Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratë avokatët nënvizojnë se Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë.
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut kanë reaguar, pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Erion Veliajt. Avokatët kanë theksuar se nuk ka asnjë provë, fakt apo dokumente për abuzim me detyrën. Në deklaratë avokatët nënvizojnë se Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Mbrojtja e Kryebashkiakut thekson gjithashtu se çdo rresht i asaj kërkese të nisur në gjykatë, do të çmontohet po aty dhe bazuar në ligj.
Deklaratë për shtyp e avokatëve të z. Erion Veliaj:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë.
Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet:
• asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;
• asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;
• dhe mbi të gjitha:
❌ Asnjë provë
❌ Asnjë fakt
❌ Asnjë dokument
Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo ndonjë provë në mbështetje të tyre. Ne jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve të ngjashme penale në një sistem drejtësie demokratik. Asnjë hetues apo prokuror i pjekur dhe i përgjegjshëm, që është i ndërgjegjshëm për rolin e tij në procesin e drejtësisë, nuk duhet të bëjë deklarata të kësaj natyre. Kjo nuk është vetëm në kundërshtim të plotë me prezumimin e pafajësisë, por në rastin më të mirë tregon një keqkuptim themelor, ose në rastin më të keq, një shpërfillje totale të parimeve themelore të drejtësisë penale.
Thënë thjesht, nëse një prokuror e ka “provuar” një çështje kundër një të pandehuri sipas standardit të kërkuar, është një çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit. Deklarata publike e SPAK-ut duket se është hartuar për të shkaktuar paragjykimin maksimal ndaj z. Veliaj, si në opinionin publik, ashtu edhe në çdo gjykatë. Kjo sjellje është në përputhje me veprimet e SPAK-ut gjatë gjithë hetimit, ku kanë ndodhur shkelje të përsëritura, sistematike dhe të rënda të procesit të rregullt ligjor.
Ky është një proces që:
• ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;
• është zhvilluar për një periudhë prej të paktën 7 muaj, pa asnjë autorizim të vlefshëm ligjor;
• është mbështetur në hapje të korespondecave private pa autorizim të gjykatës dhe parashikim të ligjit;
• ka përfshirë deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion;
• është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës;
• ka shkelur në mënyrë flagrante afatet hetimore të përcaktuara nga ligji;
• ka mohuar brutalisht të drejtën e mbrojtjes dhe kundërshtimeve ndaj hetimit.
Z. Veliaj i është caktuar një masë sigurimi e jashtëzakonshme dhe krejtësisht disproporcionale, në një kohë kur është në ushtrim të një mandati kushtetues si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve që i besuan drejtimin e qytetit më të madh shqipfolës.
Ne si përfaqësues ligjorë të z. Veliaj mbetemi të vendosur të çmontojmë, rresht pas rreshti, çdo pretendim të ngritur mbi këtë proces të montuar me shkelje. Jo vetëm për të mbrojtur qytetarin e parë të Tiranës, që ka ushtruar funksionin e tij me përgjegjësi kushtetuese dhe devocion, por për të mbrojtur vetë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe rendi kushtetues. Çdo rresht i asaj kërkese të nisur në gjykatë, do të çmontohet po aty dhe bazuar në ligj.
Air Albania Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar dje në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare arriti nj&eum...
foto ilustruese DURRËS- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkuf...
TIRANË- SPAK ka reaguar pasi GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” avokatit Besard Logu. SPAK thekson në...
foto ilustruese TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë nj&e...
Te arrestuarit TIRANË- Seanca e masave të sigurimit për operacionin "First Day" është shtyrë, pasi avokatët kërkuan...
Besart Logu TIRANË- Avokati Besart Logu ka reaguar, pasi SPAK lëshoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. ...
Erogen Vaso TIRANË- Shënjestra e atentatit të Ragip Gilës në Shkodër, Erogen Vaso ka folur prap ditën e sotme ...
Te arrestuarit ELBASAN- 30 të arrestuarit nga megaoperacioni 'First Day' në qarkun e Elbasanit, pritet të njihen ditë...
Policia PASKUQAN- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan. Mësohet se gjatë një konflikti p...
Autori BELGJIKË- Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim një tjetër autor të dyshuar për vrasjen e shqiptari...