Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të sinjalizimit të autoriteteve shqiptare, ato franceze kanë ndërhyrë dhe në qelinë e Dodaj gjetën dhe sekuestruan telefonin e tij.
FRANCË- Një rast shantazhi i përsëritur është zbuluar nga Krimi Kibernetik. Mësohet se Fabian Dodaj 34 vjeç i cili po vuan dënimin aktualisht në një burg të Francës, ka shantazhuar dhe përndjekur rreth 62 vajza online.
Dodaj krijonte profile false me fotot e vajzave dhe i denigronte ato. Bëhet me dije se Dodaj më pas u kërkonte atyre foto ose video intime në këmbim fshirjen e profileve në rrjetet sociale.
Me anë të sinjalizimit të autoriteteve shqiptare, ato franceze kanë ndërhyrë dhe në qelinë e Dodaj gjetën dhe sekuestruan telefonin e tij. Dodaj vuan dënimin në burg për “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve online dhe të çdo krimi kibernetik.
Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi Fabian Dodaj, 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.
Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsi...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçari B.S është...
pamje nga ngjarja SARANDË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 28-vjeçari L.S shiste ...
Antonela, Mariela dhe Klea TIRANË- E reja e cila u dhunua brutalisht ditën e martë në një lokal të Tiranës ka reagu...
foto ilustruese BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në zonën D në minierën e Bulqizës. I plagosur ka mbetur një 33-vje...
azili ne tirane TIRANË- Policia vuri në pranga kryeinfermieren dhe një infermiere në azilin privat në Tiranë ku një i mo...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për pastrim të parave që vi...
zjarri TIRANË- Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi preu pemë në Zall Bastar dhe më pas i vuri zjarrin pyll...
foto ilustruese DURRËS- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Shkëlzen...
zjarri ne bulqize BULQIZË- Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqiz&e...