16 Mars 2024, 18:17
Nga r.ll
gentjan bejtja
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë. Lala thekson se atentati ndaj tij ka qenë i mirëorganizuar.
Ajo tregoi se para se të ndodhte atentati zona nuk kishte pasur drita dhe se energjia elektrike është rikthyer disa minuta pas ekzekutimit. Gazetarja e ftuar në News24, tha se Gentjan Bejtja mund të jetë vrarë për t’ja mbyllur gojën, sepse ai dinte shumë.
“Ndaj Gentjan Bejtjas ka pasur një atentat të organizuar. Shtëpia e tij ishte në një rrugicë qorre. Ai jeton në një vend, ku të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin. Ai ka qenë në banesën e babait të tij dhe kur ka shkuar tek banesa e tij është qëlluar. Makina me të cilën është kryer vrasja është vjedhur në Shkodër.
Gentjan Bejtja kur ka parë dy personat e maskuar dhe me kallashnikov ka ikur me vrap, por se është ndjekur dhe është vrarë. Breshëria e plumbave ka qenë shumë e lartë. Para se të ndodhte atentati, zona nuk ka pasur drita dhe energjia është kthyer pas minuta pas ekzekutimit.
Bejtja disa herë ka rënë pre e atentateve. Kur iu bë atentat, Bejtja nuk foli për personat që i bënë atentatin. Bejtja mendoj se është vrarë për ato që ai dinte. Gentian Bejtja ka qenë polic burgu dhe nuk ka pasur probleme me ligjin. Por pas njohjes me Enver Stafukën, ai nisi të hyjë në botën e krimit. Kjo i solli probleme Bejtjas. Gentian Bejtja mund të kishte gisht në shumë ngjarje të rënda kriminale. Bejtja dyshohej si personazh që mund të jetë përfshirë në shumë ngjarje të rënda, në fajde etj”, deklaroi ajo.
klodiana lala vrasja e gentjan bejtjas
Aktualitet
16 Mars 2024, 17:52
r.ll
foto ilustruese
TEPELENË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Tepelenë, ku një makinë ë...
Aktualitet
16 Mars 2024, 17:38
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria e Mbrojtjes në Rusi pretendon mbi 13 mijë mercenarë të huaj që vijnë nga shtete të ...
Aktualitet
16 Mars 2024, 16:19
r.ll
edlir gjoka
BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me mbi pesë vjet burg pasi ishte i përfshirë në&nbs...
Aktualitet
16 Mars 2024, 16:07
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një banesë në Fier është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Dyshohet se shkak i r&eu...
Aktualitet
16 Mars 2024, 15:41
r.ll
genc sejko
TIRANË- Aktivisti Genc Sejko ka reaguar lidhur me lajmin se Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump do t...
Aktualitet
16 Mars 2024, 15:28
r.ll
evis berberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin. E njëj...
Aktualitet
16 Mars 2024, 15:07
r.ll
gjykata sarande
SARANDË- Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Mikel Hysometaj ka shpallur të paligjshme ndalimet dhe duke n...
Aktualitet
16 Mars 2024, 14:49
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një incident është shënuar pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit...
Aktualitet
16 Mars 2024, 14:25
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen në gjendje të lirë dy persona ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 23-vjeç...
Aktualitet
16 Mars 2024, 13:03
I.A
Jared Kushner
SHBA- Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner ka ndarë disa nga pamjet e projekteve që ka për ...