LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTET/ Sonila Bejtja me ‘Mandat të Plotë’, por si Sadushi dhe Begaj po kryejnë ‘puç’ Kushtetues

Nën ndikimin e fuqishëm të Sokol Sadushit, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, më 30 janar 2025, Presidenti Bajram Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues”.

4 Qershor 2025, 22:02 Nga M.B
DOKUMENTET/ Sonila Bejtja me ‘Mandat të Plotë’, por si
Sokol Sadushi

TIRANA- Pra, Sokol Sadushi do të udhëhiqte procedurat për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska dhe pas përfundimit të mandatit të kryetares Holta Zaçaj. Por oreksi i tij nuk përfundoi këtu. Nën ndikimin e fuqishëm të Sokol Sadushit, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, më 30 janar 2025, Presidenti Bajram Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues”.

Ky është momenti kur Begaj, me dëshirë apo në mënyrë të pavullnetshme, përfshihet në atë që konsiderohet, as më shumë e as më pak, si puç kushtetues. Në letrën e tij, Begaj shpreh shqetësimin se Gjykata Kushtetuese po pengon skemën e ripërtëritjes me 3 vjet të gjyqtarëve kushtetues, sipas skemës së parashikuar në Ligjin Themeltar, që thotë:

“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë...”.

Në thelb, Begaj kërkon interpretim mbi mandatet e të gjithë gjyqtarëve kushtetues. Megjithëse objekti i kërkesës ishte “mbarim mandati”, baza ligjore e përmendur nga Presidenti lidhet me “konfliktin e kompetencave mes institucioneve”. Përballë një shkrese të paqartë, ku objekti i kërkesës nuk lidhet me bazën ligjore, një kolegj prej tre gjyqtarësh kushtetues vendosi në prill 2025 që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentash.

Përpara se të shkojmë tek shqyrtimi i pritshëm i kërkesës së Begajt, duhet të ndalemi në detajet se përse e gjithë iniciativa e tij është anti-kushtetuese. Pika e parë: Presidenti i referohet radhës së përcaktuar në nenin 179, pika 2 të Kushtetutës për skemën e ripërtëritjes, ndërkohë që ajo flet vetëm për radhën e emërimeve dhe jo të mandateve të tyre.

Pika e dytë: Presidenti Begaj, në vijën e ngritur më herët nga Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, ka përmendur specifikisht mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Por, a përfshihet mandati i saj në skemën e ripërtëritjes? Kthehemi pak në historinë e këtij mandati. Në prill të vitit 2016 përfundon mandati i gjyqtarit kushtetues Sokol Berberi. Megjithëse Kushtetuta parashikonte që ai kishte të drejtën të qëndronte në detyrë deri në emërimin e pasuesit të tij, gjyqtari Berberi vendosi të largohej në shtator të atij viti, duke lënë vendin vakant.

Për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve të reja sipas Reformës në Drejtësi, Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta, shpalli më 7 shkurt 2018 thirrjen për kandidaturat që do të konkurronin për plotësimin e vakancës së plotë, pra me mandat 9-vjeçar, për zëvendësimin e ish-gjyqtarit Sokol Berberi. Me vendimin nr. 128, të datës 29 shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar në atë kohë nga Ardian Dvorani, i dërgoi Presidentit të Republikës listën e kandidatëve të kualifikuar për të zëvendësuar mandatin e ish-gjyqtarit kushtetues, Sokol Berberi.

Në vendimin e nënshkruar nga Dvorani, theksohet që në titull se bëhet fjalë për “vakancë të plotë”. Ndër katër emrat e kualifikuar, Presidenti Meta emëroi për gjyqtar kushtetues prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në atë kohë, Besnik Muçi, me dekretin nr. 11313, datë 15 tetor 2019. Por, ndërkohë, Besnik Muçi ishte në proces Vetingu, të nisur ndaj tij në kohën kur ishte prokuror. Më 21 nëntor 2019, pra vetëm një muaj pasi ishte emëruar gjyqtar kushtetues, Besnik Muçi shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetingut.

Në këtë mënyrë, Presidenti i Republikës u detyrua të rishpallë thirrjen për plotësimin e vendit vakant të mbetur nga shkarkimi i gjyqtarit Muçi, i cili, siç thamë më parë, ishte emëruar në detyrë për mandat 9-vjeçar, që niste në vitin 2019 dhe përfundonte në 2028. Zëvendësuesi i tij do të duhej të ushtronte detyrën për pjesën e pakonsumuar të Muçit, pra për rreth 8 vjet e 11 muaj.

Pas procedurave të reja, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 66, të datës 28 dhjetor 2020, i përcolli Presidentit të Republikës emrin e Sonila Bejtjas si kandidate që plotëson kriteret për emërimin si gjyqtare kushtetuese, në vendin vakant të krijuar nga Besnik Muçi. Në të njëjtën ditë, Presidenti i Republikës emëroi Sonila Bejtjan si gjyqtare kushtetuese, me dekretin nr. 11364, datë 28 dhjetor 2020. E gjithë kronologjia, si edhe dokumentet e procedurës, dëshmojnë qartësisht se Sonila Bejtja është emëruar në detyrë për vakancën e plotë të krijuar nga Besnik Muçi dhe se mandati përfundon në vitin 2028.

Këto janë dokumente që gjenden edhe në zyrën e Bajram Begajt. Por ai ka vendosur t’i shohë ndryshe, duke nxitur një krizë kushtetuese të panevojshme. Ish-gjyqtari Besnik Muçi, paraardhësi i Sonila Bejtjas, është i bindur se mandati i saj përfundon në vitin 2028.

Në një intervistë pak kohë më parë për “Task Force”-n e Sonila Meços në “Syri Televizion”, Muçi u shpreh se ai u emërua në Gjykatën Kushtetuese për një mandat të plotë 9-vjeçar dhe pasardhësja e tij, Bejtja, duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të afatit që u emërua ai, pra në fund të vitit 2028.

Ndërsa juristi Marash Logu thotë se “gjyqtarët kushtetues do të kryejnë shkelje të rënda kushtetuese dhe penale, nëse votojnë për ndërprerjen e mandatit të Sonila Bejtjas, dhe ata do të përballen me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për shpërdorim detyre”. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroi presidentin Bajram Begaj një ushtar të bindur të Edi Ramës dhe se po shkon deri në hedhjen në erë të Kushtetutës për llogari të kryeministrit.

“Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9-vjeçar, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës,” u shpreh Bardhi në një deklaratë publike pas letrës që presidenti Begaj i dërgoi Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Sonila Bejtjas.

Pika e tretë konfirmon se iniciativa e presidentit Begaj ndaj gjyqtares Sonila Bejtja është antikushtetuese. Gjyqtarja Bejtja ka kandiduar për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, duke e ditur se ajo ishte një vakancë e plotë. Pse është e rëndësishme kjo? Gjyqtari kushtetues duhet të dijë kohëzgjatjen e mandatit të tij, pasi afati i qëndrimit në detyrë është pjesë thelbësore e pavarësisë së tij. Këtë e kanë theksuar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese të marra ndër vite. Po citojmë njërin prej tyre, vendimi nr. 24, datë 9 Qershor 2011.

“Parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”.

Sipas atij vendimi:

“Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese”.

Pse u ndalëm tek ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011? Ai vendim, ku flitet se gjyqtari kushtetues duhet të dijë kohëzgjatjen e mandatit të tij kur emërohet dhe se afati është garanci që të mos ketë ndërhyrje nga organet që e kanë zgjedhur, është miratuar... pikërisht nga Sokol Sadushi, që në atë kohë ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pra, Sadushi i vitit 2011 fliste për paprekshmërinë e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, ndërsa sot, ai proklamon dhe madje udhëheq një skenar, që synon pikërisht të kundërtën e asaj që mbronte vetë disa vite më parë, duke synuar të ndërpresë në mënyrë antikushtetuese mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Pika e katërt e shkeljes kushtetuese në kërkesën e Presidentit Bajram Begaj.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, presidenti Begaj lë të kuptohet se gjykata po i pengon atij zëvendësimin e gjyqtares Sonila Bejtja, bazuar në skemën e rotacionit 3-vjeçar. Dhe, sipas tij, rotacioni është detyrim kushtetues. E rishohim edhe njëherë përcaktimin kushtetues për rotacionin. Neni 179, pika 3 e Kushtetutës thotë:

“Me qëllim për t’ë riturjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit”.

Pra, Kushtetuta ka shprehur në mënyrë specifike se mandatet e përkohshme janë ata që lidhen me gjyqtarët që u kanë mbaruar mandatet në vitin 2017 dhe 2020. Këto dy data lidhen me mandatet e Holta Zaçaj, që zëvendësoi në detyrë ish-gjyqtaren Vitore Tusha dhe që përfundonte në vitin 2025, si edhe me gjyqtarin Sandër Beci, i cili zëvendësoi ish-gjyqtarin Fatmir Hoxha, dhe mandati i të cilit përfundon në vitin 2028. Ndërkohë, Kushtetuta, po në të njëjtin nen, e thekson se:

“…Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit…”.

Gjyqtarja Sonila Bejtja është në detyrë si vijuese e mandatit të përfunduar nga ish-gjyqtari Sokol Berberi në vitin 2016. Duket qartë që ky vit nuk citohet aspak në Kushtetutë. Dhe, siç është parimi i njohur në jurisprudencë,

“Atë që nuk ka bërë ose nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk e bëjnë dot organet e tjera”./ Syri.net

 

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj