LIVE UPDATES
Aktualitet

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Fokusi kryesor është ndërprerja anti-kushtetuese e mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja. Personazhi kryesor më i dukshëm i këtij puçi kushtetues, i cili ka nisur hapat e parë prej vjeshtës së vitit 2024 dhe po vijon edhe në këto ditë, është Sokol Sadushi. Natyrisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk është i vetëm në këtë histori.

4 Qershor 2025, 21:55 Nga M.B
Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e
Foto ilustruese

TIRANA- Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgjedhor për Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej një tentativë që, nga mënyra, personat e përfshirë dhe përmasat e saj, nuk është asgjë më shumë se sa një puç kushtetues. Në qendër të këtij skenari është rrëmbimi i mandateve të disa prej gjyqtarëve kushtetues.

Fokusi kryesor është ndërprerja anti-kushtetuese e mandatit të gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja. Personazhi kryesor më i dukshëm i këtij puçi kushtetues, i cili ka nisur hapat e parë prej vjeshtës së vitit 2024 dhe po vijon edhe në këto ditë, është Sokol Sadushi. Natyrisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk është i vetëm në këtë histori.

Emisioni “Plug” do të mundohet të hedhë dritë mbi këtë skenar, i cili, për nga përmasat dhe efektet, është një tritol kundër Reformës në Drejtësi. Të gjithë elementët krijojnë bindjen se “drejtësia e re” po krijon një lloj korporatizimi të ri dhe shumë të fuqishëm në sistemin gjyqësor. Një lloj pushteti që po e shndërron “drejtësinë e Sokol Sadushit” në një super-pushtet, të kontrolluar nga një grusht i vogël personash.

Fillimisht, do të shohim se si u ngjit Sokol Sadushi në majën e drejtësisë. Sokol Sadushi ishte Drejtor i Shkollës së Magjistraturës në vitin 2016, kur ai u emërua nga miku i tij, Fatmir Xhafaj, si një nga Ekspertët e Nivelit të Lartë për hartimin e projektit të Reformës në Drejtësi. Projekti fillestar dhe i dakordësuar mes palëve politike parlamentare parashikonte që Ekspertët e Nivelit të Lartë nuk do të kishin mundësi që të emëroheshin në strukturat e reja gjyqësore.

Megjithatë, një ndërhyrje e minutës së fundit nga Fatmir Xhafaj, që ishte kryetar i Komisionit Parlamentar të Reformës, e ndryshoi atë parashikim. Një nga përfituesit kryesorë të dhuratës së Fatmir Xhafajt ishte pikërisht Sokol Sadushi. Në korrik të vitit 2019, kur ishte ende drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Sadushi aplikoi për një vend vakant në Gjykatën e Lartë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i drejtuar në atë kohë nga Naureda Llagami, miratoi kandidaturën e tij, pasi realizoi një verifikim sipërfaqësor mbi pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Vetingu i kryer nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është më së paku skarco. Problemet e Sokol Sadushit me pasurinë ishin të theksuara dhe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra, nëse ai do t’i ishte nënshtruar rivlerësimit si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë në detyrë që u përballën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Problemet e pasurisë së Sadushit ishin me të vërtetë të rënda dhe këtë gjë e dinte më së miri edhe bashkëshortja e tij, Edlira Petri, e cila, si gjyqtare në Apel, iu nënshtrua Vetingut normal. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në burimin e ligjshëm të blerjes së dy apartamenteve, njëri në Tiranë dhe tjetri në zonën bregdetare të Qerretit. Gjyqtarja Edlira Petri kërkoi nga trupa e Vetingut që ato pasuri janë krijuar nga bashkëshorti i saj nga një martesë e parë dhe nuk duhej të përfshiheshin në procesin e saj të rivlerësimit.

“Në përfundim të kësaj çështjeje, do të doja të sillja edhe një herë në vëmendje se veprimet e mësipërme, të kryera nga bashkëshorti im, i përkasin periudhës para martesës sonë. Si të tilla, pavarësisht se, sikurse u shpjegua, ato janë të ligjshme, vlerësoj se nuk duhet të përfshihen në kuadër të rivlerësimit tim”, deklaroi Edlira Petri, bashkëshortja e Sokol Sadushit, para trupës së Vetingut.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 17 qershor 2020, e konfirmoi në detyrë gjyqtaren Edlira Petri me dy vota pro. Ndërsa anëtarja e tretë shprehu mendimin se ajo duhej shkarkuar nga detyra, pikërisht për problemet me pasuritë e Sokol Sadushit. Dokumentat zyrtare të Vetingut, të konsultuara nga “Plug”, tregojnë qartë se Sokol Sadushi duhej skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë.

Por, Naureda Llagami dhe KLGJ-ja i mbyllën të dy sytë përballë problematikave në pasurinë e tij. Në 27 shkurt 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor i propozon Presidentit të Republikës emërimin e Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë. Në 11 maj të atij viti, Presidenti dekreton emërimin e tij si anëtar të Gjykatës së Lartë. Pak javë më pas, ai zgjidhet si zv.kryetar i gjykatës me funksionet e kryetarit.

Në tetor 2023, emërohet përfundimisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Pas katapultimit të dyshimtë në krye të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shumë shpejt nisi betejën për uzurpimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi, ndryshuan në mënyrë rrënjësore mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues. Sipas parashikimeve të reja, Gjykata Kushtetuese do të vijonte të kishte 9 anëtarë, nga të cilët tre do të zgjidheshin nga Presidenti, tre nga Kuvendi dhe tre nga Gjykata e Lartë, pas një filtrimi paraprak që do të kryhej nga një strukturë e re, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe me mandat 9-vjeçar.

Gjithashtu, Kushtetuta, me qëllim zbutjen e ndikimit politik, më saktë të maxhorancës, në kohën e miratimit të Reformës në Drejtësi, parashikoi në nenin 125, pika 5 të saj, zëvendësimin në çdo tre vjet të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thoshte që zëvendësimi i plotë i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese nuk do të bëhej vetëm gjatë mandatit të një përbërjeje parlamentare, por gjatë dy mandateve të përbërjeve parlamentare. Gjithashtu, Kushtetuta, në nenin 179, pika 3 e saj, detajonte edhe mënyrën e ripërtëritjes.

“Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025, dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.”

Skema e ripërtëritjes u konsiderua e drejtë në atë kohë edhe nga Komisioni i Venecias, në një opinion të vitit 2016. Përgjatë dy viteve pasuese, në 2017-2018, Gjykata Kushtetuese thuajse mbeti bosh, pasi anëtarët në detyrë dhanë dorëheqjen pas përfundimit të mandatit ose u shkarkuan nga procesi i Vetingut. Procedurat për emërimin e gjyqtarëve të rinj filluan vetëm në vitin 2019, pasi maxhoranca socialiste bllokoi për gati tre vjet funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Procedurat e ndjekura gjatë vitit 2020 nga KED-i, i drejtuar në atë kohë nga Ardian Dvorani, e çuan vendin në një krizë kushtetuese dhe përpasje të fortë ligjore e publike me Presidentin Ilir Meta. Për të zgjidhur konfliktin ndërhyri sërish Komisioni i Venecias, me një opinion të miratuar në qershor 2020. Në atë opinion, ekspertët e Venecias, krahas vlerësimit për kompetencat mes institucioneve, preku edhe disa çështje të tjera kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me ripërtëritjen trevjeçare të gjyqtarëve kushtetues, Venecia vlerësoi në vitin 2020 se ajo skemë ishte tashmë e tejkaluar.

“Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks dhe, në terma afatgjatë, rekomandohet thjeshtimi i tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e ripërtëritjes… Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet përtëritja. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë.”

Opinioni i Venecias ishte më aktual se kurrë. Në vitin 2020, pas vonesave në emërimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, tashmë skema e përtëritjes ishte realizuar vetëvetiu. Gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë janë zgjedhur në kohë të ndryshme dhe, rrjedhimisht, edhe mandatet e tyre i mbarojnë në kohë të ndryshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga “Plug”, kemi një situatë të tillë të kohëzgjatjes së anëtarëve në detyrë të Gjykatës Kushtetuese:

Gjyqtari                Organi i emërtesës          Koha për të cilën është zgjedhur              Afati

Marsida Xhaferllari          Presidenti           2019-2028            9 vjet

Fiona Papajorgji                Kuvendi               2019-2028            9 vjet

Elsa Toska (dorëhequr) Kuvendi               2019-2028            9 vjet

Sonila Bejtja (ka marrë mandatin e Besnik Muçit, i emëruar në tetor 2019, shkarkuar në nëntor 2019)      Presidenti                2019-2028            9 vjet

Sandër Beci (mandati i pjesshëm sipas nenit 179/3 të Kushtetutës, pasi zëvendësoi gjyqtarin Fatmir Hoxha, që i përfundonte mandati në vitin 2020)        Gjykata e Lartë 2020-2028            I emëruar në vitin 2022, përfundon në 2028, pra 6 vjet

Ilir Toska              Gjykata e Lartë 2022-2031            9 vjet

Gent Ibrahimi    Presidenti           2022-2031            9 vjet

Marjana Semini                Kuvendi               2023-2032            9 vjet

Holta Zaçaj (mandati i pjesshëm sipas nenit 179/3 të Kushtetutës, pasi zëvendësoi Vitore Tusha, që i përfundonte mandati në vitin 2017)     Gjykata e Lartë 2017-2025            E emëruar në vitin 2023, përfundon në 2025, pra 2 vjet

Pra, prej fillimit të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese ishte në normalitet maksimal. Trupa gjyqësore ishte e plotë me 9 anëtarë, koha e zgjedhjes dhe mandatet e tyre nisën dhe përfundonin në kohë të ndryshme, dhe qëllimi i përtëritjes së 3 mandateve në periudhë 3-vjeçare ra automatikisht.

Kjo rutinë u prish në shtator 2024. Me një lëvizje të papritur, në 19 shtator 2024, gjyqtarja Elsa Toska jep dorëheqjen me motivacionin “për arsye personale”. Toska ishte zgjedhur nga Parlamenti, pas një gare të fortë dhe një procesi që zgjati për shumë muaj. Ndaj, dorëheqja, aq më tepër nga një pozicion në çatinë e Shtetit, dukej një veprim i pakuptimtë. Arsyet personale nuk u sqaruan asnjëherë dhe tashmë Elsa Toska është e angazhuar me kënaqësi si pedagoge në fakultet. Megjithatë, disa të dhëna që dolën kohë më vonë krijuan dyshimin se dorëheqja e Elsa Toskës mund të ishte një plan i paramenduar nga të tjerë persona.

Në mars të këtij viti, rrodhën në media disa mesazhe të shkëmbyera në fillim të vitit 2024. Personat që shkëmbenin këto mesazhe thuhet se ishin Naureda Llagami, që në kohën e komunikimeve ishte ende kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, dhe një person i tretë. Të gjitha zonjat njihen për raportet e ngushta me Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në ato mesazhe, Llagami shprehte dëshirën për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të mandatit si kryetare e KLGJ-së. Duhet mbajtur në vëmendje se këto mesazhe të presupozuara janë shkëmbyer në janar 2024, rreth 10 muaj përpara se Elsa Toska, gjyqtarja e zgjedhur nga Parlamenti, të jepte dorëheqjen.

Naureda Llagami e mohoi vërtetësinë e këtyre mesazheve. Megjithatë, Llagami aktualisht është kandidate për një vend në Gjykatën Kushtetuese, në një procedurë të shpallur nga Gjykata e Lartë./ Syri.net

 

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale