Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
TIRANË- Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga kjo, shumë bashki të vendit e kthyen në PR efikas, shpesh duke përdorur edhe figurat publike. Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.
Thënë shkurt, në Bashkinë Rrogozhinë, në vend të konkursit, mjafton mbiemri dhe miqësia.
Por më mirë le t’i listojmë këta personazhe të “pemës Memolla”.
Në postin e këshilltares është emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla. E kush më mirë se ajo do ta këshillonte të parin e qytetit?
Por, përtej raportit nepotik, Erinda duket se nuk e ka shumë qejf këtë pozicion, pasi sipas punonjësve ajo nuk shfaqet asnjëherë në këtë bashki — qoftë edhe për një kafe të shkurtër. Por Erinda ka edhe një bashkëshort që quhet Andi Proshka.
Meqë gruaja këshillon, burri çfarë mund të bëjë?
Nënkryetar, mendoi kryetari. Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemi, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në fakt, Renato ka vetëm emrin në listë, pasi as ai nuk paraqitet kurrë në punë. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memolla, i është besuar pozicioni i skrepistit.
Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse në qendrën kulturore të bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës.
Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.
Tani, pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës.
Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht “specialist i shërbimit social” — në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë: në treg duke shitur fruta e perime.
Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.
Është e qartë: të gjitha postet që përmendëm janë qoka të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës./PIRANJAT
Florjan Binaj TIRANË- Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem m...
foto ilustruese Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Q...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një shqiptarë është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedh...
foto ilustruese TIRANË- Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kan&eu...
Fatmir Sheholli KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të...
KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe...
Foto nga vendngjarja TIRANA- Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dë...
Ismail Kadare FRANCË- Këshilli Bashkiak i Parisit ka vendosur dje unanimisht të vendosë një pllakë përkujtimore n&e...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Pamjet nga Operacioni i befasishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë...
foto ilustruese GREQI- Autoritetet ligjzbatuese po vijojnë hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe kujdestarit...