LIVE UPDATES
Aktualitet

Brenda skemës së trafikut të kokainës/ Zbardh detaje të reja! Si u zbulua rrjeti nga operacioni “Ura”

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nexhmedin Dumani, e ka zbërthyer figurën e Elvis Doçit duke e   përshkruar si një negociator të shkëlqyer në tregtinë e kokainës.

27 Maj 2025, 20:16 Nga E. D
Brenda skemës së trafikut të kokainës/ Zbardh detaje të
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, solli detaje nga dosja e operacionit “Ura” ku zbërthehet figura e Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës” me rezidencë në qytetin e Durrësit,  i cili kishte krijuar në mënyrë të habitshme lidhje interesante me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, që e furnizonin vazhdimisht me lëndë narkotike, dhe që më pas ai e negocionte kryesisht në tregjet italiane.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nexhmedin Dumani, e ka zbërthyer figurën e Elvis Doçit duke e   përshkruar si një negociator të shkëlqyer në tregtinë e kokainës.

Ai thotë se Visi i Pojës kontrollonte pjesë të mëdha të tregut të drogës në Gjermani, veçanërisht në Hamburg, ndërsa droga vinte kryesisht nga Kolumbia, duke kaluar nëpërmjet Kalabrisë.

Dumani thotë se Doçi ishte drejtues i një grupi të gjerë anëtarësh të cilët punonin për të dhe i përgjigjeshin urdhërave që ai u jepte.

“Nuredin Dumani është shpehur se në mjedisin kriminal shqiptar nuk ka askush tjetër si Elvis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’.

‘Po këtë person e identifikoj shumë mirë. E njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh që të vogël. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Më pas nga heroina filloi me kokainën. Për heroinë nuk e kam dëgjuar të telefonojë, ndërsa për kokainë po.

Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit që quhet Poja.

Ky i fundit është një ish i dënuar për trafik heroine afro dy dekada më parë, por që tashmë është shndërruar në biznesmen”, thuhet në dëshminë e Nexhmedin Dumanit, sipas dosjes hetomore.

Por ashtu si në njohjen e shumë personazheve të tjerë të botës së krimit në Shqipëri, edhe në këto episode të trafikimit të lëndës narkotike, ai që do të jepte të dhëna interesante lidhur mbi  vetë Visin e Pojës do të ishte Nuredin Dumani.

Një personazh kontrovers i krimit, i cili ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të shumë organizateve kriminale, tashmë në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë,  për shkak të njohjes së tij me personazhin e Visit të Pojës, e zbërtheu këtë të fundit si edhe mënyrën se si ai vepronte.

Bashkëpunëtori i drejtësisë që tha se Visin e Pojës e njeh shumë mirë nga afër dhe është një negociator shumë i mirë i kokainës.

Nuk e di emrin e tij por e njoh me emrin Vis. E njof prej vitesh që kur ishte i vogël, që në moshën 16-17 vjeç. Visi në fillim ishte një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Flasim nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ai bënte pjesë në një grup shumë të madh, që është grupi i Xlevdet Troplinit’.

Ky grup sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, kishte mundur të merrte komandën në disa zona operative dhe që ishte bërë shumë i fuqishëm në zonën e Durrësit ku ruante një pozitë të admirueshme dhe që tani merrej vetëm me kokainën dhe nuk i hynte më në sy heroina.

“Në vitet e fundit  grupi i Xhevdet Troplinit është më i madhi të paktën në Durrës, për trafikun e kokainës dhe të heroinës dhe për vrasjet. Jo ato me pagesë.

Pas vitit 2013 ai e la heroinën sepse nuk kishte shumë vlerë dhe u mor me kokainë.

Për kokainë kam dëgjuar të flasë për tonelata”, thuhet në dëshminë e Nexhmedin Dumanit.

Po kështu bashkëpunëtori foli edhe për lidhjet e forta që organizata e drejtuar nga Elvis Doçi kishte në Amerikën e Jugut.

Aty nga ku më pas sillte kokainë cilësore në Evropë, një linjë e cila u kishte siguruar të ardhura të konsiderueshme dhe që i kishte kthyer në lider, ku shumë organizata të tjera kriminale u referoheshin, kur kishin nevojë për punë.

“Në Hamburg të Gjermanisë, thuajse ka pushtuar të gjithë qytetin.

Droga që vinte në Kalabri, mbërrinte nga Kolumbia. Në Durrës ata paguanin 150 mijë euro në muaj për sigurinë e tyre fizike. Miri (djali i Troplinit) më tha njëherë se ata paguanin njerëz që ti ruanin, me një pagë 500 deri në 1 mijë euro. Kaq të fuqishëm ishin.’

Ndonëse i penduari i drejtësisë e cilëson atë si kreun e grupit, ndaj Troplinit nuk ka një urdhër arresti.

Sipas Nuredin Dumanit, Elvis Doçi hyri shumë shpejt, që në moshë të re në pazaret e drogës, duke u bërë një ndërmjetës i aftë duke treguar zotësi të spikatura në këtë zhanër.

Emri i Elvis Doçit doli për  herë të parë në skenë nga emisioni “Në shënjestër” kur u mësua përmes dokumentave se ishte shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt, i njohur me nofkën Edison Faqedjeguri.

Edison Harizaj ishte nisur drejt Durrësit për të vjelë një gjobë që dyshohet se Emiljano Shullazi ia kishte vënë Xhevdet Troplinit, dajës së Elvis Doçit dhe pikërisht atë mbrëmje u qëllua për vdekje.

Hera e dytë që emri i Elvis Doçit u përfol në media ishte dita kur SPAK në kuadër të një aksioni për goditjen e 7 grupeve kriminale ushtroi kontroll në banesën e tij.

Në një nga rastet, më 1 qershor 2022, një sasi droge u trafikua në Itali përmes një automjeti Opel Astra, duke kaluar nga Porti i Brindisit, ndërsa në një tjetër rast, më 2 gusht 2020, u dorëzuan 8 kg kokainë në Mola të Barit, me pjesëmarrjen direkte të Doçit dhe Adi Çobës.

Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku i drogës transportoheshin në Shqipëri nëpërmjet rrugëve të sigurta logjistike, përfshirë agjenci turistike dhe shoferë të besuar. Pjesë e skemës ishin edhe zyrtarë të korruptuar të policisë si Altin Morina, që dyshohet se ndërhynte për të falsifikuar dokumente ose për të ndikuar në lirimin e të arrestuarve për armë apo drogë.

Në hetimet ndërkombëtare del në skenë edhe Orges Molla, i lidhur me Elvis Doçin, i cili rezulton të ketë qenë pronar i 932 kg kokainë të sekuestruar në portin e Napolit, të ardhura nga Kili më 31 tetor 2020. Po ashtu, ai rezulton i përfshirë në raste të tjera të trafikimit të sasive të mëdha të hashashit dhe kokainës.

Paratë e fituara nga trafiku i drogës janë investuar në shoqëri ndërtimi dhe biznese të ndryshme në Shqipëri, duke e kthyer vendin në një strehë të përshtatshme për pastrimin e kapitalit kriminal. Kjo strukturë shumëdimensionale, me degë në disa shtete evropiane dhe lidhje me grupet më të mëdha të drogës në botë, e bën “klanin e Pojës” një nga organizatat më të rrezikshme në Ballkan dhe Evropë.

Në një nga pronat e 48-vjeçarit u gjetën të groposura plot 3 milionë euro dhe bizhuteri të shtrenjta.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve, ai kishte vijuar jetën qetësisht, pa u shqetësuar nga askush.

Madje thuhet se vitet e fundit, kishte arritur të shtrinte tentakulat në biznese dhe të kishte ndikim deri në qarqe politike.

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias italiane,  çoi në pranga 42 nga 52 personazhe të rëndësishme të botës së krimit që operonin në të dy vendet.  Elvis Doçi  ia doli t’iu shpëtonte prangave, por jo urdhër-arresteve dhe ku sot për llogari të tij, janë firmosur dy urdhër-arreste. Një nga antimafia e Barit e një tjetër nga SPAK./Në Shënjestër, BW

operacioni ura

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet