LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dil jashtë, kam punë”, inspektori në Kukës sorollat shqiptarin nga Kosova që kërkon shtetësi!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Lavdim Krusha, 40 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Elsuida Krusha. Lavdimi thotë se është nga Kosova dhe ka 3 vite që jeton në Shqipëri në Kukës, bashkë me gruan e tij shqiptare dhe djalin e tyre 7 vjeçar, i cili ka qenë në kopsht dhe tani në klasë të parë në Kukës. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësinë shqiptare, pasi bashkëshorten e ka nga Shqipëria dhe jetojnë Kukës.

19 Shkurt 2024, 21:46 Nga h.k
“Dil jashtë, kam punë”, inspektori në Kukës
Foto ilustruese

KUKËS-Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjet e institucioneve shtetërore ndaj shqiptarëve nga Kosova që kërkojnë shtetësinë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Lavdim Krusha, 40 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Elsuida Krusha. Lavdimi thotë se është nga Kosova dhe ka 3 vite që jeton në Shqipëri në Kukës, bashkë me gruan e tij shqiptare dhe djalin e tyre 7 vjeçar, i cili ka qenë në kopsht dhe tani në klasë të parë në Kukës. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësinë shqiptare, pasi bashkëshorten e ka nga Shqipëria dhe jetojnë Kukës.

Kam gati 2 vite që kam aplikuar. I kam plotësuar dokumentet të gjitha në rregull dhe i kam dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit. Më kanë thënë je në rregull dhe do t’i dërgojmë në ministri. Kam shkuar disa herë për informacion dhe sa herë kam shkuar më kanë pritur me një arrogancë. Më thanë mos hajde më për informacion se kemi numër kontakti, ju lajmërojmë vetë për çdo gjë që të jetë. Jam detyruar të mos shkoj më për informacion duke pritur kontaktin e tyre, ndërsa jam detyruar të shkoj në Tiranë te Ministria e Brendshme për informacion. Aty nuk më dhanë informacion. Erdha në Kukës sërish dhe shkova në drejtori për informacion dhe më thanë ka 6 muaj që janë kthyer mbrapsht. Ata janë arrogantë dhe më ofendojnë”-thotë Lavdimi dhe bashkëshortja e tij.

Pas ankesës, bashkëshortja e Lavdimit shkon në Drejtorinë e Policisë së Kukësit dhe takon përgjegjësin që merret me shtetësinë. Ai i thotë se dosjen e ka dërguar në Ministrinë e Brendshme në vitin 2022. Sipas tij, ministria e ka rikthyer në 2023-shin jo se janë refuzuar, por vetëm për afatet. Bashkëshortja e Lavdimit i thotë se gabimi është bërë nga ajo zyrë, pasi nuk i kanë lajmëruar. Përgjegjësi i thotë se ju kemi lajmëruar me e-mail. Në fund përgjegjësi i thotë se “dil jashtë se kam punë të tjera”.

Gazetarët e Fiksit shkojmë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit, ku takojmë përgjegjësin Elkjer Dogjani, i cili nuk pranon të japë intervistë dhe u përgjigj se “do t’ju kthejmë përgjigje me shkrim”. Gazetarët e pyesin se përse janë mbajtur letrat për muaj me radhë në atë drejtori.

Pas disa ditësh, Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit kthen përgjigje se Lavdim Krusha, 40 vjeç, ka aplikuar për fitim të shtetësisë shqiptare, nëpërmjet portalit e-Albania. Ai ka plotësuar dokumentet në muajt prill e maj 2022. Ndërkohë, në këtë përgjigje, Policia e Kukësit thotë se vetëm më datë 27 tetor 2022, dosja është përcjellë në Drejtorinë e Politikave për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë, në Ministrinë e Brendshme.

Pas 9 muajsh, më datë 22 qershor 2023, kjo drejtori e ka kthyer dosjen për plotësim (jo refuzuar), me motivacionin “Për vijim të mëtejshëm të procedurës, kërkohet rivendosja në afat e dokumentacionit të paraqitur pasi vlefshmëria e tyre ka përfunduar”.

Policia e Kukësit shkruan se ka kërkuar të bëjë njoftimin e z.Lavdim Krusha, në adresën e lënë prej tij. Por, pas verifikimit, ka rezultuar se ky shtetas nuk banonte në adresën e deklaruar, prandaj nuk është bërë dot i mundur njoftimi i këtij shtetasi. Fiksi e pyeti Policinë e Kukësit se familjarët e z. Lavdim kanë shkuar disa herë për informacion. Në përgjigje, kjo polici shkruan se “Lavdimi është paraqitur në datë 9 shkurt 2024 ku është njohur me dosjen e kthyer për plotësim dhe i është sqaruar se duhet të rinovojë dokumentacionin”.

Pra, dosja u mbajt fillimisht 5 muaj në Policinë e Kukësit. Më pas 9 muaj në Ministrinë e Brendshme dhe në fund, 8 muaj të tjerë po te Emigracioni në Kukës, ku inspektorët harruan të lajmëronin shqiptarin nga Kosova. Aq më tepër që në këtë përgjigje, policia thotë se i kanë shkuar në banesë! Ndërkohë, në bisedën me bashkëshorten e denoncuesit, inspektori i policisë së emigracionit, Elkjer Dogjani, i përgjigjet se “ju kemi lajmëruar me e-mail”. Tani, kush është e vërteta? Dosja e z. Lavdim Krusha është mbajtur për muaj me radhë në sirtar! Dhe tani, pasi më shumë se 20 muajsh, punonjësit gjejnë lloj-lloj pretendimi për mos njoftimin e tyre./Marre nga Top Channel 

investigim kukes

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta