LIVE UPDATES
Aktualitet

E reja braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

Pas disa vitesh martesë, ky i fundit divorcohet me gruan e tij, ku gjykata vendosi që kujdestarinë t’ia lejë nënës, dhe menjëherë pas gjyqit ashtu ndodhi. Nëna e mori të voglin e saj, ndërkohë që babai do të duhej ta takonte sipas grafikut të caktuar. Por Ahmeti thotë se ish-gruaja nuk kujdesej për fëmijën, duke ia lënë familjarëve të saj, edhe pse ka kujdestarinë ligjore.

10 Tetor 2025, 22:17 Nga E. D
E reja braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i
foto nga emisioni

ELBASAN- Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të vështirë që lidhet me të ardhmen e fëmijës që erdhi në jetë nga kjo martesë. Pas disa vitesh martesë, ky i fundit divorcohet me gruan e tij, ku gjykata vendosi që kujdestarinë t’ia lejë nënës, dhe menjëherë pas gjyqit ashtu ndodhi. Nëna e mori të voglin e saj, ndërkohë që babai do të duhej ta takonte sipas grafikut të caktuar.
Por Ahmeti thotë se ish-gruaja nuk kujdesej për fëmijën, duke ia lënë familjarëve të saj, edhe pse ka kujdestarinë ligjore.

Mund të jetë një zgjedhje personale e një gruaje të re, e cila nuk i detyrohet asnjë shpjegim ish-partnerit… Por kur në mes është një fëmijë, vetëm 3 vjeç, atëherë gjërat ndryshojnë. Nisur nga kjo situatë, kur për të voglin nuk kishte kush të kujdesej rregullisht, babai këmbëngul që ta marrë në shtëpinë e tij. Dhe ish-gruaja pranon pa asnjë hezitim.

Në letrën e firmosur, nëna deklaron se ia dorëzon fëmijën ish-bashkëshortit, babait të fëmijës, me të drejtë takimi sa herë që të mundet, e nga ana tjetër Ahmeti pranon të marrë fëmijën e tij e të kujdeset për të.
Në fakt, kjo shkresë bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës të datës 2.11.2022, në të cilin babai ka të drejtën e takimit dhe detyrimin e pagesës ushqimore në favor të fëmijës, ndërsa nëna ka kujdestarinë e plotë ligjore.

Por për sa kohë ky vendim gjykate mbeti i shkruar vetëm në letër, dhe fëmija braktisej në mënyrë të vazhdueshme nga nëna, kushtet ndryshuan. Deri këtu duket se gjërat po shkonin siç babai donte. Nga njëra anë, nëna që nuk kishte mundësi të mbante fëmijën, dhe nga ana tjetër Ahmeti që shfaqte dëshirën dhe gatishmërinë për t’u kujdesur çdo ditë për të, për më tepër që i vogli është me aftësi ndryshe.

Dhe kur gjërat duket se u zgjidhën përfundimisht, lind një tjetër problem: mjekët refuzojnë t’i japin shërbim – një e drejtë që i jep kompetencë vetëm kujdestarit ligjor për të ndjekur vizitat dhe kurat e specializuara të fëmijës.
Dhe e vetmja kujdestare ligjore, në këtë rast, është nëna, e cila refuzon të japë kujdestarinë.

Ky hezitim i gruas, e cila nuk ishte kujdesur asnjë ditë për djalin e saj, madje e kishte dhënë menjëherë firmën duke shkarkuar çdo përgjegjësi, e ka detyruar Ahmetin që t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar ndryshimin e kujdestarisë ligjore. Por për shkak të zvarritjeve, që janë kthyer në normalitet në sistemin tonë gjyqësor, ky prind është i detyruar të presë deri kur gjykata të vendosë për kujdestarinë. Që do të thotë se deri atëherë, mjekët do të refuzojnë çdo përpjekje të babait për të vizituar dhe kuruar djalin e tij të sëmurë.

Sepse në një vend me demokraci funksionale, ligji prevalon mbi shëndetin e një fëmije.

Në këto kushte, kur në vizita kërkohet prania e kujdestarit ligjor dhe kur nëna e ka lënë të voglin tërësisht në duart e babait, ky i fundit i kërkon asaj që të nënshkruajë një akt noterial për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.
Por, për çudi, përballet me refuzime të vazhdueshme.

Një nënë që me marrëveshje e ka braktisur fëmijën e saj, ndoshta edhe nga pamundësitë ekonomike, duket sot se po bëhet pengesë që i vogli të kryejë vizitat mjekësore. Ndaj vendosim ta takojmë vetë nga afër ish-gruan e re.

Kjo e fundit, që në takimin e parë me “Piranjat”, vendoset në siklet dhe kërkon të marrë fëmijën, edhe pse prej 2 vitesh e gjysmë kujdeset ish-burri i saj. Teksa përpiqemi ta bindim që të nënshkruajë një marrëveshje noteriale për t’ia kaluar kujdestarinë ish-burrit, kjo e fundit largohet, ndaj dhe Ahmeti detyrohet të bëjë një denoncim pranë Komisariatit të Elbasanit për braktisje ndaj të miturit.

Pavarësisht se ish-bashkëshortja, Jorida, kishte ardhur në takim vetëm për të parë djalin, që nuk e shihte prej shumë javësh, me praninë tonë aty, ndryshoi menjëherë strategji./Piranjat.al

elbasan

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Tetor 2025, 21:48 Ervin Bejleri

Vini, vetëm në skenë

foto ilustruese TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj