28 Maj 2026, 12:04
Nga E. D
GJKKO
TIRANË- Grupi i Igli Kamberit që u kapën gjatë gjatë një operacioni të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK kanë sot para Gjykatës së Posaçme. Bëhet me dije se në masën “arrest në burg” janë lënë Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra, ndërsa për Nevila Kamberin, bashkëshortja e Igli Kamberit, GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie”.
Sa i përket Lefter Nelës, shoferi që akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri, GJKKO ndryshoi masën nga “arrest në burg në “detyrim paraqitje”. Në Itali gjithashtu janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen shtetasit: Igli Kamberi, Idajet Kurti, Bardhok Gjergji, Sokol Fusha dhe Dritan Buzi.
Hetimet lidhen me dyshime për aktivitet kriminal në fushën e pastrimit të parave, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.
Si u godit grupi i Igli Kamberit?
Grupi i Igli Kamberit u godit nga një operacion i përbashkët i SPAK, Antimafias italiane dhe Eurojust, pas një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë. Aksioni u zhvillua në disa shtete, ku u kryen arrestime, kontrolle dhe sekuestrime të shumta.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal dyshohet se transportonte para të pista dhe investonte në biznese e pasuri të ndryshme. Autoritetet sekuestruan shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe llogari bankare, ndërsa hetimet u ndihmuan edhe nga kapja e 680 mijë eurove në Muriqan./Dosja.al
gjkko edi brahaj ergys kastrati sajmir pirra nevila kamberi lefter nela spak prokuroria e barit
Aktualitet
28 Maj 2026, 11:58
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një 37-vjeçar është vrarë me thikë ndërsa një tjetër është plago...
Aktualitet
28 Maj 2026, 11:45
E. D
pamjet
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet nga plagosja e biznesmenit pakistanez, ku të përfshirë ishin edhe dy shqiptarë. ...
Aktualitet
28 Maj 2026, 11:23
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarë janë ekstraduar nga Italia, Gjermania ...
Aktualitet
28 Maj 2026, 10:58
E. D
Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi ...
Aktualitet
28 Maj 2026, 10:43
E. D
Gjykata e Elbasanit
TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon, regjisorin q&...
Aktualitet
28 Maj 2026, 10:28
E. D
Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku 34-vjeçari J...
Aktualitet
28 Maj 2026, 10:25
E. D
GJKKO
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia anëtarin e grupit kriminal të Laert Haxhiut, Bujar Abedinin. Vendimi u dh...
Aktualitet
28 Maj 2026, 10:03
Në një mbrëmje të veçantë kushtuar promovimit të gastronomisë shqiptare, Albchef me mbështetjen e Ambasadë...
Aktualitet
28 Maj 2026, 09:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 5”, pas hetimeve disamujore për goditjen...
Aktualitet
28 Maj 2026, 09:17
E. D
ELBASAN- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohsh...