LIVE UPDATES
Aktualitet

A po largohet Amerika nga Europa? Arkitekti i zgjerimit të NATO-s flet në podkastin e Ditmir Bushatit. Bordi i Paqes: Diplomaci reale apo simbolikë politike?

Diskutimi u përqendrua te gjendja e marrëdhënieve transatlantike, ndryshimet në rendin global dhe sfidat që përballin NATO-n dhe Perëndimin.

28 Shkurt 2026, 15:07 Nga DOSJA
A po largohet Amerika nga Europa? Arkitekti i zgjerimit të NATO-s flet
Daniel Fried

TIRANË- Në episodin më të fundit të “Public Square”, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë të zgjeruar me Ambasadorin amerikan Daniel Fried, ekspert në Atlantic Council dhe një nga figurat kyçe të politikës amerikane për Europën pas Luftës së Ftohtë. Diskutimi u përqendrua te gjendja e marrëdhënieve transatlantike, ndryshimet në rendin global dhe sfidat që përballin NATO-n dhe Perëndimin.

Ambasadori Fried vlerësoi fjalimin e Sekretarit amerikan të Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih si një mesazh me elemente pozitive për partneritetin transatlantik, por theksoi se ai kishte mangësi serioze, sidomos mungesën e një trajtimi të fortë të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mesazhet e përziera që vijnë nga politika e jashtme amerikane. Sipas tij, Europa duhet të rrisë përgjegjësitë për mbrojtjen dhe të ndërtojë një rol më të fortë brenda NATO-s, ndërsa marrëdhënia me SHBA mbetet e domosdoshme pavarësisht tensioneve të fundit.

Biseda trajtoi edhe ndryshimin e rendit ndërkombëtar dhe bashkëpunimin e fuqive autoritare. Fried theksoi se epoka e besimit të pakufizuar në globalizim ka përfunduar dhe se Perëndimi duhet të bashkohet përballë sfidave nga Rusia dhe Kina, duke paralajmëruar kundër iluzioneve për një afrim strategjik me Moskën. Ai nënvizoi se një Europë më e fortë dhe më e aftë për të vepruar vetë do të ishte zhvillim pozitiv për të ardhmen e aleancës.

Në fund të intervistës, Ambasadori Fried komentoi edhe nismën e re të Presidentit Trump për krijimin e një “Bordi Paqeje”, duke ngritur pikëpyetje mbi koherencën dhe objektivin real të kësaj iniciative. Sipas tij, përbërja e vendeve të ftuara, disa prej tyre me standarde të diskutueshme demokratike, ngre dilema mbi natyrën e këtij formati dhe mbi kriteret e përzgjedhjes. Ai sugjeroi se për shumë liderë pjesëmarrja mund të jetë më shumë një investim në marrëdhëniet me Washingtonin sesa një angazhim thelbësor për zgjidhjen e konfliktit në Gaza, i cili u paraqit si misioni fillestar i Bordit.

Fried theksoi se çdo nismë e re ndërkombëtare duhet të gjykohet mbi bazën e rezultateve konkrete dhe jo mbi retorikën politike, duke shtuar se nëse Bordi synon të zgjerojë ambiciet përtej Gazës, ai duhet fillimisht të dëshmojë efektivitet dhe qartësi strategjike. Në të kundërt, ekziston rreziku që iniciativa të perceptohet si instrument simbolik ose si platformë politike pa ndikim real në terren.

Episodi ofron një analizë të thelluar të sfidave aktuale gjeopolitike dhe të së ardhmes së partneritetit SHBA–Europë, duke sjellë një perspektivë të drejtpërdrejtë nga një prej arkitektëve të politikës amerikane në Europën post-komuniste.

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet