LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Fatmira Dedaj! Dumani: E ndiqnim çdo ditë, shkonte tek djali në varreza

Nuredin Dumani ka treguar se si Festim Qoli i ofroi 40 mijë euro për të vrarë Fatmira Dedja. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, Dumani tregon bashkëpunimin me Talo Çelën për ta vrarë e deri tek largimi i Festimit nga Shqipëria.

20 Maj 2022, 08:55 Nga DOSJA
Vrasja e Fatmira Dedaj! Dumani: E ndiqnim çdo ditë, shkonte tek
Fatmira Dedja

TIRANË- Nuredin Dumani ka dhënë informacion për shumë vrasje të bujshme që kanë ndodhur në vendin tonë përgjatë viteve. Një prej tyre është dhe vrasja e Fatmira Dedaj, nëna e Elvis Dedajt, i vrarë nga Talo Çela dhe Nuredin Dumani në vitin 2012. 

Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, thuhet se e ndjera, një ditë para vrasjes do të largohej nga qyteti i Durrësit, bashkë me një shoqen e saj, Natasha Metaj. Fatmira, dyshonte se autori i vrasjes së djalit të saj ishte Festimi, madje e kishte kërcënuar këtë të fundit. 

'Kujtim Hasa ka shpjeguar se punon në karburant Clasik dhe ditën që ka ndodhur vrasja e viktimës Fatmira Dedaj ajo ka qenë në mëngjes te karburanti ku ka pirë një kafe. Në lokalin e këtij karburanti është takuar dhe me punëtorët dhe është larguar. Ajo u ka thënë se të nesërmen do të largohet nga qyteti i Durrësit bashkë me një të njohurën e vetë. Shtetasja Natasha Metaj (shoqja e ngushtë) e saj ka shpjeguar se me viktimën kishin shoqëri të ngushtë dhe se pas vdekjes së djalit ajo fajësonte shtetasin Festim Qoli si person i implikuar në vdekjen e tij madje këtë fakt ajo e kishte shprehur dhe në prani të tij dhe ky fakt i fundit sipas saj e kishte kërcënuar dhe atë. Atë ditë ajo do shkonte te karburanti “Clasik” për të biseduar me Festimin për të sqaruar problemin e vjedhjes që ishte konstatuar gjatë kontrollit në pikën e shitjes. Shtetasi Ledio Bllaca (nipi i viktimës) ka shpjeguar se Fatmira Dedaj dyshonte tek shtetasi Festim Qoli për vrasjen e djalit të saj Ervisin një vit më parë dhe se dyshimet për vrasjen e saj 14.09.2013 bien po mbi këtë shtetas pasi ajo nuk kishte konflikte me njerëz të tjerë. Nga hetimet ka rezultuar se viktimës i është marrë çanta e dorës.'- thuhet në dosje. 

Më tej, Dumani ka treguar se ka qënë Festim Qoli ai i cili kërkoi që të hiqte qafe nënën e Dedës, pasi po 'e ngushtonte'. Ai i kishte ofruar 40 mijë euro për ta eleminuar. Talo Çela ra dakord që të kryente vrasjen, të cilën fillimisht menduan ta bënin në varreza, pasi Fatmira shkonte çdo ditë te varri i djalit. Më pas, Dumani tregoi se i kërkuan Festimit që të largohet nga Shqipëria, në mënyrë që asnjë të mos dyshonte se ai e kishte urdhëruar vrasjen. Një nga arsyet se përse Festimi kërkoi eleminimin e Fatmirës ishte pasi kjo e fundit zotëronte 51% të aksioneve ndërsa Festim Qoli zotëronte 49%.

'Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoj nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të jap 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50tat, ka një djalë dhe tre goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin.....di që jeton ke rrotondo e luleve kur vjen nga Peqini diku 100m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m.... Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat.

Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po ska fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi.... Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me suzukin/toyotën, Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti.

Talo më pas i grabiti  çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi. Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. Lekët i kishte futur tek marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”.- thuhet në dosje.

(a.b)/dosja.al

 

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari