LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve në Shqipëri

Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe minimizimin e pasojave ndërsa drejtues të Ministrisë së Brendshme thanë se po punojnë për plotësimin e boshllëqeve ligjore në varësi të zhvillimeve teknologjike.

19 Shkurt 2024, 18:49 Nga N.F
VOA: Shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri po përhapet me shpejtësi na radhët e të miturve një prej formave të dhunës që quhet bullizmi kibernetik. Përfaqësues të stafeve mësimore dhe vetë të miturit thonë për Zërin e Amerikës se kjo dhunë e ka zanafillën në rrjetet sociale e cila në mjaft raste përshkallëzohet deri në konflikte fizike në mjediset shkollore.  Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe minimizimin e pasojave ndërsa drejtues të Ministrisë së Brendshme thanë se po punojnë për plotësimin e boshllëqeve ligjore në varësi të zhvillimeve teknologjike.

Në Shqipëri dhuna online, me të gjithë elementët e saj mes të miturve, po shkakton një shkallë të gjerë shqetësimi, në strukturat arsimore, policore dhe në komunitetin e prindërve. Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Whatsapp, YouTube, TikTok, Instagram apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit.

Në mjaft raste të miturit bien pre e kërcënimeve, fyerjeve, lojrave të papërshtatshme për moshën apo bullizimit nga bashkëmoshatarët e tyre, gjë që më pas reflektohet në sjellje agresive dhe konflikte fizike mes tyre në mjediset e shkollës. Ky shqetësim ishte pjesë e një seance të tensionuar edhe në komisionin e sigurisë juridike në Senatin Amerikan pak kohë më parë, ku ishin thirrur për të dëshmuar drejtues të disa platformave sociale. Ata u vunë në qendër të kritikave të ligjvënësve amerikanë dhe aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve se nuk po bëjnë mjaft për të mbrojtur fëmijët.

Zëri i Amerikës arriti të sigurojë disa postime të të miturve shqiptarë në këto rrjete, pjesë e hetimeve të policisë, ku dallohet qartë përmbajtja e një dhune të ashpër. Ajo që sot vihet re dhe raportohet më së shumti, nga stafi mësimor dhe policia janë rastet në rritje kur konfliktet online, si sharjet, fyerjet, shantazhi apo bullizmi vazhdojnë më tej në mjediset e shkollës ku shpeshherë kthehen në konflikte fizike. Disa nxënës të një shkolle të mesme në Tiranë që kërkuan të mbeten anonim, i thanë Zërit të Amerikës se rrjetet sociale po keqpërdoren gjithnjë e më shumë nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Kemi degradime të plota, ka patur dhe konflikte. Kemi shtim të rasteve. Është një rrezik i madh që këto raste mund të shtohen më shumë në të ardhmen. Ka një shpërndarje relativisht të dallueshme të gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale, edhe pse ka një sasi të vogël të empatisë, në përgjithësi ka një gjuhë urrejtje që përhapet edhe në shkollë” - u shpreh një nxënës i një shkolle të mesme në Tiranë.

“Ka raste që mes të rinjve në rrjetet sociale ka bullizëm. Ka raste që transferohet më pas dhe në shkollë” - shtoi një nxënese tjetër e një shkolle të mesme në Tiranë.

Një tjetër nxënës tregon se gjuha e ashpër online, përhapet në shkollë me sharje, fyerje dhe goditje. Rritja e rasteve të dhunës në rrjete sociale mes të miturve, e cila më pas vijon në mjediset shkollore, pranohet edhe nga autoritetet shtetërore dhe stafet pedagogjike. Keqpërdorimi i platformave sociale ka sjellë atë që quhet bullizëm kibernetik, një fenomen në rritje, që pasqyrohet në forma nga më të ndryshmet mes të cilave me ngacmime, kërcënime apo shpërndarje imazhesh të papërshtatshme.

“Konfliktet mund të nisin nga tematika të ndryshme, qoftë dhe nga shakatë që nisin me njëri-tjetrin dhe më pas nuk i përballojnë dot pasi marrin përmasa të tjera. Vijnë nga lojra online, ose menaxhimi i atyre që quhet nerva të lojës. Ka raste që përshkallëzohet deri në konflike fizike. E nëse nuk shkon deri aty, lëndimi është po njësoj i rëndë tek pjesa e ndikimit psikologjik dhe emocional, i cili është po aq i dëmshëm”- u shpreh për Zërin e Amerikës Bora Bektashaj, psikologe në Shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, Tiranë.

“Zhvillimet tekonologjike kanë lehtësuar komunikimin, por nga ana tjetër kanë hequr mekanizmet e kontrollit mbi komunikimin e të miturve”- shprehet për Zërin e Amerikës, Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko.

Duke folur për vështirësitë e parandalimit të dhunës online mes tyre, Zonja Kuko, nënvizon se autoritetet po punojnë për plotësimin e vakumeve ligjore në këtë drejtim, në varësi të zhvillimeve të reja teknologjike.

“Nga raportimet që ne kemi nga të miturit, mësohet se zanafilla e këtyre konflikteve ka nisur nga sharjet nëpër komunikimet online. Shokë apo shoqe që zihen me njëri-tjetrin dhe nuk flasin, për hakmarrje hapin faqe ku hedhin fotot e bashkëmoshatarëve të tyre me kërcënime sharje, ofendime sepse ju duket si lojë. Po shohim opsionet për të patur ndryshime ligjore, që të kemi mundësi të thellojmë pjesën e kontrollit dhe të goditjes së këtyre fenomeneve. Nëse aktualisht e kemi këtë për keqpërdorimin e thirrjeve telefonike duhet të kemi sanksione edhe përsa i takon keqpërdorimit të mjeteve teknologjike. Do jemi në komunikim dhe me platformat mëdha, për të siguruar një rrjet të atyre që quhen përdorues të besuar. Nëse unë dhe ju shohim një material shqetësues duhet të ketë një mekanizëm që ato platfoma të heqin menjëherë”- thotë Romina Kuko, Zv Ministre e Brendshme.

Konfliktet mes të miturve që e kanë zanafillën në rrjete sociale, sipas autoriteteve zyrtare kanë ardhur duke u rritur vit pas viti. Prej disa vitesh në shkolla ka filluar të funksionojë një strukturë e re për paradalimin dhe zgjidhjen e tyre, ajo e oficerit të sigurisë, krahas psikologut apo punonjësit social.

“Kjo është ajo që është për t’u shqetësuar. Nga komunikimet në rrjetet sociale, nxënësit fillojnë bashkohen në mjediset e shkollës fillojnë dhe debatojnë, fillojnë me shikime, me një prekje krahu për të gjetur mënyrën e kontaktit fizik me njëri- tjetrin, për ta vijuar konfliktin. Na është dashur punë shumë e madhe për të komunikuar me këta nxënës, për të identifikuar problemin në mënyrë që të mos kalojë në dhunë fizike”- u shpreh Xhesika Gremi, oficere sigurie në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Tiranë.

Ministria e Brendshme i tha Zërit të Amerikës se po i kushton rëndësi sigurisë në shkolla. Oficeri i sigurisë një strukturë e re e shtrirë në 150 shkolla të mesme po jep rezultate pozitive sipas saj në parandalimin e konflikteve mes nxënësve. Një rëndësi të veçantë për studiuesit merr komunikimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve dhe i nxënësve për të denoncuar rastet e dhunës online, apo konfliktet e ndryshme në shkollë. Raportimet janë rritur thonë autoritetet, duke shtuar mundësinë e parandalimit dhe përshkallëzimit e tyre. Vetë nxënësit thonë se raportojnë te mësuesja kujdestare, drejtoresha apo te strukturat e tjera si punonjësi social, psikologu apo oficeri i sigurisë.

Shqetësimet për pasojat e fenomeneve të dhunës online janë në rritje. Autoritetet thonë se ndryshimet ligjore për t’i ardhur në ndihmë të miturve në përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale, apo mbrojtjes së tyre nga fenomene të dhunës online dhe krimet kibernetike, nevojiten mjaft ndryshime ligjore, si në Kodin Penal, në atë për komunikimet elektronike, apo në Ligjin për Policinë e Shtetit. Së shpejti pritet që ato të jenë pjesë e konsultimeve me grupime të ndryshme shoqërore që mbrojnë të drejtat e fëmijëve si dhe komunitetin e prindërve.

Marrë nga VOA

shqiperi dhune te mitur

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës