LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mirë të morsha të keqen, hajde shpirto hajt"/ Operacioni "Ura", dalin mesazhet mes bandës kriminale! Ja si bashkëpunonte Gertin Aliu me Adi Çoban, Orges Molla dhe Ervis Deti

Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.

23 Maj 2025, 17:02 Nga E. D

 

"Mirë të morsha të keqen, hajde shpirto hajt"/
Gerti Aliu dhe Ervis Deti

 

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura". Bisedat e zbardhura Në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve kanë zbuluar rolin aktiv të Gertin Aliut. Sipas dosjes hetimore Gertin Aliu bashkëpunonte me persona si Adi Çoba i njohur me pseudonimin “Bazholi”, Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti.

Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.

Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu i thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"

Pjesë nga dosja

Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi. Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "Heroine". Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:

Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....

Genci: ku ka ikur?...

Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju...

Genci: Çfarë po thua?...

Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"...

Genci: "nuk e ndjej"...

Gerti: Si...

Genci: jo, nuk e ndjej...

Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.

Gertin Aliu-ca bone me.

Ervis Deti: hic me, ca bon ti?..

Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s'kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...

Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...

Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.

Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti-he...

Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?...

Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te..

Gertin Aliu-ku?

Ervis Deti-isha ke

Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..

Gertin Aliu-ku ku, me makine je?...

Ervis Deti me makine e villa...

Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te

Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali.

Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.

Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë: Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

Ervis Deti - ho me zemra

Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?

Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte.

Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...

Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..

Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...

Ervis Deti Ca problemi ka?...

Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...

Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..

Gerti Aliu-Eee...

Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai

Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...

Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...

Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...

Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...

Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...

Ervis Deti Hajd...

Gerti Aliu A m'nigjon?...

Ervis Deti - Po pra po te degjoj...

Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...

Ervis Deti-Po mire mo po pastaj...

Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd...

Gerti Aliu-hajde ciao ciao

Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ervis Deti- he zemra

Gerti Aliu-he me te keqen...

Ervis Deti-ca do boj un?...

Gerti Aliu-si ja kalove ti?...

Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit

Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?...

Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..

Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...

Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss....

dosja ura

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari