Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, u dorëzua dy ditë më parë në Policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij, 4 muaj pasi Gjykata e Posaçme i caktoi “arrest në burg” në mungesë në kuadër të operacionit “Revanshi”.
TIRANA- GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri. Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, u dorëzua dy ditë më parë në Policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij, 4 muaj pasi Gjykata e Posaçme i caktoi “arrest në burg” në mungesë në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Mësohet se të premten Mitri pritet të dalë në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë, aty ku edhe do të japë për herë të parë shpjegimet e tij. Mitri po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit.
Si drejtues i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri ishte i pari që merrte informacion nga Guardia di Finanza të kontrolleve nga ajri, me koordinata të përcaktuara saktë, urdhra të cilët firmoseshin pikërisht nga ai. Por para sa të bënte detyrën ai komunikonte me vartësin e tij, shefin e Antidrogës, Klodian Shahini, të cilin e pyeste ku janë parcelat e mbjella me kanabis nga bashkëpunëtorët dhe nëse përkonin me koordinatat ku do të fluturonte GdF, njoftoheshin trafikantët, të cilët merrnin masat.
Operacioni "Revanshi"
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
Arrestimi ELBASAN- Në qarkun e Elbasanit janë goditur dy raste veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve teksa jan&...
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- 27-vjeçari Gëzim Bracaj është arrestuar në Malësi të Madhe pasi ka tent...
Foto ilustruese TIRANA- Në shumë zona të kryeqytetit, si: zona pranë Pediatrisë, Alliasi, Fresku, Astir, tashmë prej ditë...
Kristian Boçi TIRANË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e djeshëm në aksin Lushnjë-Tiranë. ...
Foto ilustruese TIRANA- Menaxhimi i mbetjeve ndez sërish debatet në vend. Drafti i ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve&rdq...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme p&...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mi...
At Nikolla Xhufka ELBASAN- Një chat mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kis...
fotot ilustruese ANGLI- Një shqiptar i cili ishte nisur me gomone drej Anglisë, në një moment jeta e tij ishe në rrezik pasi ...
Foto ilustruese SHIJAK- Në një kohë kur çdo vit qindra e mijëra shqiptarë lënë vendin e tyre për të...