LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimet/ Nga Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Bledar Jambelli, kush po i pajis me dokumente greke kriminelët shqiptarë?

37-vjecari Marius Dhiamandi nga Delvina, i vrare ne Athinë, posedues i identitetit Stergios Maznevidis, rezulton se mbante kontakte me një nga drejtuesit e grupit deri 2 muaj para se të ekzekutohej nga vrasës me pagesë. Në 22 maj 2023, në Janinë policia greke pas një ndjekjeje ndaloi një fuoristradë tip “BMW” X6, brenda së cilës ndodheshin shqiptarët Laert Haxhiu, 31 vjeç nga Lushnja, Juxhin Barjami, 35 vjec nga Delvina dhe Firdeus Berberi, 22 vjec nga Pogradeci. Laert Haxhiut, i’u gjet dhe sekuestruar një kartë identiteti greke në emër gjeorgjian, të lëshuar nga Komisariati grek i Distomos, e cila rezulton kartë e revokuar.

30 Shtator 2023, 15:18 Nga f.i
Përgjimet/ Nga Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Bledar Jambelli, kush po i
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, 39-vjecari Artan Tafani, rezulton se gjatë arrestimit ka pasur me vete një kartë identiteti greke. Por ashtu si Taftani edhe Laert Haxhiut, Bledar Jambellit, apo Marius Diamantit iu është gjetur një kartë identiteti greke. 

Gjetja e “taftotita”-ve tek personat me precedentë të rëndë kriminalë, risjell në vëmendje skandalin e pajisjes me karta false të shumë shtetasve shqiptarë, disa prej tyre të shumëkërkuar deri edhe në Rusi apo të tjerë me precedentë të rëndë kriminalë. Këto karta i shërbejnë çdo shtetasi për t’u identifikuar si grek, edhe në pikat e kalimit kufitar. Bledar Jambelli ka qenë një nga personat që ka treguar për policinë greke emrin e personit që kryesonte grupin kriminal që furnizonte shqiptarët me këto karta.

Fillimisht skandali është zbuluar nga policia greke në fund të vitit 2021, ku u arrestua 20 persona, mes të cilëve 9 oficerë policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë dhe identifikoi 34 policë të përfshirë. Ata kishin funksionuar si grup kriminal që prej 26.04.2013 deri ne 30.11.2021. Konkretisht ata pajisnin me dokumente të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë. Gjithashtu ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shteteve të ndryshme të zonës ‘Schengen’ aty edhe ku në disa raste janë arrestuar, shkruan Ballkanweb.

Identitet që u jepeshin klientëve ishte kryesisht ai i homogjeneve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Për çdo dokument identifikimi paguheshin 30.000 euro, ndërkohë që policia greke arriti të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro. Vetëm në kasafortën e zyrës së Drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, u gjetën dhe sekuestruan 320 mije euro të pa justifikuara.

Por cilët ishin shqiptarët që ishin pajisur me dokumente të tillë?

Marius Dhiamandi, 37-vjeç, lindur ne Delvinë dhe banues në Athinë, u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor 2021. Ai ishte dënuar më parë për një sasi kokaine në shtetit grek, si edhe për një vrasje për të cilën kishte marrë pafajësi. Pas vdekjes Dhiamandi u zbulua se ishte autor edhe i vrasjes së belgut Kristof Waegeman në 29 maj 2020 në Athinë. Waegeman ishte një trafikant i madh kokaine, një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Dhiamandi ishte pajisur nga grupi kriminal grek me identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjine nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Më 25.07.2014 në Virona, Greqi doli karta në emrin Alexei Tsvetkov, ndërsa më 25.01.2015 ky person u arrestua nga Komisariati i Halandrit dhe nga hetimet rezultoi se ishte shtetasi Mario Dervish Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980, lindur në Shqipëri, i cili më parë ishte akuzuar për trafik droge. Në 15.12.2015 ky person u arrestua prapë organizate kriminale trafiku droge. Në banesën e tij u gjet karta me emrin Alexei Tsvetkov, e cila gjithsesi nuk u pezullua. Në 07.02.2020 kur u lirua, shkoi ne Komisariatin e Aspropirgos, kur kërkoi rinovim karte, e cila ne fakt ishte sekuestruar nga anti-droga. Kartën e rinovoi. Në 25.01.2021 në Halandri nga skuadra DIAS u ndalua për kontroll. Një nga oficerët e policisë filloi ta pyeste atë me disa fjale ruse kur e ndaloi për kontroll por ai nuk përgjigjej. Menjëherë ngarkoi foton e kartës në një grup që komunikojnë policët dhe përgjigja erdhi nga një oficer i sektorit kundër krimeve ndaj jetës dhe pronës. Ai tha se personi në foto është një shqiptar i dënuar më parë për trafik kokaine, gjobëvënie, eksploziv dhe sulm ndaj policisë. Mario Leskaj u arrestua sërish, tashmë për falsifikimin e kartës.

Biznesmeni 49-vjeçar nga Tirana, me iniciale N.E., në vitin 2015 i kishte paguar 50 mije euro grupit kriminal dhe kishte siguruar një kartë identiteti dhe një pasaportë, me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes. Biznesmeni shqiptar në 6 qershor 2021 bashkë me avokatin e tij, një dëshmitar të rremë shkuan në një Komisariat policie në Greqi ku deklaruan humbjen e dokumenteve dhe kërkuan rinovimin e tyre. i vetë deklaruari si shtetas grek me emrin Damiar Hasenov, në fakt nuk dinte asnjë fjale greqisht dhe komunikoi me oficerët në anglisht. Pas një procedure hetimore, 49-vjecari zbuloi se ishte nga Shqipëria dhe quhet N. E, lindur në Tiranë. Menjëherë ndaj tij nisi ndjekja penale për falsifikim dhe u informua sektori për Çështjet e Brendshme për rastin e rëndë. E çuditshmja është se grupi kriminal nuk i la këto të dhëna të falsifikuara të shkonin dëm. Disa ditë pas zbulimit të rastit, u zbulua se këto të dhëna ishin përdorur për nxjerrjen e një karte identiteti tjetër nga Komisariati i Distomos. Madje drejtuesi i Komisariatit Aspropirgo telefonoi drejtuesin e policisë ne Axarnon që zbuloi identitetin e dyfishtë të shqiptarit por edhe drejtuesin e policisë në Distomo që kishte nxjerrë karte identiteti në emrin Damiar Hasenov, duke kërkuar informacion përtej kompetencave të tij.

Në dosjen hetimore përmendet një rast tjetër skandaloz, ai i një shqiptari nga Vlora. Në 11 janar 2019, Komisariati i Vironas u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke se disa ditë para datës 31 tetor 2018, shtetasi … u arrestua në Holande gjatë kontrollove për trafik droge. Gjate daktiloskopimit të tij rezultoi të ishte riregjistruar në Gjermani dhe Ceki si shtetasi shqiptar …. lindu në 1977 në Vlorë, Shqipëri. Gjatë arrestimit në Holandë rezultoi se ai kërkohej në Greqi me urdhër arresti 26.05.2016, urdhër arresti nga Prokuroria Athinë për krijim grupi kriminal trafiku droge. Ai rezulton edhe sot në kërkim, i dënuar në Athinë me 12 vjet burg dhe 51 mijë euro gjobe për trafik droge.

Një nga drejtuesit e grupit kriminal që pajiste shqiptarë me dokumenta greke është dhe Ilia Z. Në banesën e këtij të fundit u sekuestruan 294.000 euro. Ilia Z. kishte siguruar dy karta identiteti false, konkretisht më 25 korrik 2014 nga Komisariari i Vironas dhe një tjetër në 2021 nga Komisariati i Ampelokipi. Ai rezulton të jetë arrestuar në Holandë në 2018 për trafik droge. Në një dite me të, ka siguruar identitet të rremë nën emrin Alexei Tsvetkov edhe shqiptari Mario Dervish Leskaj. Leskaj rezulton të jetë arrestuar më parë për trafik droge bashkë me shqiptarin Ilia Z.

Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga ky grupi kriminal. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis. Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanje dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatoreve. Sipas tij, kishte paguar 35 mije euro për të ndërruar identitet dhe ketë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

Në 29 prill 2020 teksa ishte thirrur nga Prokuroria e Pireut për një ceshtje kontrabande cigaresh, Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si një “klient i pakënaqur” kishte treguar identitetin e një prej krerëve të grupit, një 62-vjecar homogjen grek nga Kazakistani. Ai tha se M. i kishte pranuar se të dhënat e identitetit që i kishin dhënë Muhos, i kishin përdorur edhe në dy persona të tjerë. Në drejtim të grupit kriminal të falsifikatoreve rezultuan dy kushurinj homogjenë grekë nga Kazakistani. Madje 37-vjecari Marius Dhiamandi nga Delvina, i vrare ne Athinë, posedues i identitetit Stergios Maznevidis, rezulton se mbante kontakte me një nga drejtuesit e grupit deri 2 muaj para se të ekzekutohej nga vrasës me pagesë.

Në 22 maj 2023, në Janinë policia greke pas një ndjekjeje ndaloi një fuoristradë tip “BMW” X6, brenda së cilës ndodheshin shqiptarët Laert Haxhiu, 31 vjeç nga Lushnja, Juxhin Barjami, 35 vjec nga Delvina dhe Firdeus Berberi, 22 vjec nga Pogradeci. Haxhiu kërkohej në Shqipëri për vrasje ndërsa Berberi për “plagosje të rëndë me dashje”. Barjami ndërkohë është kushëriri i parë i Marius Dhiamandit, teksa rezulton të jetë plagosur gjatë atentatit të 16 nëntorit 2021 ku u vra Dhiamandi.

Gjatë kontrollit të mjetit, Laert Haxhiut, i’u gjet dhe sekuestruar një kartë identiteti greke në emër gjeorgjian, të lëshuar nga Komisariati grek i Distomos, e cila rezulton kartë e revokuar.

Të tjera raste të kërkuarish shqiptarë të pajisur me karta greke

Shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtar në Rusi dhe Francë për vrasje, pirateri detare, organizatë kriminale, pengmarrje.

Shtetas shqiptar që ka vuajtur dënim në Greqi por kërkohet në Evropë për trafik droge. Me precedentë për trafik droge dhe falsifikim. Shtetas shqiptar me precedentë për trafik drogë, organizatë kriminale, bashkëpunim në lirim të burgosuri, arratisje, falsifikim, i dënuar me 25 vjet burg për goditje me “Kallashnikov” ndaj policisë. Si dhe disa shtetas të tjerë te akuzuar kryesisht për çështje droge.

Përgjimi i shqiptarit: “Thuaji do të q* nënën”

Gjatë një përgjimi policor, kreu i grupit kriminal të falsifikatoreve merr një telefonatë nga një shtetas shqiptar i lindur në 1984, i cili ishte zotërues i identitetit … dhe mes të tjerash në bisede i thotë: “Thuaji, nëse më ka ndodhur dëm tek dokumentat e mia, do ti q… nënën thuaji, siç ta them”.

artan tafani laert haxhiu


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje