LIVE UPDATES
Aktualitet

Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike.

6 Qershor 2025, 14:41 Nga N.F
Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në
Foto ilustruese

TIRANË- Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike. Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. 

“Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport.  

Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë : – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”; 

 – Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë; – 

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve:

Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore. 

“Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH.  

Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv. / Monitor

sherbime online

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës