LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA- Atentati ndaj L.M, Dumani: Ma kërkoi Suel Çela, dha 10.000 € kapar

Qëlloi por nuk arriti që ta eliminonte, ndaj armën që pretendonte se e kishte që nga viti 1997 në shtëpi, shton se e ka hedhur në ujrat e liqenit. Nga zona e liqenit, ka shkuar tek “21 Dhjetorit”, aty ku me furgon është kthyer në Fier.

20 Maj 2022, 10:46 Nga DOSJA
 

DOSJA- Atentati ndaj L.M, Dumani: Ma kërkoi Suel Çela, dha 10.000

TIRANË- Vrasja e biznesmenit L.M u kërkua nga Suel Çela, të paktën kështu pretendon Nuredin Dumani në rrëfimin e tij për SPAK. Ai ka zbërthyer të gjithë atentatin e dështuar ndaj Mashës, të cilin ia la në dorë që ta organizonte Henrik Hoxhaj, e më pas ta ekzekutonte Skerdi Tasi. Por nuk ia dolën dot. I dyshuari kryesore për ngjarjen që ka përfunduar edhe në prangat e Policisë së Shtetit, Skerdi Tasi gjithashtu tregon gjithë dinamikën e ngjarjes, duke shtuar se për pak ditë ka qëndruar në Astir dhe më pas kë qarkulluar për nga zona e liqenit, ku dinte se do të gjente shënjestrën e tij. Qëlloi por nuk arriti që ta eliminonte, ndaj armën që pretendonte se e kishte që nga viti 1997 në shtëpi, shton se e ka hedhur në ujrat e liqenit. Nga zona e liqenit, ka shkuar tek “21 Dhjetorit”, aty ku me furgon është kthyer në Fier.  

Në muajin Janar kisha ardhur disa ditë në qytetin e Tiranës dhe kam qëndruar në banesën e vëllait Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”.  Kam qëndruar edhe në shtëpinë e Arjan Hoxha nga Tepelena i cili banon në “Astir”. Më datën 18.01.2022 reth orës 07:30 – 08:00, kam dalë nga banesa e vëllait në lagjen “Ali Demi” dhe kam ecur në këmbë i vetëm me drejtim tek parku i Liqenit Artificial. Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur në drejtim për nga teatri veror, kam vazhduar rrugën ku del tek një fushë volejbolli që ka disa bar kafe. Kam qëndruar rreth një orë dhe kam parë që një mjet ML me targa Tirane, për të cilin mendoja se ishte e një personi që dy javë më parë kisha pasur një debat. Në momentin që pashë automjetin kamë nxjerrë një armë zjarri e tipit automatik skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi në makinë nuk ishe ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap. Kam vënë re se drejtuesi i mjetit iku disa metra para dhe u kthye me makinë prapa. Pas këtij momenti kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradën duke marrë drejtimin për nga liqeni. Armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth 300 metra nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujrat e liqenit rreth 10 – 15 metra nga bregu. Vendin e mbaj mend nëse shkoj ta shikoj. Pas hedhjes së armës kam vazhduar rrugën e në këmbë për te kryqëzimi tek zona e “21” në Tiranë. Aty kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar në drejtim te Fierit. Armën e kam patur në banesën time në Levan që nga koha e trazirave të vitit 1997. Armën e kisha fshehur tek Liqeni para se të ndodhte ngjarja. Lulzim Mashën nuk e njoh dhe nuk kam asnjë konflikt me të. Kam pasur konflikte me një person dy javë para ngjarjes, nuk ja di gjeneralitet por e njoh si fytyrë, ai ka kaluar rastësishëm pranë digës së liqenit dhe mua më ishte fiksuar se ai kalonte në atë vend që unë kam qëlluar me armë. Ju sqaroj edhe njëherë se kam ngatërruar person dhe këtë gjë e vura re menjëherë pasi u afrova te makina mbi të cilin kisha qëlluar me armë zjarri. Në atë moment kam ndaluar të shtënat”.

Tase ka kryer vetëm aktin, por bisedat nga Kosova me Suel Çelën i ka bërë Nuredin Dumani. Duke qenë se vetë fshihej në Kosovë, Dumani ia ka kaluar porosinë Rikut (Henrik Hoxhajt) që më pas ka kontraktuar Tasen, për të kryer më pas vrasjen për të cilën kanë marrë si kapar 10 mijë euro. Edhe pse dështuan Çela nuk e ka vrarë mendjen, duke u thënë: Të jenë çunat mirë, po hë! Megjithatë nuk dihet pse kërkohej ky ekzekutim nga Çela.

“Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro,”- tregoi Dumani ndër të tjera.

DËSHMIA E PLOTË:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Ëilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Ëilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………... Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Ëolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku. Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Ëilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) ...Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”... Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari