Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në korrupsion dhe prodhojnë më shumë hajdutëri se dije. Disa hetime administrative nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë çuar në pezullimin e dhjetra punonjësve në universitete dhe Akademinë e Shkencave për abuzime me tenderat publikë.

Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në korrupsion dhe prodhojnë më shumë hajdutëri se dije. Disa hetime administrative nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë çuar në pezullimin e dhjetra punonjësve në universitete dhe Akademinë e Shkencave për abuzime me tenderat publikë.
Kapitali publikon rezultat e hetimeve, të cilat janë një njollë e madhe turpi për institucionet që duhet të ishin farët e integritetit të shoqërisë. Në Universitetin e Shkodrës, APP ka konstatuar paligjshmëri të rënda në 9 tendera, nga hartimi i specifikimeve deri tek vlerësimi i fituesve. Pas hetimit APP ka propozuar marrjen e masave disiplinore për 20 punonjës të Universitetit Luigj Gurakuqi.
"Në bazë të nenit 23/e dhe nenit 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj 20 (njëzet) personave, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim," thuhet në raportin e monitorimit.

Por Universiteti i Shkodrës nuk është institucioni i vetëm akademik i mbuluar nga hajdutëria. Në Universitetin e Elbasanit hetimet kanë nxjerrë të njëjtat rezultate.
"Në mbështetje të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, APP vendosi t'i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 8 (tetë) personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim," zbulon APP.
Por qershia mbi tortë është Akademia e Shkencave. Ajo që duhet të ishte tempulli i dijes dhe integritetit të shoqërisë shqiptare, në fakt ka rezultuar një institucion i rëndomtë që abuzon me tenderat publikë.
"Në bazë të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 7 (shtatë) personave, për mangësi të evidentuara në vendim," thuhet në raportin hetimor të APP për Akademinë e Shkencave.

Dokumentat e bëra publike nuk e tregojnë katogrinë e masave disiplinore të marra ndaj punonjësve universitarë dhe atyre të Akademisë së Shkencave. Por mjafton vetëm fakti që në tre institucione të dijes merren masa për 35 zyrtare si abuzues tenderash për të dëshmuar se institucionet e dijes në Shqipëri më shumë vjedhin se prodhojnë shkencë. Pa përmendur këtu arrestimet e SPAK në Kamëz./Kapital.al
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një të dyshuar në kufirin juglindor me Serb...
foto ilustruese SARANDË- Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Mësohet se ...
VLORË- Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, lagun...
Aldo Bare TIRANË- Aldo Bare, i cili është i dënuar me dënuari me burgim të përjetshëm i është ...
Mustafa Lici Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pal...
foto ilustruese TIRANË- Një 56-vjeçar u mbajt peng ditën e sotme në Kamëz. Lidhur me ngjarjen janë shpallur në k...
foto ilustruese SHBA- Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur vepr...
pamje nga takimi TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar t&...
Foto nga vendngjarja ELBASAN- Policia ka ndëshkuar me masa administrative gjashtë drejtuesit e automjeteve që shkelën rregullat e...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për an&eum...