LIVE UPDATES
Aktualitet

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe pështyn veten dhe tërheq të gjitha ankesat në KPP

Vetëm 10 ditë pas shpalljes së tenderit ABS e ankimoi atë në KPP duke kundërshtuar kriteret e vendosura nga AKSHI. Madje jo vetëm kaq, por në ankesë Gerond Meçe e akuzoi drejtëpëdrejtë AKSHI-n për korrupsion dhe ngushtim të qëllimshëm konkurrence.

16 Gusht 2025, 20:30 Nga DOSJA
Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe
Foto

TIRANË- Në ditët e fundit të vitit të kaluar, saktësisht në 27 dhjetor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender të majmë me vlerë 7.7 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit. Pasi u ankimua disa herë nga kompania Advanced Business Solution e Gerond e Meçes për kriteret që kishte vendosur AKSHI, më në fund tenderi u zhvillua në maj të këtij viti.

Në garë u paraqitën 2 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Advanced Business Solution dhe Datalog me vlerë 5.1 milionë euro ose plot 2.5 milionë euro më poshtë se fondi limit. Megjithatë në fillim të qershorit, AKSHI shpalli vlerësimin e tenderit. Oferta e ABS dhe Datalog u skualifikua me justifikimin e përhershëm të mosplotësimit të kritereve.

AKSHI shpalli fitues të tenderit ofertën e dytë, atë të bashkimit të kompanive Communication Progress dhe Horizon e Ermal Beqirit, e cila ishte 6.8 milionë euro ose plot 1.7 milionë euro më e shtrenjtë se oferta e dyshes ABS dhe Datalog.

Menjëherë sapo AKSHI shpalli fituesin e tenderit, kompania ABS e Meçes e ankimoi atë në Komisionin e Prokurimit Publik duke kërkuar anulimin e skualifikimit si dhe shpalljen fituese të ofertë së saj.

Madje jo vetëm kaq, por në ankesë ABS denonconte në Komisionin e Prokurimit se dy kompanitë e shpallura fituese nga AKSHI nuk përmbushnin kriteret e tenderit duke kërkuar madje dhe hetim të posaçëm për këtë çështje. Përgjatë kësaj kohe në KPP është zhvilluar një betejë e fortë, madje edhe seancë e posaçme dëgjimore mes palëve.

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe

Heqja dore e ABS nga ankesa per tenderin 7.7 milione euro te Thesarit

Por teksa çështja ishte ende në shqyrtim nga KPP, dy ditë më parë, në mënyrë të beftë, ABS ka dorëzuar pranë Komisionit një letër ku tërhiqet nga ankesa për tenderin 7.7 milionë euro duke pranuar madje të paguajë edhe 40 mijë euro si tarifë ankimimi.

Gerond Meçe pështyn veten

Ai i Sistemit të Thesarit nuk është tenderi i vetëm, për të cilin kompania ABS ka tërhequr ankesën. Sipas dokumentave zyrtare, dy ditë më parë, ABS ka tërhequr dorë nga ankesat e të gjithë tenderave në proces ankimi. Madje duke arritur deri në pikën që të pështyjë mbi veten, siç është rasti flagrant i tenderit për sistemin LIMS të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë.

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe

Ky tender u shpall nga AKSHI një muaj më parë, saktësisht në 14 korrik. Vetëm 10 ditë pas shpalljes së tenderit ABS e ankimoi atë në KPP duke kundërshtuar kriteret e vendosura nga AKSHI. Madje jo vetëm kaq, por në ankesë Gerond Meçe e akuzoi drejtëpëdrejtë AKSHI-n për korrupsion dhe ngushtim të qëllimshëm konkurrence.

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe

Akuza e forte e ABS-se per AKSHI-n ne KPP

"Për fat të keq, historia e informacionit të klasifikuar apo zonave të sigurisë apo kërkesat për CSI, CSP dhe OSI janë një fenomen që AKSHI e ka përqafuar fort dhe e përdor sa herë të mundet me qëllim ngushtimin sa më shumë të konkurrencës në cdo procedurë prokurimi," denonconte ABS në ankesën e dorëzuar në KPP vetëm tre javë më parë.

Por teksa edhe kjo çështje ishte në objekt shqyrtimi, befas Gerond Meçe dy ditë më parë, njoftoi KPP-në për tërheqjen nga ankesa, jo vetëm për këtë tender, por edhe për tre të tjerë.

Erë pazari i ndyrë

Deri dy vjet më parë ABS ishte kontraktori kryesor i AKSHI-t duke marrë miliarda lekë tendera me gara të kompromentuara dhe madje edhe me procedura sekrete. Por në mënyrë të papritur, në gjysmën e dytë të vitit 2023 kompanisë iu heq çdo akses nga fondet publike. Vendin e ABS në tenderat e AKSHI-t e mori Soft & Solution e Ermal Beqirit.

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe

Ermal Beqiri, kontraktori kryesor i AKSHI

Ky i fundit praktikisht ka komanduar çdo tender të AKSHI-t gjatë dy viteve të fundit duke çuar në një përplasje të fortë mes tij dhe Gerond Meçes. Në këto dy vjet, ABS e Gerond Meçes ka ankimuar thuajse çdo tender të zhvilluar nga AKSHI, të cilat fitoheshin gjithmonë nga kompanitë nën kontrollin e Ermal Beqirit. Situata u bë aq kritike saqë e çoi AKSHI-n në bllolkim të plotë dhe këtë vit Agjencia nuk ka arritur të mbylle dot asnjë procedurë prokurimi.

Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe

Linda Karçanaj, Drejtoreshe e AKSHI

Por me zhvillimet e dy ditëve më parë situata është zhbllokuar. Gerond Meçe është tërhequr nga çdo procedurë ankimimi dhe pyetja e madhe është çfarë e shtyu atë të pështynte mbi veten? Një pazar skutash për të ndarë llokmën e madhe të tenderave të IT-së njësoj siç ndajnë trafikantët e drogës territoret e tyre apo një urdhër nga sipër? Gerond Meçe është çelësi./ Kapitali.al

aksh tendera kpp gerond meçe


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj