16 Gusht 2025, 15:21
Nga N.F
Arma
LAÇ- Një konflikt mes 5 personash është regjistruar sot në Laç. Mësohet se 5 persona janë konfliktuar rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”. Policia bën me dije se ka dyshime se gjatë këtij konflikti ka patur edhe të shtëna me armë.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një 37-vjeçar ndërsa 4 personat e tjerë janë në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia ka sekuestruar një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
Njoftimi i policisë:
Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.
Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.
konflikt mes 5 personash në laç te shtena me arme
Aktualitet
16 Gusht 2025, 14:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë s&eu...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 14:13
foto ilustruese
KUKËS- Një fluks i madh automjetesh është bërë ditën e sotme nga pika kufitare e Morinit deri te t...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 13:30
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Policia bën me dije se Benard Shka...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 12:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë 41...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 12:17
E. D
Olsien Muçobega
GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar u bë simbol i humanizmit në Greqi, kur kamerat e filmuan ateksa shpëto...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 12:02
E. D
droga
SKRAPAR- Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Konkretisht në pranga kanë r&eum...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 11:35
E. D
Erald Xhejo
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo. Pas dëshmive...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 11:21
foto ilustruese
KOSOVË- Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) në Kosovë ka bërë të ditur t&e...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 10:07
E. D
Elvis Zoto
ANGLI- Një emigrant shqiptar, që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone dhe më pas u përfshi n&...
Aktualitet
16 Gusht 2025, 09:36
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
TIRANË- Ambasada Amerikane në SHBA ka reaguar lidhur me takimin e presidentit amrikan Donald Trump dhe president...