Dhunohet mjekja në QSUT! Pesë persona e rrahin me grushte se u neglizhoi të afërmin, thyejnë dhe dyert e dritaret e spitalit
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që dhunuan me grushte mjeken në Tiranë, thyen dyert e dritaret e QSUT-së 8 Shkur...
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që dhunuan me grushte mjeken në Tiranë, thyen dyert e dritaret e QSUT-së 8 Shkur...
Zelenskyy takohet për herë të parë me mbretin Charles 8 Shkurt, 16:06 Vizita 'maratonë'/ Pas Londr&...
'Ftoni mediat'/ Boçi ankohet në Komisionin e Etikës: Zbatoni ligjet e shkruara, keni frikë të flisni për skandal...
Tërmeti në Turia: Pamjet satelitore të shkatërrimit janë tronditëse, banesa të rrënuara, ngrihen tendat ...
I afërmi i të miturës tha se qëllimi i përdhunuesve ka qenë që ta çojnë vajzën në Itali për prostitucion.
TIRANË- Familjari i 15-vjeçares që u largua familjarisht nga Shqipëria pasi u përdhunua nga një grup djemsh ka bërë apel kundrejt institucioneve të drejtësisë. Në një lidhje në emisionin “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, i afërmi i të miturës tha se qëllimi i përdhunuesve ka qenë që ta çojnë vajzën në Itali për prostitucion.
“Babai i 15 vjeçares vdiq tragjikisht nga një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë problem, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysēm sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr. Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre,”- tha familjari ndër të tjera.
Sot Gjykata e Lezhës i ka hapur dyert një prej të arrestuarve për përdhunimin e 15-vjeçares, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar. Ardjan Gjinkolaj, 18 vjeç është lënë në masën ‘arrest shtëpie’, kur kanë kaluar gjashtë muaj nga mbyllja e hetimeve e pretenca e prokurorisë e cila ka kërkuar 46.5 vite burg për të ulurit në bankën e të akuzuarve. Tashmë pas hekurave për të njëjtën vepër penale janë tre persona të tjerë, Ermal Trazhi, Nikë Lleshi dhe Albert Molla, për të cilët do të vendosë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj.
Si u zbulua abuzimi?
Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.
Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Të arrestuarit pretendojnë se e gjithë ngjarja është inskenuar nga vajza. Rasti i përdhunimit të të miturës solli një valë protestash në vend.
Foto Ilustruese TIRANË- Babai i 15-vjeçares së përdhunuar në Rrëshen, ngjarje për të cilën ndodhen pas hekur...
Genc Ruli TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me marrjen në pyetje të ish-ministrit t&e...
Erjon Shehaj TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj rrezikon shkarkimin nga detyra për shkak të problemeve n...
Esmin Ferhati GREQI- Personi që po shikoni është 30-vjeçari shqiptar që u plagos me armë zjarri nga një efektive polic...
Protesta TIRANË- Nënësit e kolegjit 'Mehmet Akif' kanë dalë ditën e sotme në protestë. Në oborrin e kolegjit a...
Anija DURRËS- Ditën e sotme, anija e peshkimit “Anyway” e cila para një muaji u kap në kuadër të operacionit...
Ambulance greke GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit ku një 50-vjeçar s...
Paketat e sekuestruara TIRANË- Një 37-vjeçar me inicialet S. R., banues në Tiranë është vënë në p...
Admir Thanza TIRANË- Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Tha...
Momenti i vjedhjes TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një pasti&c...