LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Ka dyshime për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije në shkresë se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.

15 Shtator 2025, 21:14 Nga E. D

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën

VLORË- Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë, i është drejtuar me një kërkesë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije në shkresë se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës. Më tej thuhet se ka dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion dhe pengim të drejtësisë.

Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:

Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore VlorëDrejtuar:

1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë.

2. Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

3. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Duke u mbështetur në:

– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;

– Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili përcakton parimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;

– Kompetencat e Dhomës së Avokatisë për mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe rolin e saj si zë i profesionit juridik;

1. Se Drejtoria Vendore e Kadastrës në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.

2. Se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.

3. Se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë:

1. Dënon publikisht në mënyrë të prerë keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

2. Kërkon ndërhyrje urgjente të drejtuesve qendrorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për ndalimin e menjëhershëm të abuzimeve dhe rikthimin e transparencës.

3. Kërkon nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë nisjen e menjëhershme të hetimeve për çdo veprim të dyshuar penal të kryer nga zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës Vlorë.

4. Kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetimin e plotë të çdo shkeljeje që përbën korrupsion ose shpërdorim të detyrës në nivel të lartë drejtues.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë angazhohet për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe, në rast të mosveprimit të institucioneve përkatëse, të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ky reagim është një akt publik, një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e fortë për llogaridhënie, hetim penal dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

dhoma vendore e avokatisë vlorë

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale