LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy zyrtarë të lartë belgë japin alarmin: Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe që kemi

De Morgen shkruan se, sipas dy drejtorëve, operacioni goditi krimin e organizuar, por sipas tyre ato tashmë janë mbushur sidomos nga rrjetet shqiptare dhe kriminelë nga Serbia dhe Mali i Zi. Yve Driesen tha se mafia shqiptare ka fituar jashtëzakonisht shumë terren dhe kontrollon të gjithë zinxhirin logjistik, nga Amerika e Jugut deri në port dhe rrjetet e shitjes në rrugë”.

28 Shkurt 2026, 16:23 Nga E. D

Dy zyrtarë të lartë belgë japin alarmin: Krimi i organizuar

BRUKSEL- Drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në Anversë, Yve Driesen ka deklaruar në një intervistë për gazetën belge, De Morgen se mafia shqipfolëse është sfida e tyre më e madhe. Sipas gazetës belge, këto deklarata janë bërë saktësisht pesë vjet pas zbërthimit të SKY ECC. 

De Morgen shkruan se, sipas dy drejtorëve, operacioni goditi krimin e organizuar, por sipas tyre ato tashmë janë mbushur sidomos nga rrjetet shqiptare dhe kriminelë nga Serbia dhe Mali i Zi. Yve Driesen tha se mafia shqiptare ka fituar jashtëzakonisht shumë terren dhe kontrollon të gjithë zinxhirin logjistik, nga Amerika e Jugut deri në port dhe rrjetet e shitjes në rrugë”.

Ndërsa, Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore në Bruksel tha për De Morgen, se shqiptarët punojnë shumë profesionalisht dhe janë më të vështirë për tu goditur”. Gjithashtu ajo që bie më shumë në sy, sipas policisë, është niveli i kontrollit që rrjetet shqiptare kanë mbi logjistikën.

Artikulli i De Morgen: 

“Sot po shohim se mafia shqipfolëse është sfida jonë më e madhe”.

Kështu deklaroi drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në Anversë. Saktësisht pesë vjet pas ndërhyrjes historike të policisë në rrjetin e komunikimit të koduar SKY ECC, ai së bashku me kolegun e tij në Bruksel bëjnë një bilanc të situatës.

Sipas dy drejtorëve, operacioni hapi “vrima të mëdha” në krimin e organizuar, por sipas tyre ato tashmë janë mbushur sidomos nga rrjetet shqiptare dhe kriminelë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Yve Driesen, drejtor i Policisë Gjyqësore në Anversë, tha: “Mafia shqiptare ka fituar jashtëzakonisht shumë terren. Ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin logjistik, nga Amerika e Jugut deri në port dhe rrjetet e shitjes në rrugë”.

Edhe Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore në Bruksel thekson: “Shqiptarët punojnë shumë profesionalisht. Janë më të vështirë për t’u goditur”.

Në mars të vitit 2021, policia federale belge kreu më shumë se 200 kontrolle të njëkohshme pas thyerjes së platformës së koduar SKY ECC. Përmes mesazheve të enkriptuara, policia mundi të ndiqte komunikimin e mijëra kriminelëve, përfshirë drejtues të rrjeteve ndërkombëtare të drogës.

Sipas drejtuesve të policisë, kjo çoi në mijëra arrestime, sekuestrimin e qindra tonëve drogë dhe miliona euro pasuri kriminale. Shumë nga figurat kryesore të atëhershme në portin e Anversës tashmë janë dënuar ose ndodhen në burg.

Por vakuumi i pushtetit u mbush shpejt.

“Ata që dominonin atëherë, sot janë kryesisht jashtë loje,” thotë Driesen. “Por nuk kam iluzione: vrimat që u hapën, mbushen shpejt”.

Ajo që bie më shumë në sy, sipas policisë, është niveli i kontrollit që rrjetet shqiptare kanë mbi logjistikën.

“Ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin,” thotë Driesen. Kjo nënkupton: kontakte në Amerikën e Jugut, transport përmes Europës, infiltrime në porte dhe shpërndarje në nivel rruge.

“Nuk kanë nevojë për korrupsion politik, siç ndodhte dikur me mafien italiane. Gjithçka qëndron te manipulimi i zinxhirit logjistik: paralajmërimi gjatë kontrolleve doganore, nxjerrja e kontejnerëve. Falë SKY ECC ne arritëm ta kuptojmë plotësisht këtë”.

OKB-ja dhe Bashkimi Europian kishin raportuar vite më parë se kriminelët nga Shqipëria dhe Serbia blinin drejtpërdrejt kokainë në Peru nga furnitorë në brendësi të vendit.

Në këtë mënyrë siguronin sasi më të lira në një zonë që më parë konsiderohej shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u arritur nga rrjetet europiane. Në Bruksel, policia sheh një fenomen tjetër: vitet e fundit janë shfaqur grupe të lidhura me botën kriminale rreth Marsejës.

“Janë tipa shumë të dhunshëm që qëllojnë thjesht për të frikësuar. Bëhet fjalë për territor. E dimë me siguri që këtë betejë e kanë fituar kryesisht”, thotë Jacobs.

Ai bën një dallim të qartë në modelet e dhunës: “Kur kriminelët shqiptarë qëllojnë, shpesh është një veprim ‘kirurgjikal’, menjëherë vdekjeprurës. Ndërsa autorët në Bruksel qëllojnë në mënyrë të pakontrolluar, me rreziqe të mëdha për popullsinë”.

Sipas drejtuesve të policisë belge, rrjetet kriminale kanë nxjerrë mësime nga rasti i Sky ECC. Periudha kur komunikonin hapur në një sistem të vetëm, që besohej ‘i pathyeshëm’, ka përfunduar.

“Tani punojnë më me kujdes dhe e fragmentojnë komunikimin,” thotë Driesen.

Jacobs konfirmon se kriminelët i shpërndajnë mesazhet e tyre në disa platforma. Detaje nuk jep. “Me gjasë po na lexojnë”.

Drejtorët bëjnë thirrje për më shumë investime në kapacitete të specializuara për dekriptim dhe analizë. Sipas tyre, Belgjika është pas vendeve si Holanda, ku disa shërbime bashkëpunojnë në një qendër të përbashkët dekriptimi.

Driesen thekson se policia u përball me rreth një miliard mesazhe tekstuale, mesazhe zanore dhe materiale vizuale.

“Nuk mund t’i lexosh një nga një. Kemi angazhuar shkencëtarë të të dhënave, ekspertë financiarë dhe specialistë IT për ta përballuar”./Dosja.al

bandat shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj