LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ “Xhuxhi i Ligë"! Drejtori "fantazmë" i trafikimit të drogës në jug të Italisë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar! Mediat italiane: Ishte i dyshimtë deri në paranojë

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një grup kriminal që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Gargano në rajonin e Pulias në Italinë jugore dhe në rajonet të tjera është shkatërruar ndërsa grupi në fjalë kishte në përbërje kryesisht italianë dhe drejtohej nga shqiptari Elidon Buxheli.

6 Qershor 2025, 15:51 Nga M.B
EMRI/ “Xhuxhi i Ligë"! Drejtori "fantazmë" i
Foto ilustruese

ITALIA- 11 persona, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, i dyshuar si kreu i grupit, kanë rënë në pranga gjatë një operacioni nga policia italiane. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një grup kriminal që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Gargano në rajonin e Pulias në Italinë jugore dhe në rajonet të tjera është shkatërruar ndërsa grupi në fjalë kishte në përbërje kryesisht italianë dhe drejtohej nga shqiptari Elidon Buxheli.

Shqiptari dyshohet se ka promovuar, organizuar dhe drejtuar aktivitetin e paligjshëm së bashku me dy italianë, Di Nauta dhe Cursio. Në dosjen prej 100 faqesh zbulohet se droga shpërndahej në Gargano edhe jashtë rajonit, me udhëtime nga Lesina drejt San Benedetto del Tronto, ku në një episode janë dorëzuar 13 kilogramë hashash. Sasi të papërcaktuara kokaine dyshohet se janë transportuar nga Lesina në Cerignola nga vetë Buxheli, i cili shërbente gjithashtu si furnizues i hashashit dhe kokainës për Cursio, Sacco, Folla dhe Di Nauta.

Emri i Buxhelit përmendet vazhdimisht në dosje teksa ai vepronte në hije, por sipas hetuesve, është ai orkestruesi i trafikut të drogës që nga brigjet e Adriatikut furnizonte tregjet e shpërndarjes në Itali. Nga dokumentet, sipas mediave italiane, del një portret i qartë i Elidon Buxhelit: një figure shumë e kujdesshme dhe e dyshimtë deri në paranojë. Nuk shoqërohet kurrë nga të tjerët, flet shumë pak edhe me bashkëpunëtorët e tij dhe është në gjendje të qëndrojë për orë të tëra në makinë pa thënë asnjë fjalë, komunikon vetëm përmes WhatsApp-it dhe rrallëherë përdor linjën tradicionale të telefonisë.

Ndër të tjera mediat italiane shkruajnë se Buxheli është aq i kujdesshëm sa edhe në biseda të zakonshme tensionohet nëse ndien qoftë edhe një shenjë të përgjimeve apo prani të ndonjë të infiltruari. Ai frekuentote vetëm vende takimi të verifikuara dhe të planifikuara me kohë. Gjithashtu ai është furnizuesi i Cursios dhe Saccos me substanca narkotike, duke menaxhuar kontaktet dhe lëvizjet si një “broker” i paligjshmërisë.

"Elidon Buxheli është aq i vëmendshëm sa mes bashkëpunëtorëve të tij e kishte fituar pseudonimin “Nano Malefico” - “Xhuxhi i Ligë”, për shkak të shtatit të tij të shkurtër dhe dyshimeve të shtuara. Gjatë periudhës së hetimeve, përdorte tre makina të regjistruara në emra të tjerë, por që i përdorte vetëm ai. Përmes përgjimeve dhe të dhënave GPS është vërtetuar se ai frekuentonte banesën në rrugën Santa Maria në Campomarino (CB), ku bashkëjetonin Cursio dhe Sacco dhe ku Buxheli ndodhej në arrest shtëpie që nga janari 2024. Buxheli shkonte rregullisht në atë banesë, duke treguar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe operative me çiftin, që shërbente si një nyje logjistike për shpërndarjen e ngarkesave të drogës", raportojnë mediat në vendin fqinj.

italia

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë