LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i 32-vjeçares që vrau foshnjën, psikologët: Mund të ketë kaluar depresion postpartum

Psikologia Elona Mustafaraj thotë se ajo çka është akoma shpejt të mësohet është fakti nëse materniteti i Shkodrës ka patur apo jo psikologe e cila duhet të kishte trajtuar rastin në fjalë.

10 Janar 2023, 15:37 Nga k.m.
Rasti i 32-vjeçares që vrau foshnjën, psikologët: Mund
Foto ilustruese

TIRANË- Rasti i Oriana Gremit, 32-vjeç, që hodhi foshnjën e porsalindur në ujërat e lumit Kir në Shkodër, për psikologët duhet të analizohet pasi dyshohet se ajo mund të ketë kaluar depresion postpartum, që njihet rëndom si fenomen që prek gratë pas lindjes. E kontaktuar nga Gazetasi.al, psikologia Elona Mustafaraj thotë se ajo çka është akoma shpejt të mësohet është fakti nëse materniteti i Shkodrës ka patur apo jo psikologe e cila duhet të kishte trajtuar rastin në fjalë.

“Në dijeninë time, maternitetet e Tiranës dhe Elbasanit kanë në strukturën e tyre psikologen e cila trajton rastet e depresionit postpartum që prek lehonat, pas lindjes. Në rastin konkret duhet parë dhe kjo mundësi, nëse zonja në fjalë ishte e prekur nga ky fenomen i njohur. Në Shqipëri kemi patur disa raste ku nënat kanë mbytur foshnjat e tyre, të ndodhura në krizën e depresionit postpartum”, thotë psikologia Elona Mustafaraj.

Depresioni postpartum është një problem serioz, i cili nuk duhet neglizhuar.

Në fillim, depresioni postpartum i ngjan mërzitjes tipike pas lindjes.

Në fakt ato kanë shumë simptoma të përbashkëta, përfshirë luhatje të thellë të emocioneve, faza ku ke nevojë të qash, mërzitje, pagjumësi dhe acarim por diferenca është se me depresionin postpartum këto simptoma janë në një shkallë më të thellë (si për shembull mendim vetëvrasje apo paaftësi për tu kujdesur për të porsalindurin) të cilat zgjasin për një kohë të gjatë.

Mund të shohësh veten se po largohesh nga partneri apo nuk po mund të krijosh lidhjen e dëshiruar me bebin. Kupton se ankthi është përtej kontrollit tënd duke të ndikuar te gjumi edhe kur bebi fle, apo largon oreksin. Mund të kesh ndjesi të fajit apo të mungesës së fortë të vlerësimit ndaj vetes, mund të fillosh të lidhësh shumë emocione me vdekjen dhe mendimi se si do ishte po mos të jetoje.

Të gjitha këto janë shenja të depresionit postpartum. Në shkallën e njohur të Edinburg është një mjet i hartuar për të kuptuar nëse vuani nga depresioni. Ndiqi me kujdes udhëzimet dhe një shifër më e madhe se 13 tregon se keni nevojë të takoni doktorin mbi këtë gjendje.

Disa faktorë mund tu rrezikojnë më shumë për depresionin postpartum: më i rëndësishmi është një histori e mëparshme me këtë fenomen dhe ka një potencial prej 30-50 për qind të ripërsëritet. Tjetër është historik i vuajtjes ndaj depresionit, jo të lidhur me shtatzëninë. Faktorë të tjerë përshijnë faktor stresues shoqëror si për shembull, mungesa e mbështetjes, të qënit në një marrëdhenie abuzive dhe varfëria. Rreziku gjithashtu është më i lartë për femrat që ndalojnë direkt mjekimet e mëparshme për efekt të shtatzanisë.

Nënat me depresionin postpartum ndërveprojnë më pak me bebet e tyre dhe kanë më pak mundësi ti japin gji, luajnë apo ti lexojnë foshnjes. Ato mund të jenë dhe jo konsistente me kujdesin ndaj foshnjes.

Mund të jenë të dashura dhe të kujdesura në periudha ta ndryshme por në raste të tjera mund të reagojnë negativisht apo mos kenë reagime. Kjo luhatje ndikon në proçesin e lidhjes mes nënës dhe foshnjes. Ky proces emocional njohur si “lidhja” është më e rëndësishmja te foshnja.

Një lidhje e sigurt formohet kur nëna i përgjigjet me ngrohtësi dhe është konsistente ndaj nevojave fizike dhe emocionale të foshnjes së saj. Kur bebi qan, nëna reagon direkt për ta qetësuar. Nëse bebi qesh, nëna ja kthen. Në esencë nëna dhe bebi janë sinkron. Ata i njohin dhe i përgjigjen shenjave emocionale të njëri-tjetrit./GazetaSi

32-vjecarja hedh beben ne lumin kir

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2023, 13:55 k.m.

FOTOLAJM- Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kund...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit