LIVE UPDATES
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Shijak e Manzë/ 13 persona në pranga, 4 arrest në shtëpi dhe 1 në kërkim

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë sekuestruan sasi të konsiderueshme heroine, kokaine dhe kanabisi, si dhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, automjete dhe telefona celularë.

28 Maj 2026, 09:54 Nga E. D
Shisnin drogë pranë shkollave në Shijak e Manzë/ 13 persona
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 5”, pas hetimeve disamujore për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë. Si rezultat i operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë për 17 persona, ku për 13 prej tyre është caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa për 4 të tjerë “Arrest në shtëpi” dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Ata dyshohet se siguronin lëndë narkotike dhe i shpërndanin kryesisht pranë shkollave në zonën e Shijakut dhe Manzës. Gjatë operacionit, shërbimet e policisë sekuestruan sasi të konsiderueshme heroine, kokaine dhe kanabisi, si dhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, automjete dhe telefona celularë.

Sipas hetimeve, personat e përfshirë janë banues në Durrës, Kavajë, Shijak dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 5”, si rezultat i 2 procedimeve penale të ndjekura për disa muaj. Objektivi i operacionit, identifikimi dhe arrestimi i shtetasve që tentonin të shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë. Ekzekutohen masat e sigurisë për 17 shtetas (për 13, masa “Arrest në burg”; për 4, masa “Arrest në shtëpi”). Shpallet në kërkim 1 shtetas. Shtetasit akuzohen se në bashkëpunim, kanë siguruar lëndë narkotike, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë.

Në vijim të punës intensive hetimore dhe operative, të kryer nga strukturat e Policisë së Durrësit, me prioritet identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që kryejnë veprimtari kriminale në afërsi të institucioneve arsimore dhe/ose të ambienteve të tjera që frekuentohen nga rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e forcave të posaçme Operacionale dhe “Shqiponja” dhe me shëbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, operacionin e koduar “Cleaning 5”.

Si rezultat i 2 procedimeve penale u kryen hetime disamujore, në vijim të të cilave u ekzekutuan masat e sigurisë për 17 shtetas, konkretisht, për 13 shtetas u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetase u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa 1 shtetas u shpall në kërkim.

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim, siguronin lëndë narkotike dhe e shitnin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia e durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet