LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Dosja.al siguron formularin e deklarimit të pasurisë së Alda Klosit në ILDKPKI

Hyri me 1 apartament, doli me 4, formulari i plotë i deklarimit.

10 Janar 2023, 16:23 Nga F.M
EKSKLUZIVE/ Dosja.al siguron formularin e deklarimit të pasurisë
Alda Klosi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht deklarimin e pasurisë së ish-zyrtares Alda (Çiko) Klosi, në banesën e të cilës u vodhën mbi 120 mijë euro para cash dhe sasi të konsiderueshme floriri nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Në formularin e nënshkruar nga vetë Klosi, shihet se në datë 20 korrrik të vitit 2016, kohë kur edhe është emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Financave, znj.Klosi vetëdeklaron se ka në pronësi 50% të një apartamenti me vlërë 2.5 milionë lekë të reja. Burimi i parave për të blerë këtë apartament, sipas pretendimit të Klosit, që shihet dhe në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, janë të ardhura të siguruara nga shitja e një apartamenti të prindërve të bashkëshortit të saj (sot ish-bashkëshort), Altin Klosi.  

Ndërsa në zotërim 100%, Alda Klosi deklaron se ka një auto-veturë tip 4+1 të llojit ‘Toyota Yaris’, prodhim të vitit 2004, të cilën pretendon se e ka blerë 180 mijë lekë. Gjithashtu, Klosi, po në vitin 2016 deklaron se zotëron një llogari bankare ku ka 184 mijë e 171.85 lekë gjendje. Të ardhura nga pagan ë një depozitë kursimi deklaron se ka 25 mijë lekë.

Si anëtare e Bordit të Çështjeve të Mira në Lotarinë Kombëtare, Klosi ka siguruar 425 mijë lekë të ardhura, ndërkohë që deklaron se ka dhe një kartë krediti përmes të cilës ka përdorur 100 mijë lekë, që në formular rezultojnë si detyrime të pashlyera.

Nga ana tjetër, Klosi ka deklaruar gjithashtu se në emër të bashkëshortit të saj në atë kohë, Alton Klosi, rezulton të jetë e regjistruar dhe një pasuri e paluajtshme e llojit truall, me vlerë 9 milionë lekë, e blerë me të ardhura nga emigracioni. Në dhjetë faqe formular, zyrtarja nuk pretendon të ketë shuma të mëdha parash në banesë apo edhe sende me vlerë të veçantë (bizhuteri floriri, pikturë, sende dekori,etj).

Gjashtë vite më vonë, Klosi lë detyrën, por ndryshe nga ç’hyri, me vete merr një sërë pronash të paluajtshme, por jo të përfituara nga të ardhurat e saj. Formulari i deklarimit të siguruar nga Dosja.al tregon se Klosi nuk ka investuar nga të ardhurat e siguruara nga postët e mbajtura në Ministrinë e Financave e Kryeministri, por ka katër apartamente, dy prej të cilëve rezulton se i ka të dhuruara. Një tjetër pretendon se e ka blerë me paratë e përfituara nga shitja e apartamentit që zotëronte që në vitin 2016, ndërsa të katërtin e ka financuar me kredi bankare.

Makina që rezulton se zotëron në vitin 2021, është e të njëjtës markë, Toyota, por me vlerë 480 mijë lekë, e blerë nga të ardhurat e përfituara nga shitja e automjetit të parë dhe duke shtuar një pjesë të të ardhurave të siguruara nga paga e marrë.

Në të njëjtin formular, Alda Klosi rezulton të ketë një kredi të pambyllur në një prej bankave të nivelit të dytë, nga e cila ka pa shlyer 995 mijë e 643 lekë. Përveç llogarive bankare e të ardhurave nga paga, Alda Klosi sërish nuk deklaron të ketë shuma parash cash apo sende të tjera me vlerë, duke hedhur kështu poshtë pretendimin e bërë përmes një interviste në media, kur tha se gjithçka që iu vodh në banesë, e kishte të deklaruar.

Formulari nuk tregon këtë gjë, duke nxjerrë zbuluar gënjeshtrën e Klosit!

alda klosi vjedhje ne tirane rozeta dobi havier dobi


Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2023, 13:55 k.m.

FOTOLAJM- Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kund...

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme