LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ej bishë në traget punohet, e vënë mbi një mbi një"/ Operacioni "Ura", dalin pjesë nga dosja e SPAK! Adi Çoba dhe Gertin Aliu pika të forta në porte, kishin njerëzit e tyre...

Gjithashtu në dosje theksohet se që në fillim Adi Çoba, Erigels Presi dhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.

23 Maj 2025, 17:59 Nga E. D
"Ej bishë në traget punohet, e vënë mbi një mbi
foto ilustruese

TIRANË- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike. Në dosje tregohet marrëdhënia mes trafikantëve me njëri-tjetrin, bisedat për ngarkesat e lëndëve narkotike deri të përplasjet dhe qejf mbetjet mes tyre. Gjithashtu në dosje theksohet se që në fillim Adi Çoba, Erigels Presi dhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.

Po ashtu në dosjen e SPAK theksohet se nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë. Ndër të tjera theksohet se Aliu dhe Çoba kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Pjesë nga dosja:

Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:

Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit "heroinë" e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike.

Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë "Tani nga Fieri" dhe nga "Nardi".

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit "per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha " po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget" (...) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: "Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?... këtu e aty... mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!".

operacioni ura

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari