LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ishin kursimet e mbledhura në vite"/ Rrëfimi i Kejvinës: Kisha merak për eurot mos mi merrte pastruesja, por i mori shoqja që pija kafe...

Sipas modeles, dhënia e eurove është bërë pasi ajo do largohej nga shtëpia dhe do shkonte në Lezhë. Por për shkak të frikës se këtë sasi lekësh ja merrte pastruesja e shtëpisë, ka vendosur tia besojë pikërisht shoqes së saj.

14 Maj 2026, 16:09 Nga Elton Qyno

"Ishin kursimet e mbledhura në vite"/ Rrëfimi i

Është zbardhur dëshmia e plotë e modeles Kejvina Kthjella, e cila ka treguar në polici se sasinë prej 8 mijë euro, ja ka dhënë në mirëbesim dhe ruajtje, shoqes së lagjes me të cilën pinte kafe, Anela Osmani. 

Sipas modeles, dhënia e eurove është bërë pasi ajo do largohej nga shtëpia dhe do shkonte në Lezhë. Por për shkak të frikës se këtë sasi lekësh ja merrte pastruesja e shtëpisë, ka vendosur tia besojë pikërisht shoqes së saj.

Në rrëfimin e saj të dhënë në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë, Kejvina Kthjella ka treguar se në 18 Prill 2026 do të largohej për disa ditë në qytetin e Lezhës tek familjarët e saj dhe ka qenë ulur në kafe me Anela Osmanin, duke diskutuar për pjesën e ikjes së saj në Lezhë dhe se në shtëpinë e saj do të vinte pastruesja për të pastruar dhe kishte merak për lekët që kishte në shtëpi.

Kejvina, sqaron se Anela i është vetë ofruar që t’ia mbajë ajo lekët dhe t’ia ruajë derisa të kthehet në shtëpi në kasafortën e saj ato ishin 8000 euro të cilat Kejvina, thotë se ishin kursimet e saj të mbledhura në vite.

Modelja Kejvina Kthjella, ka treguar në polici se Anela, ka qënë në dijeni të lekëve që ajo ka patur pasi i ka treguar se ka dëshirë që këto para ti investojë në një biznes të vogël.

I ka dhënë lekët e saj tek kafja poshtë shtëpisë ku ato kanë qënë ulur dhe është larguar. Me datë 20 Prill 2026, Kejvina, është kthyer në Tiranë dhe i ka kërkuar Anela Osmanit, paratë e saj por shton se ajo i ka gjetur justifikime duke i thënë se e ka kapur ankthi dhe se ka bllokuar kodin e kasafortës.

Me datë 22 Prill 2026 është takuar përsëri me të për ti kërkuar lekët dhe të hapte kasafortën madje kanë kërkuar në internet një numër të cilët hapin kasafortat dhe pasi kasaforta është hapur në të nuk është gjendur asgjë dhe paratë mungonin.

Kejvina, shton se i ka kërkuar shpjegime në lidhje me këtë gjë dhe se Anela Osmani, i ka thënë se paratë i ka futur në bankën e saj dhe se për 1 orë do ta telefonojë për të marrë lekët.

Nga data 23 prill 2026 dhe deri më 6 Maj 2026 kjo Anela Osmani, vazhdon ta mashtrojë duke i thënë që i janë bllokuar bankat dhe lekët në bankë dhe do ti gjejë tek familjarët.

Më pas i ka komunikuar se i ka ndodhur një incident dhe se i kanë vjedhur shtëpinë dhe çdo ditë ka gjetur nga një justifikim të ri. Gjendur përpara këtij fakti Kejvina Kthjella, ka paraqitur kallëzim në polici.

Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Anela Osmanit. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka sqaruar se:

“...Kejvina ja ka dhënë disa para, të cilat ishin të vendosura në një çantë dhe ja ka lënë t’ia ruajë në kasafortën e saj, pasi ajo do të shkonte disa ditë në Lezhë tek familjarët e saj dhe kishte frikë ti linte në shtëpi. Ajo i ka marrë çantën e ka hapur dhe ka parë që ishin para të prerjeve 100 euro por nuk i ka numëruar sa lek ishin. E ka pyetur sa është shuma dhe i ka thënë që janë 8 mijë euro pasi 2 mijë i ka marrë me vete dhe e ka besuar. I ka futur në kasafortë për ti ruajtur...”.

Sipas Anela Osmanit, sasinë e eurove e ka marrë nga Kevina në datën 18 Prill. Por pas disa ditësh Anela sqaron se ka patur një problem në punë, ka qenë e stresuar dhe gjithashtu i ka ndodhur një problem shëndetësor.

“...kur Kejvina, është kthyer për të marrë paratë me 22 Prill 2026, i ka thënë se ka patur një problem shëndetësor dhe për këtë arsye ka përdorur lekët e saj pasi llogaria që ka ajo për momentin është bllokuar dhe nuk ka mundur të tërheqë para nga llogaria e saj. Për arsye se iu deshën në mënyrë të shpejtë ka përdorur paratë e saj dhe i ka thënë se do të ti kthej por të lutem më lër pak kohë sapo të zhbllokohet banka. Ajo deklaron se me Kejvinën njihet prej rreth një muaji dhe se e ka njohur në lagje pasi banojnë të dyja në të njëjtin vend dhe janë njohur duke pirë kafe tek lagja dhe kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore...”- ka deklaruar në polici Anela Osmani.

Më tej kjo e fundit ka pohuar se të gjitha paratë që i ka marrë do t’ia kthejë brenda një muaji dhe do të verë në dijeni policinë, për çdo veprim që do të kryej deri në momentin që do t’ia likuidoje të gjitha./SYRI.net

kejvina kthjella anela osmani euro

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara