LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat në SKY ECC/ DETAJE nga dosja e SPAK! Ja skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

Nga përgjimet rezulton të jenë bashkëpuntor i tij në ktë aktivitet kriminal edhe shtetasit shqiptarë Erigels Presi, Gertin Aliu dhe Genci Telollari.

27 Maj 2025, 21:09 Nga E. D
Bisedat në SKY ECC/ DETAJE nga dosja e SPAK! Ja skema si transportoheshin
foto ilustruese

TIRANË- Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u publikuan detaje nga përgjimet e SkyECC që zbërthyen skemën e transportimit të parave të kokainës nga Evropa në Shqipëri, ku Elvis Doçi konsiderohet si kreu i grupit më të fuqishëm kriminal të dedikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, që operonte kryesisht në zonat italiane të Brindisit, Barit, apo Leçe-s.

Nga përgjimet rezulton të jenë bashkëpuntor i tij në ktë aktivitet kriminal edhe shtetasit shqiptarë Erigels Presi, Gertin Aliu dhe Genci Telollari.

“Gjatë bisedave të përgjuara, shtetas shqiptar përmendin emrin e personit me nofkën ‘Visi i Pojës’,‘Turi me mustaqe’, Sergio si dhe një person tjetër të cilit iu besua detyra e transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke kaluar nga Porti i Brindisit.

Këtu ku Genci Telollari e pyeti Gerti Aliun se çfarë kontaktesh dhe marrëveshjesh kishte arritur me furnizuesit e lëndëve narkotike.

Ku gjatë bisedave del se ‘Visi i Pojës’, kishte krijuar mundësinë që drogën ta dërgonte në Itali me një korrier që do zbarkonte në Brindisi pasi të udhëtonte me traget.

Sipas dosjes hetimore italiane krahas korrierit për Visin e Pojës punonin vazhdimisht edhe ‘Turi me Mustaqe’ si  dhe ‘Sergio’. Ky i fundit që kishte mbetur një person enigmatik për pjesën tjetër të grupit.

Por hetimet e mëtejshme të antimafias italiane zbuluan se në fakt ishin dy grupe kriminale që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun ndërkombëtar të drogës që operonin kryesisht midis Shqipërisë, ltalisë dhe Evropës Veriore.

Njëri prej këtyre dy grupeve drejtohej nga shtetasi shqiptar Adi Çoba dhe Erigels Presi, aktivitet që ishte koordinuar kryesisht nëpërmjet platformës Sky Ecc, ku janë dokumentuar 26 episode të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Një nga episodet e datës 16 Janar 2022, nxjerr në pah edhe marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit midis Visit të Pojës dhe Adi Çobës.

Bisedë e përgjuar brenda një makine, gjatë momentit kur shtetasi shqiptar Zeni Shtraza, po dorëzonte gjysmë kilogrami heroinë të pastër.

“Gjatë bisedave midis Erigels Presit dhe Zeni Shtrazës, del se Adi Çoba i drejtohej gjithmonë Visit të Pojës dhe organizatës së tij kriminale sa herë kishte nevojë për lëndë narkotike. Erigels Presi i konsideron ata si ‘djem të jashtëzakonshëm’, që dalloheshin për kapacitetin e tyre të lartë ekonomik”, thuhet në dosjen hetimore.

Për të kuptuar më mirë se si Visi Pojës dhe Adi Çoba, apo organizatat e tyre kriminale bashkërendonin punën në trafikun e drogës, mjafton të shikosh edhe komunikimet që ata kishin me njëri tjetrin, nëpërmjet mesazheve të shkëmbyera në platformën Sky Ecc.

Ku bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive për transferimin  e një sasie kokaine prej 8 kg kokaine nga Gjermania në Itali.

Episod i cili zhvillohet më datë 2 Gusht 2020 dhe ngaa ku del se Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, dërgoi me anë të një korrieri në Itali në këtë muaj, një sasi të barabartë me atë të Adi Çobës, prej 8 kilogramë, sasi droge e cila u dorëzua në Mola të Barit nga shqiptari A. G dhe e  dokumentuar edhe me përgjime ambientale si edhe fotografime të momentit të dorëzimit të drogës.

“Gjatë mbrëmjes së datës 2 Gusht 2020, Adi Çoba ndërsa bisedon me Angelo Zanzarelin, i cili i kërkon informacion se si janë me ‘të bardhën’. Pasi për furnizim i duheshin edhe dy kg për një person të tretë, të paidentifikuar, të cilin e përcakton si ‘kushëriri’”, thuhet në dosjen hetimore.

Por për të siguruar këtë sasi droge, sigurisht që Adi Çoba kishte nevojë për Visin e Pojës të cilin e kontakton menjëherë, dhe ky i fundit nga ana e tij tregohet i disponueshëm.

Gjë që vihet re edhe nga mesazhet që të dy shkëmbejnë në platformën e koduar Sky Ecc nga ku del se nga ana e tij Visi i Pojës, është në kontakt me një furnizues në Gjermani nga i cili thuhet se mori 8 kg kokainë, që më pas do të dërgohej në Itali.

Gjatë bisedës Visi i Pojës e këshillon Adi Çobën se si duhet ta bëjë edhe dorëzimin e parave.

Më datë 3 Gusht 2020, Elvis Doçi i shkruan Adi Çobës, duke e këshilluar që paratë t’i dorëzonte në një oborr dhe jo një garazh”, thuhet në dosjen hetimore.

Por Elvis Doçi kishte krijuar edhe logjistikën e tij se si të sillte paratë në Shqipëri, pa u shqetësuar.

Dhe këtë ta bënte nëpërmjet agjencive turistike.

Një ushtri logjistike më vete që ishte vënë në urdhrat e tij, për të cilët ai paguante rregullisht pagat.

Ndoshta e vetmja mënyrë për të mos pasur telashe dhe punët të shkonin në vijë.

Sigurisht duke paguar edhe doganierë të cilët mbyllnin të dyja sytë, kur në pikat e kontrollit kalonin furgonët që sillnin paratë e drogës në Durrës për llogari të klanit të Pojas.

Një nga këto episode është edhe transporti i 75 mijë eurove në Shqipëri.

Ku më datë 20 Gusht 2020 ai komunikon nëpërmjet mesazheve në Sky Ecc me një përdorues të paidentifikuar, ku shkëmben me të fotografi në dukje të një sasie lënde narkotike.

Dhe po kështu më tej zhvillon biseda që kanë lidhje me transportin e shumave të ndryshme të parave.

Bisedë midis Elvis Doçit të njohur si Visi i Pojës me një person të paidentifikuar në Sky Ecc.

-Mgjes shok…ato 450, nuk kam mo…i dhash…

Po..ja jep në dorë shoferi…pak me vonë të them orën.

Më datë 19 Gusht 2020, Elvis Doçi i dërgon mesazh një përdoruesi të paidentifikuar

-Mroma shok…tlmj tna i çoj te busi po pati mundsi…Kur mund ti nisi?…

Ok me terezi…po më shumë nga që kemi fol me nja dy rob për dalje dhe duhet me fol, pranaj thash…ok…notën.

Më datë 20 Gusht 2020,  Elvis Doçi i dërgon mesazh përdoruesit të identifikuar si Ogert Shqevi dhe e informon në lidhje me një sasi parash që do të dërgohen, në vlerën 75 000 euro.

Por sigurisht që qoftë grupi kriminal i drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, apo grupe të tjera kriminale në Shqipëri, që si aktivitet të parë kishin trafikun ndërkombëtar të drogës, nuk mund të mbijetonin pa ndihmën edhe të zyrtarëve apo efektivëve të korruptuar të policisë.

Një ndër ta edhe Altin Morina, i arrestuar më herët për lidhje me bosët e Niklës, por edhe grupe të tjera kriminale.

Ku nga analiza e bisedave që ai ka zhvilluar në Sky Ecc del se në bashkëpunim me Ekil Ndërjakun ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e paligjshëm në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Aty ku ata bashkëpunonin për gjetjen e mjeteve dhe shoqërive të përshtatshme për transportin e lëndeve narkotike; sigurimin e personave të besuar për realizimin e transportit;

vlerësimin e cilësisë dhe çmimeve të lëndëve narkotike të quajtura me emra të koduar si ‘çokollatë’ dhe/ose ‘bar’, me qëllim për të përdorur ose për të përshkruar lëndën narkotike si hashash dhe kanabis saliva.

Altin Morina ka shkëmbyer fotografi me përmbajtje të lëndëve të dyshuara narkotike, si dhe ka diskutuar për çmimin, sasinë dhe cilësinë e tyre, çka tregon për njohuri të drejtpërdrejtë mbi karakteristikat e lëndës narkotike dhe rol aktiv të tij në ndërmjetesimin, koordinimin dhe ekzekutimin e marrëveshjeve për trafikimin e lëndëve narkotike”, thuhet në dosjen hetimore.

Një tjetër episod domethënës që implikon Altin Morinën në aktivitet kriminal është edhe ai ku Ekil Ndernjaku i kërkon një favor një personi të paidentifikuar në Sky Ecc që të kontaktonte me Altin Morinën për të falsifikuar raportin e ekspertëve të policisë për një armë të sekuestruar për një person të arrestuar të quajtur “Ceke”, me qëllim ‘për t’i prishur gjilpërën e armës.

Ndërsa në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Nderjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.

Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi që u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021.

Ngjarje e cila ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.

Mond Çekiçi, që konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Ekil Nderjaku: O shok kot me t’pyt…

A kemi naj nji me rregullu atje kur t’kapin me arm…

Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…

Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes një shok tjeter… po po e marr…vesh kush eshte robi…

Altin Morina: Në Tiranë e kan kap apo Durrës.

Një tjetër personazh që del në skenë e që është kyç në këtë histori, është Orges Molla.

Ku nga bisedat në Sky Ecc ka dalë edhe përplasja midis tyre, siç është ajo midis tij dhe Gëzim Thartorit për një sasi prej 10 kilogram lëndë narkotike të dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut në Romë.

Më datën 5 Shkurt 2021, Orges Molla komunikon me Gëzim Thartorin, pasi kanë siguruar dhe trafikuar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të dyshuar ‘hashash’. Nga ku del se Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku.  Ky i fundit që e kishte të magazinuar në një adresë në Romë.

Por që Gëzim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike.

Por një nga episodet më interesante të aktivitetit kriminal të Orges Mollës është trafikimi i 23 kg kokainë, që më pas u sekuestruan nga policia italiane.

Sasi e droge e cila u kap rastësisht pas një kontrolli rutinë që policia italiane ushtroi fillimisht ndaj makinës së një shqiptari që lëvizte përgjatë një autostrade.

Ku gjatë kontrollit të parë atij iu gjet një sasi e vogël kokaine,

Por që pas shoqërimit dhe kontrollit të imtësishëm të automjetit, atij uy gjet në një vend të fshehtë brenda automjetit një sasi e konsiderueshme droge si edhe 73 mijë euro.

Gjë e cila çoi policinë italiane dhe në banesën e shqiptarit që jetonte në Bolzano, ku u gjetën 22 kg kokainë, me një vlerë të konsideruesnme.

Pronari i kësaj sasie do të ishte Orges Molla.

I njëjti që do të ishte edhe poseduesi i 932 kg kokainë të sekuestruar në Napoli që kishin mbërritur nga Kili në Amerikën e Jugut më datë 31 Tetor 2020, të vendosura në bordin e anijes MSC MAXINE.

“Nga analizimi i komunikimeve përftohet e dhëna se përdoruesi i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin Sueld Elezi, të cilit i dërgon një foto në lidhje  me një sekuestrim lënde narkotike në Reggio Calabria sasinë prej 932 kg lëndë narkotike kokaine”, thuhet në dosje.

Në një tjetër episod të datës 20 Tetor 2020, Orges Molla bisedon me Sueld Elezin në lidhje me sigurimin trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike ‘16 copë ekuadoriane’  e dyshuar e llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të ‘mallit’

Me 37.5 jua sjell deri në shtëpi këtë, është ekuadoriane.

Ekuadoriane vlla, shumë e mirë

Në rregull… Sa ka vlla…

Po 16 cop kanë ardh… 4 janë për ne

Po ajo kafja çfarë është, çokollatë?

Vlla sa do për këtë çokollatën… Komerciale…

Do të ta lë tremijë e treqind… që mos ta kuptojë ai çmimin prandaj ta shkruajta me shkronja…

O vlla për të bardhën se do mbyllen rrugët mund të ma biesh sot…

60 ka kesh sot ky vëlla për 5 ditë të jap të tjerat në dorë, rri shumë i qetë vëlla, më beso është njeri korrekt.

E mbyllim gjithë për 5 ditë vëlla, është njeri korrekt, veç të jetë e mirë…

Ka rob shumë shumë të mirë… Rri i qetë vëlla…

Por sigurisht paratë nën jastëk nuk do kishin asnjëvlerë për këto organizata kriminale nëse ato nuk do investoheshin në shoqëri të ndryshme ndërtimi apo biznesi.

Ku Shqipëria në këto vite ka shërbyer si një lavatriçe e pastrimit të parave të fituara kryesisht nga trafiku i drogës./Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim