LIVE UPDATES
Aktualitet

Mes Sirisë dhe Irakut/ Analiza e REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

Mijëra persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik (IS), të cilët mbaheshin nëpër burgje në verilindje të Sirisë, u transferuan në fillim të vitit 2026 në Irak.

15 Prill 2026, 15:43 Nga E.d
Mes Sirisë dhe Irakut/ Analiza e REL: Paqartësi për vendndodhjen
Forcat e Qeverisë siriane bëjnë roje, teksa para portës së kampit Al-Hol janë mbledhur disa gra.

Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde në veri të Sirisë, ndërsa mijëra të burgosur të dyshuar për lidhje me IS-in u transferuan në Irak, u ngritën shqetësime të reja për fatin e shtetasve nga Ballkani Perëndimor që kishin shkuar në Siri, përfshirë shqiptarët. Mungesa e të dhënave të konfirmuara dhe mosreagimi i disa institucioneve në rajon e bëjnë të paqartë nëse shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në këto lëvizje, ndërsa familjarët vazhdojnë të presin përgjigje për vendndodhjen e tyre.

Mijëra persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik (IS), të cilët mbaheshin nëpër burgje në verilindje të Sirisë, u transferuan në fillim të vitit 2026 në Irak. Ndonëse mediat raportuan se mes tyre kishte edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, autoritetet e tyre nuk kanë dhënë konfirmime zyrtare.

Zhvendosja e të burgosurve ndodhi mes shqetësimeve për sigurinë e qendrave të ndalimit dhe për arratisje, pasi luftimet mes ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, detyruan këto të fundit të dorëzojnë kontrollin e territorit ku ndodheshin kampet e të burgosurve.

Transferimi i të ndaluarve nisi më 21 janar 2026, dhe zgjati rreth 23 ditë, duke përfunduar në mesin e shkurtit. Gjatë këtij operacioni, më shumë se 5.700 burra të dyshuar si luftëtarë të IS-it u dërguan në qendra ndalimi në Irak, nën koordinimin e forcave amerikane dhe autoriteteve irakiane.

Në mediat e Shqipërisë qarkulloi një informacion se në mesin e të zhvendosurve ishin tetë shtetas të Shqipërisë, tre nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Këto shifra i konfirmoi për Shërbimin e Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) eksperti i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, Adrian Shtuni. Sipas tij, në total janë transferuar 37 persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut i tha Shërbimit të Ballkanit të REL-it se 22 burra ishin nga Bosnje e Hercegovina, por nuk ai nuk iu përgjigj pyetjes se sa qytetarë nga shtetet e tjera të Ballkanit ishin pjesë e këtij transferimi.

"Fatkeqësisht nuk mund ta zbulojmë këtë informacion në këtë kohë", ishte përgjigja e institucionit irakian.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaroi për Shërbimin e Kosovës të REL-it se “shteti shqiptar… është duke ndërmarrë te gjitha veprimet për evidentimin, verifikimin e lokalizimin e shtetasve shqiptarë që supozohet që ndodhen në këto territore [Irak, Siri]”.

Kurse autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut nuk iu përgjigjën pyetjeve lidhur me shtetasit e tyre.

Sipas Shtunit, i gjithë ky proces ka pasur “transparencë të cunguar”.

Ai shpjegon se Iraku ka shprehur gatishmëri për riatdhesimin e të dyshuarve, duke u bërë thirrje rreth 60 vendeve që të marrin përgjegjësi për qytetarët e tyre. Deri më tani, sipas informacioneve publike nga Iraku, nuk ka pasur kërkesa për riatdhesim nga asnjë vend.

Shtuni thotë se Iraku ka thënë se “riatdhesimi mund të ndodhë vetëm pas hetimeve paraprake të secilit rast, dhe vetëm nëse të hetuarit gjykohen se përbëjnë rrezikshmëri të ulët… dhe se nuk kanë kryer krime të rënda terroriste të ndërlidhura me Shtetin Islamik në territorin e Irakut apo kundër nënshtetasve irakianë”.

Ai shton se “një prej mundësive ekstreme është edhe dënimi me vdekje”, ndonëse këto dënime nuk janë ekzekutuar për shtetas evropianë deri tani.

Shtuni argumenton se kjo situatë është pasojë e një neglizhence të gjatë të procesit të riatdhesimit nga vendet e origjinës. Rreziku që shfaqet pas kësaj, sipas tij, lidhet me mungesën e kapaciteteve të Irakut për gjykime transparente dhe të drejta.

“Gjykimet në Irak shpesh kritikohen se kryhen me nxitim dhe në mënyrë sipërfaqësore, kryesisht bazuar në pranim fajësie [edhe përmes presionit], dhe jo në prova", thotë ai.

Pritja në ankth e të afërmve në Shqipëri
Një grua nga Shqipëria, duke folur në kushte anonimiteti për redaksinë e REL-it në Prishtinë, thotë se nipi i saj, A.T., tashmë 15 vjeç, ndodhet në një qendër mbajtjeje për të mitur, pasi kishte shkuar në Siri që në vitin 2013, bashkë me prindërit e tij.

Pasi prindërit i vdiqën dhe djali u rrit pak, e afërmja thotë se atë e nxorën nga kampi sirian Al-Hol – i zbrazur në rrethana të paqarta bashkë me disa kampe ku mbaheshin familjarë të të burgosurve të dyshuar si pjesëtarë të IS-it – dhe e dërguan në një qendër mbajtjeje.

“Të gjithë djemtë që bëheshin 12 apo 13 vjeç, i merrnin nga kampi” ku strehoheshin gra dhe fëmijë, pohon ajo.

Që nga ajo kohë, shqiptarja thotë se nuk ka informacion të qartë për të ardhmen e nipit, dhe kërkon ndërhyrje nga autoritetet.

“Lutem të bëhet diçka për ata fëmijë që u ka ikur fëmijëria atje në mes të kaosit”, shprehet ajo.

Gruaja shton se familja ka vite që jeton me pasiguri, duke marrë vetëm informacione të pjesshme për gjendjen e tij.

Sipas asaj që ka dëgjuar nga të tjerët, ajo dyshon se kushtet në këto qendra të mbajtjes janë të këqija, me mungesë ushqimi dhe me keqtrajtime të ndryshme.

Për të, çdo zhvillim i ri në Siri apo në Irak ngre frikën se ai mund të zhvendoset pa dijeninë e familjes.

Një histori tjetër është ajo e Azgane Dibrës, e cila thotë se motra dhe mbesa e saj ndodhen ende në Siri, pasi kishin shkuar atje rreth një dekadë më parë, bashkë me pjesën tjetër të familjes. Njëra prej vajzave është kthyer në Shqipëri disa vite më parë, por të tjerët mbeten ende atje.

“Motra është akoma atje, ka dalë nga kampi, dhe jetojnë me qira. Po presin kur do t’i marrin”, thotë ajo, duke shtuar se familjarët janë në pritje të një vendimi për riatdhesim.

Sipas Dibrës, familja kishte shkuar në Siri me bindjen se do të jetonin në një vend më të mirë, pa ditur se çfarë do të ndodhte më pas.

Ajo thotë se, pas mbërritjes, ata kishin njoftuar të afërmit se ishin mirë, por se situata ndryshoi shpejt me përshkallëzimin e konfliktit.

Dibra tregon se familjarët e saj kanë kaluar nëpër kampin Al-Hol, ku kanë përjetuar kushte të vështira dhe raste dhune, ndërsa më vonë janë zhvendosur nga kampi dhe aktualisht jetojnë në kushte të pasigurta në Siri.

Familja thotë se përpiqet t’u ndihmojë financiarisht të afërmve në Siri sa herë që është e mundur, duke u dërguar para herë pas here. Megjithatë, kontaktet janë të kufizuara, dhe informacioni për situatën në terren mbetet i pjesshëm.

Eksperti i sigurisë, Shtuni, e sheh si shumë të nevojshme “riatdhesimin e kontrolluar të të gjithë qytetarëve që janë në burgjet e Irakut dhe jo vetëm”, ndonëse zhvillimet e fundit, sipas tij, e komplikojnë situatën.

“Transferimi në Irak padyshim e komplikon dhe vonon procesin e riatdhesimit. Kjo ka të njëjtin efekt edhe mbi procesin e riintegrimit të tyre potencial në të ardhmen, që sigurisht vështirësohet”.

Në disa raste, kthimi ka qenë i mundur, por i vështirë. Eva Dumani u kthye në Shqipëri në shkurtin e sivjetmë, pasi kishte kaluar disa vite në Siri, ku kishte shkuar si fëmijë me babanë, vëllain dhe gjyshen.

I ati dhe gjyshja e saj humbën jetën gjatë konfliktit, vëllai u riatdhesua në vitin 2020, ndërsa ajo mbeti për një periudhë e vetme.

Daja i saj, Xhetan Ndregjoni, thotë se 21-vjeçarja, pas kthimit, po ndjek shkollën dhe një kurs të gjuhës angleze, dhe se po përpiqet të ndërtojë një jetë normale.

“Kur të dalë në rrugë e të kërkojë punë si vajzat e mia, mund të them se po bën jetë normale”, shprehet ai.

Heshtje për shtetasit kosovarë në Siri

Përveçse autoritetet nuk kanë dhënë informacione të përditësuara në lidhje me shtetasit kosovarë në Siri, familjarë të atyre që gjenden atje hezitojnë të flasin për media.

Që nga fillimi i luftës në Siri, qindra shtetas të Kosovës kanë udhëtuar drejt zonave të konfliktit, kryesisht në periudhën e viteve 2012-2015, ndërsa pas rënies së IS-it në vitin 2019, shumë prej tyre mbetën në kampe apo qendra ndalimi.

Një pjesë e tyre janë riatdhesuar ndër vite. Në aksionin e fundit, në korrik të vitit 2021, 11 shtetas të Kosovës, kryesisht gra dhe fëmijë, u kthyen nga Siria, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për kthimin e qytetarëve të mbetur në zonat e konfliktit.

Autoritetet thanë se ata kanë nevojë për mbështetje dhe riintegrim, ndërsa personat që dyshohen për vepra penale do të përballen me drejtësinë.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm kosovarësh vazhdojnë të mbeten në Siri. Sipas vlerësimeve të mëhershme, rreth 100 shtetas – përfshirë burra, gra dhe fëmijë – ndodheshin ende në zonat e konfliktit, ndërsa institucionet nuk kanë publikuar më shifra të reja.

Shumica e tyre, gra dhe fëmijë, ishin vendosur në kampe si Al-Hol dhe Al-Roj, të kontrolluara nga forcat kurde. Një pjesë tjetër ndodhej jashtë kampeve, në zona të tjera të Sirisë, shpesh në kushte të pasigurta dhe me qasje të kufizuar në ndihmë humanitare.

Kosova – që lidhi raporte diplomatike me Sirinë tetorin e vitit të kaluar – ishte ndër vendet e para në rajon që ndërmori operacione të mëdha riatdhesimi, përfshirë kthimin e 110 shtetasve në vitin 2019, kryesisht gra dhe fëmijë. Ky proces u realizua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Pas kthimit, shumë prej tyre janë përfshirë në programe riintegrimi dhe deradikalizimi, që përfshijnë mbështetje psikologjike, arsimim dhe monitorim institucional.

Zhvendosja e të burgosurve në Irak

Sirinë sot e udhëheq një qeveri e drejtuar nga Ahmed Al-Sharaa, i cili rrëzoi regjimin e ish-presidentit Bashar al-Assad, më 2024.

Që nga ajo kohë, pushteti i ri ka ndërmarrë disa aksione për të vënë nën kontroll territore dikur të udhëhequra nga kurdët.

Në verilindje të Sirisë, forcat kurde kishin ushtruar për vite me radhë kontroll të gjerë territorial dhe administrativ, përmes strukturave autonome civile dhe ushtarake, duke luajtur një rol kyç edhe në mbajtjen e të ndaluarve të dyshuar për lidhje me IS-in, përfshirë edhe kontrollin kampeve si Al-Hol.

Gjatë ditëve të para të operacionit më 2026, forcat siriane arritën të marrin nën kontroll disa territore, ndërsa pjesë të tjera mbetën ende nën kontrollin e forcave kurde.

Palët ranë dakord për një armëpushim, por pa një zgjidhje përfundimtare për situatën në terren.

Në këtë situatë u rrit edhe shqetësimi për sigurinë e burgjeve ku mbaheshin të dyshuar për lidhje me IS-in.

Për të parandaluar arratisjet dhe për të ruajtur kontrollin mbi të ndaluarit, forcat amerikane njoftuan se, në koordinim me autoritetet në Bagdad, kishin vendosur transferimin e tyre në Irak.

Sipas të dhënave zyrtare, të ndaluarit janë nga më shumë se 60 shtete, përfshirë 4.253 arabë dhe 983 jo-arabë. Prej tyre, 467 janë shtetas irakianë, ndërsa 3.543 janë shtetas sirianë.

Autoritetet në Irak thanë se klasifikimi i të ndaluarve është bërë duke u mbështetur në një bazë të dhënash, të siguruar nga një koalicion ndërkombëtar, ku përfshihen vende si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, India, Australia, Belgjika, Gjeorgjia dhe Danimarka./REL

irak siri shqiptarë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet