Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
AKU njofton se nga analizat e kryera në laboratorin e referencës ISUV rezultoi se tetë prej mostrave ishin brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makaroni, produkt i gatshëm i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi pozitive me bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaze .
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar analizat e mostrave të ushqimit të marrë nga kateringu në Akademinë e Sigurisë. AKU njofton se nga analizat e kryera në laboratorin e referencës ISUV rezultoi se tetë prej mostrave ishin brenda normave të lejuara.
Ndërsa një mostër makaroni, produkt i gatshëm i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi pozitive me bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaze. Për këtë arsye, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin “SORI-AL”, me administratore Alma Tafani. Po ashtu ky subjekt u gjobit nga AKU-ja me 1.5 milionë lekë.
Njoftimi i AKU:
"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).
Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk. Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.
Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,
AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura. Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare. Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform." njofton AKU./Dosja.al
foto nga vendgjarja SHKODËR- Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Shkodër. Sipas...
KOSOVË- Çmimet në Kosovë kanë vazhduar rritjen edhe gjatë prillit 2026, me transportin, energjinë dhe ushqimet që ka...
Ish-kongresisti i ndjerë amerikan, Eliot Engel. Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shte...
Dritan Bellaj Në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, figurave publike dhe përfaqësuesve t...
Një minator i Trepçës Tetëmbëdhjetë minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në minierën e...
GJKKO TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dëshumar në Gjykatën e Posaçme duke zbuluar detaje t&...
foto nga vendngjarja SARANDË- Pas disa orësh kërkimesh, policia e Sarandës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të ...
TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, Mustafa Saliun, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për vepr&...
Foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Kor&cce...
TIRANË- Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj kreut të bandës, La...