më 29 shtator, kur ai tha se kërkimet janë thuajse të njëjta me ato të paraqitura më parë. 

Ligori vërejti se një pjesë e zyrtarëve që kanë kryer demontimin janë shpallur të pafajshëm dhe sipas tij, nuk shkonte që Mediu të ishte i pandehur për shpërdorim detyre për atë ngjarje.Nisur nga fakti se edhe SPAK ka kërkuar pyetjen e Mediut në Gjykatë, Ligori tha se do të ishte më mirë që ai të pyetjet prej tyre dhe jo nga prokurorët. 

Në vijim paraqiti qëndrimin përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre, avokati Dorian Matlija, i cili konstatoi se rreth 25 dëshmitarët e thirrur nga prokuroria janë viktima dhe se nuk kanë pasur lidhje me procesin e demontimit, pasi nuk punonin atje. Sipas tij, në këto kushte ata nuk mund të dinë e të tregojnë rrethana lidhur me atë se çfarë ndodhte. 

Matlija theksoi se personalitetet e huaja të kërkuara nga mbrojtja, që nuk kishin të bënin me akuzën e ngritur nga prokuroria, ishte e panevosjhme të thërriteshin si dëshmitarë. “Thirrja e këtyre personave që nuk kanë lidhje me ngjarjen, thjesht do të zvarriste procesin”, pohoi Matlija dhe shtoi se prokuroria e ka ngritur akuzën lidhur me përgjegjësit që krijuan kushtet të rrezikshme për procesin e demontimit në Gërdec. 

Ai dorëzoi dhe një listë për 12 dëshmitarë që kërkoi të pyeten, për disa prej të cilëve tha se janë dhe në listat e dorëzuara nga palët. 

Avokati i Mediut mbajti qëndrim ndaj kërkimeve të Matlijas, duke u shprehur se është nevoja për t'u hetuar në thellësi. Sipas Ligorit, nuk është në funksion të drejtësisë një proces i shpejtë. Ai këmbënguli se personalitetet dhe ekspertët e huaj kanë pasur bashkëpunim të ngushtë në procesin e demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri. 

Në përfundim, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 3 tetor, në orën 15:00, me argumentin që të njihej me provat dhe kërkimet e palëve, si dhe që përfaqësuesi i viktimave, avokati Dorian Matlija të njihej me kërkimet e mbrojtësve të Mediut. 

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut./BIRN

gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj