LIVE UPDATES
Aktualitet

Agjencia e trajtimit të kredive në krizë, flet ministri i ri i financave: Jemi në proces emërimi të...

Në një auditim që ka kryer Kontrolli i Lartë i Shtetit, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është në kushtet e pamundësisë së vjeljeve të detyrimeve të debitorëve për shkak të shumë problematikave.

13 Shtator 2024, 22:32 Nga M.B
Agjencia e trajtimit të kredive në krizë, flet ministri i ri i
Foto ilustruese

TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mision mbledhjen e kredive të këqija të ish-bankave të nivelit të dytë në favor të buxhetit të shtetit. Por në të vërtetë kjo agjenci nuk ka vepruar në favor të buxhetit të shtetit.

Në një auditim që ka kryer Kontrolli i Lartë i Shtetit, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është në kushtet e pamundësisë së vjeljeve të detyrimeve të debitorëve për shkak të shumë problematikave. Ka mbi 18 mijë persona që nuk kanë shlyer borxhet dhe punonjësit e agjencisë duket se nuk e kanë marrë seriozisht punën për arritjen e objektivave.

Agjencia ka marrëveshje bashkëpunimi vetëm me drejtorinë e tatimeve, me zyrën e pasurive të paluajtshme dhe bankën e Shqipërisë. Mirëpo edhe në bashkëpunimin me këto tre institucione nuk janë shfrytëzuar të gjitha hapësirat për të bërë të mundur ekzekutimin e detyrimeve. Mbi të gjitha mungon një marrëveshje me drejtorinë e gjendjes civile për të identifikuar statusin dhe adresën e debitorëve. Kjo procedurë nisi dikur të bëhej gati, por nuk u finalizua. Nisur nga këto mangësi, të dhënat që disponon agjencia për debitorët e saj, jo vetëm janë të mangëta, por shpesh herë edhe qesharake. Për shembull njëri prej debitorëve është i datëlindjes 2056, ndërsa mosha e tre debitorëve është 1000 vjeç.

Sipas KLSh, nuk është vepruar me çelje trashëgimie për asnjë debitor që ka ndërruar jetë. Madje në raport nënkuptohet se ka pasur edhe favorizime, pasi për 66 kompani pa status aktiv, agjencia nuk i është drejtuar gjykatës për shpallje falimenti dhe caktim likuidatori.

Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, agjencia ka ende për të mbyllur një kredi në Bankën Gjermane për Zhvillim, e cila është rritur vit pas viti për shkak të moshlyerjes së kësteve 6-mujore. Nga 1.800.000 euro në vitin 2021, kjo kredi ka arritur në shifrën 2.200.000 euro ne 2023-n. Pra, në vetëm dy vite shifra është rritur me 400 mijë euro.

Në lidhje me këto problematika, Piranjat ju drejtuan ish-ministrit të finanacve, Ervin Mete, por ai nuk dha asnjë përgjigje. Mirëpo, pak ditë më vonë pati ndryshime në qeveri dhe postin e ministrit të finanacve e zuri Petrit Malaj. Kështu, Piranjat ju drejtuan sërish këtij të fundit, i cili tha se ka nisur punën për të caktuar drejtorin e ri të agjencisë./ Piranjat

kredite

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet